“Rishikimi i kufirit Kosovë-Serbi", Meta flet për deklaratën e Bolton: Ballkani s'ka nevojë për zgjidhje të vjetra që shkatërrojnë të ardhmen

6 Korrik 2020, 14:05Politika TEMA

I pyetur mbi deklaratën e ish-këshilltarit të Trump, Bolton se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë Prishtina dhe Beogradi, Ilir Meta tha se e ardhmja e dy vendeve bashkë me respektimin e të drejtave të minoriteteve është në BE dhe se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike.

“Vlerësoj se pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve apo ish-përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në BE.

Është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE pa asnjë diskutim cdo ide për ndryshim kufijsh nuk u shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme të punohet për aplikimin e standardeve të BE, pasi nuk mund të ketë zgjidhje paqësore dhe europiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh në radhë të parë.

Zgjidhja është që të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, dhe shqiptarë në Serbi të gëzojnë të drejtat si cdo minoritet, kjo është e vetmja zgjidhje paqësore dhe konstruktive dhe europiane. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra Ballkanike, që kanë treguar se e shkatërrojnë të ardhmen” tha Meta.

3 komente në ““Rishikimi i kufirit Kosovë-Serbi”, Meta flet për deklaratën e Bolton: Ballkani s’ka nevojë për zgjidhje të vjetra që shkatërrojnë të ardhmen”

  1. kujtimi says:

    Sa i zgjuar ky debili, kerkon ti jape mend botes, por nuk ka per vehte, dhe akoma me keq duke shitur edhe ato pak qe ka do te mbete bosh fare.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Fjale me vend,
    E formulove vete,apo ta sugjeruan keshilltaret e Hekalit?
    Ky e ka ngrene turpin me buke

  3. Loni says:

    Ik o jar bej xhiro me pedalone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje