Zgjedhorja/ “28 deputetë janë të vendosur për të mos qenë fasadë”, Murrizi kërkon sërish takim me Ramën: Nuk do të votojmë asgjë pa u hapur listat

6 Korrik 2020, 13:18Politika TEMA

Opozita kërkon një takim të dytë me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e grupit socialist Taulant Balla përsa i përket refromës Zgjedhore.

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi u shpreh sot se takimin e kërkojnë, pasi nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

Do të depozitojmë një kërkesë për kryetarin e PS-së dhe grupit, Rama dhe Balla për një takim të dytë, sepse nga takimi i parë nuk morëm përgjigje për kërkesat i paraqitëm në takimin zyrtar.

28 deputetë të opozitës, por edhe të tjerë janë të vendosur të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë dakordësi të treshes, Rama-Basha-Monika, ne hap pas hapi do të koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga Balla dhe Rama, do të tentojnë që të fusin këtë dakordësi në parlament pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare, nuk do të votojmë asgjë pa u hapur listat.

Ta harrojë Edi Rama dhe këta dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputetë të vobektë për të plotësuar numrat, se do të kenë numrat në parlament paçavuren e 5 qershorit” tha ai.

Në të njëjtën linjës ishte edhe Edmond Stojku, i grupit të Pavarur, që i kërkoi shumicës që të mos guxojnë të miratojnë reformën zgjedhore me vota të trafikuara.

Ne nuk kemi kundërshtoi me palët e tjerë që janë faktorë, por jo aktorë. Nuk kanë të drejtë të delegjitimojnë parlamentin duke urdhëruar që ne vetëm të hyjmë dhe të votojmë atë paçavure, që nuk ka as emrat në fund të listës, por edhe disa firma, që për t’i deshifruar duhet një alfabet arab. Duam takim urgjent me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Mos guxoni të merrni nisma që do të rëndojnë mbi parlamentin dhe opozitën, por edhe në të ardhmen e popullit shqiptar” tha ai.

4 komente në “Zgjedhorja/ “28 deputetë janë të vendosur për të mos qenë fasadë”, Murrizi kërkon sërish takim me Ramën: Nuk do të votojmë asgjë pa u hapur listat”

  1. Ku eshte katandis ky vend says:

    Kape murro se te doli lepuri lulash qe te vuri ne liste

  2. Kristaqi says:

    Ti ore beu i Ushnjes nese do takim me Beun e Surrelit shko ne Surel se te kafja e ke mbasdite,nese e do talimin institucional nenshtroju rregullave e etijkes se nje pilitikanberesi ndryshe vazhdo e mbill qepe ne Ushnje se ate kualifikim ke !Edhe nje sugjerim mos pi me veze ne mengjes se te eshte holluar zeri shume e nuk te shkon me trashisine trupore e mendore ndaj te rekomandoj te hashe prase qe te te filloj te ndryshoje zeri pasiketa je i mirepritur te Rama si parlamentar e jo si Beu i Ushnjes!Alo Ushnja me ndigjove!

  3. Lani says:

    Rama Basha nuk i duan listat e hapura se perndryshe shkojne ne shtepi pa mandat.Dhe pa mandat dhe pushtet nuk kane as imunitet dhe hapen letrat per te dhene llogari per vjedhje e perfundojne me hekura ne duar.

  4. Plaku i mocem says:

    Z. Murrizi, ne qofte se dnio ta mbyllni me nder kete mandat dhe te pretendoni per te qendruar ne politike duhet pa tjeter listat e hapura.Madje une dua gte avanconi brenda subjekteve tuaj te kete zgjedhje preliminare, pra nga te gjithe kandidatet qe mund te konkurojne per nje zone, ai qe fiton garen e brenshme brenda partise, ai ka te drejten te garoje me kundershtaet politik.Mbro kete idej deri ne fund. Do mbeteni ne historine polituke te ketij vendi.Eshte momenti te behet ajo qe thoni ju: Jo kulisave, por ne parlament ne menyre institucionale. Me kete rast i jeni nje grusht te gjitha kulisvae qe jane bere brenda dhe jashte vendit ne kurriz te shqiptareve. Mbani fort numurin 28, rrezikoheni nga shantazhi dhe blerjet. Mbani ne korent gjithe opoziten parlamentare dhe ata tu mbajne ju ne korent. Lidhni telefonat e opozites me policine per cdo shantazh qe mund t’i behet ndokujt. Ju presim te bashkuar ne fund gte korrikut.Sic duket kjo eshte penallti ne minuten e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje