COVID-19, Meta: Kërkohet urgjentisht reflektim serioz. Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës

6 Korrik 2020, 13:30Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë, opozitës dhe sipërmarrjeve hartimin e një strategjie për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë.

Në një deklaratë për median, Meta deklaroi se marrja e masave rigoroze për përballimin e pandemisë nuk duhet nënvlerësuar, pasi mund të kthehet në një kërcënim të madh për vendin.

“Duhet të mos humbim përqendrimin, në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve dhe viktimave kërkojnë urgjentisht reflektim serioz e të përgjegjshëm nga të gjithë.

Qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar, duhet të kenë një strategji të re me protokolle të përcaktuara për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë, edhe komunikim edhe më efikas me vendet fqinje, të rajonit, OBSH dhe vendet e BE për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale, që kjo strategji e re të na mundësojë daljen e sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë.

Të mos nënvleftësojmë marrjen e masave edhe më rigoroze për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në kërcënim edhe më të madh në ditët që vijnë dhe për t’u angazhuar të gjithë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

Presidenca gjermane është mundësi e rëndësishme për ne që gjatë 6 muajve të ecim para të tregojmë vullnet e vendosmëri për përballimin e kushteve dhe çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto prioritete do të ishte përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton vendit për realizimin e ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve”, tha Meta. (TemA)

3 komente në “COVID-19, Meta: Kërkohet urgjentisht reflektim serioz. Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës”

  1. h says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur popullit,zoti hajdut.

  2. Bene says:

    Po ja shiko njehere cfare thote kushtetuta per pandemine. Ose ose nuk i kerkon nje opinion Komisionit te Venecias. Ose ndonje nga ara koktulet keshilltare ne vend te shkruajne ne Twitter le te shkruajne nje strategji.

  3. shqip says:

    Ilir hiq maskën. Dorzo kallëpet e floririt . Largohu nga politika. Si dhe përgjigju për vilat e për pronat, si, qysh, tek, nga , ku i gjete dhe si i gjete. Ky është protokolli . Të tjerat lërja mjekëve virologe. Të fala Qim.. Net.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. F
    Flora Scott

    Mirëdita nga kjo anë, jam znj. Flora Scott një kredidhënëse private, Ne ofrojmë kredi urgjente për Krishtlindje dhe kredi personale për festën e fundvitit. prandaj përfitoni nga kjo mundësi tani!!! nëse jeni të interesuar për një kredi urgjente për ndonjë arsye financiare, atëherë mos hezitoni të na kontaktoni përmes ([email protected]) për më shumë informacion rreth këtij transaksioni kredie. Përshëndetje më të përzemërta Zonja Flora

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje