DOKUMENTET/ Tri ditë pas publikimit të pamfletit, më 29 tetor 1957 udhëheqësi jugosllav pati “dhimbje të forta mesi”, në mënyrë që të mos merrte pjesë në Konferencën e Moskës të partive komuniste të mbarë botës, të organizuar me rastin e 40-vjetorit të “Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit”
Nga Jože Pirjevec*
Me gjithë favorin e madh që Tito u bëri sovjetikëve me njohjen e RDGJ-së, ata nuk e trajtuan atë me kujdesin e duhur. Ende pa kaluar dy javë, pas vendimit të tij për të injoruar “doktrinën” e Hallsteinit, Hrushovi, papritmas, për shkak të “shkeljes së parimeve të Leninit në ushtrinë sovjetike”, shkarkoi mareshalin e famshëm G. K. Zhukov, i cili në vitin 1945 kishte pushtuar Berlinin, dhe pas lufte kishte qenë ministri sovjetik i Mbrojtjes. Ai gjithashtu kishte qenë një nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë që e kishte ndihmuar të ngrihej në pushtet, pasi ai kishte luajtur një rol vendimtar si në vrasjen e Berias ashtu edhe në shkatërrimin e fundit të “grupit antiparti”. Madje, ishte folur për një “ekip Hrushov – Zhukov”, që mendohej të kontrollonte arenën politike të Moskës, me jugosllavët që e aprovonin një mundësi të tillë, pasi ata llogarisnin se mareshali sovjetik do të ndikonte pozitivisht te Hrushovin i paparashikueshëm. Edhe në takimin me Titon në Bukuresht, ai tha se, “nëse Zhukovi do të përkrahte Molotovin dhe Malenkovin, do të këndonin zogj të tjerë”.
Dy muaj më vonë ai e shkarkoi atë, para se ai të kthehej në atdhe, pas një vizite zyrtare në Jugosllavi dhe Shqipëri. Fakti që ai e dërgoi ministrin në Beograd, sepse donte të përgatiste terrenin, si në ushtri edhe në parti, për “likuidimin” e tij, si dhe fakti që e shkarkoi, ndërsa ai po fluturonte nga kryeqyteti jugosllav për në Moskë, u prit me indinjatë. Ishte e qartë se Hrushovi kërkoi të forconte pozitën dhe pushtetin e tij, duke e shfrytëzuar dhe keqpërdorur atë. Në të njëjtën kohë, me këtë shuplakë diplomatike në Moskë doli edhe një pamflet prej 100.000 kopjesh, i shkruar përsëri nga Enver Hoxha, ku ai sulmonte “rolin e pabesë” të revizionizmit jugosllav. Këto goditje të ulëta dhe të papritura nga Kremlini i detyruan liderët jugosllavë që ta rishqyrtojnë politikën e tyre të jashtme. Kardelin, madje e dërguan në Greqi për të hyrë në kontakt me qeverinë e Athinës që, nëse do të ishte e nevojshme, si guri i fundit, të ringjallej pakti i Ballkanit.
Tri ditë pas publikimit të pamfletit të Hoxhës, më 29 tetor 1957 u sëmur Tito, me “dhimbje të forta mesi”, në mënyrë që ai të mos merrte pjesë në Konferencën e Moskës të partive komuniste të mbarë botës, të organizuar me rastin e 40-vjetorit të “Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit”. Në konferencë ishte e ftuar gjithashtu edhe LKJ, por udhëheqësit e saj, me kujdes i kërkuan Moskës, së pari t’u shpjegojë se si do të organizohej. “Na është thënë,- thotë Kardeli,- se në të vërtetë do të jetë vetëm një konsultim mbi format dhe përvojat e veprimeve, por, nëse përgatitet dhe miratohet një dokument publik, ai do të jetë brenda linjës së paqes dhe bashkëjetesës.” Kur në tetor arriti dokumenti me materialin bazë, doli se sovjetikët insistonin tek interpretimi dogmatik i solidaritetit socialist, si dhe forcimi i kampit të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Sidoqoftë, kjo për jugosllavët ishte e papranueshme. Tito i tha gjeneralit Milan Zhezhel, komandantit të rojës së tij: “Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm. Nuk do t’i lejojmë as rusët dhe as perëndimorët që të përfitojnë nga ne. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim politikën tonë të pavarur. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ruajmë reputacionin që kemi fituar në botë. Perëndimi mund të përfitonte nga kjo, dhe aty ata thonë se rusët na kanë tërhequr në kampin e tyre lindor. Unë as i vdekur nuk dua të shkoj në kamp”.
Në festimet e organizuara nga 3-19 nëntor 1957, delegacioni jugosllav kryesohej nga Kardeli dhe Rankoviçi, gjë që e mërziti shumë Hrushovin, pasi ai planifikoi që të dilte para publikut me Titon dhe Mao Ce Dunin, të ulur përkatësisht në të majtë e të djathtë të tij. Ai synonte që këtë mundësi ta shfrytëzonte për të thirrur një “konsultë të partive komuniste, si dhe të atyre punëtore të shteteve socialiste”, me të cilën, pas katastrofës hungareze donte të rivendoste udhëheqjen e PKBS në krye të të gjithave, si dhe ta mbyllte atë me një deklaratë të përbashkët, ku të konfirmonin parimin thelbësor “zhvillimi socialist”, ashtu siç diktohej nga përvoja sovjetike. Ai u përpoq ta bindte Kardelin që ta ndryshonte qëndrimin e tij dhe, pikërisht për këtë qëllim, e ftoi delegacionin jugosllav për një darkë jashtë Moskës. Patën një debat të nxehtë, ku Hrushovi i kritikoi jugosllavët që refuzuan ta nënshkruanin deklaratën, sepse ata kishin frikë të mërzisnin amerikanët: “Keni nevojë për ndihmën amerikane, keni nevojë për grurë, ju e keni harruar marksizmin. /…/ Ju po largoheni nga socializmi, nëse ende nuk e keni lënë atë. Menduam se në Bukuresht ne u morëm vesh për gjithçka. Tani po shoh që i kam bërë keq llogaritë.
Kam frikë të dal para popullit sovjetik dhe partisë dhe t’iu them sinqerisht se jugosllavët në Bukuresht më mashtruan. Sipas mendimit të 12 delegacioneve të tjera që nënshkruan deklaratën, arsyet e qëndrimit jugosllav duhen kërkuar te bindja e tyre, gjithashtu te bindjet e huaja të gabuara për marksizëm-leninizmin, në lidhje me marrëdhëniet e superfuqive në botë, si dhe te nënvlerësimi i rreziqeve të imperializmit, veçanërisht atij amerikan. Teza jugosllave se ekzistenca e dy blloqeve ushtarake shërben si rregullator i tensionit ndërkombëtar nuk është e pranueshme, pasi Traktati i Varshavës shërben për të mbrojtur arritjet e socializmit dhe, për këtë arsye, është një faktor thelbësor në ruajtjen e paqes; NATO është një mjet për të provokuar konfliktet imperialiste. Është e qartë, kështu thanë ata, se “shokët” jugosllavë, kur vlerësojnë ngjarjet ndërkombëtare nuk nisen nga pozicionet e klasave.
Koncepti i tyre i bashkëjetesës paqësore devijon nga parimet leniniste, sepse nuk merr në konsideratë domosdoshmërinë e angazhimit ideologjik. Jugosllavët mendojnë se forcat socialiste në botë janë të fuqishme dhe se, për këtë arsye, nuk kanë pse të organizohen për fitoren e kampit. Kjo do të thotë se ata, me kundërshtimin e doktrinës marksiste-leniniste dhe të nevojës për një luftë të bashkërenduar, ia kanë lënë gjithçka spontanitetit të lëvizjes punëtore. Jugosllavët duan të ulen në dy karrige, por këtë gjë ata e mohojnë; për më tepër, ata dëmtojnë armën më të rëndësishme në dispozicion të klasës punëtore ndërkombëtare. Së bashku me delegatët e 63 partive të tjera komuniste apo partive të punës, të pranishme në Moskë, më 19 nëntor jugosllavët nënshkruan Manifestin e Paqes, i cili natyrisht që nuk i kënaqi sovjetikët.
Me këtë rast, Kardeli mbajti një fjalim, me të cilin mori miratimin e përgjithshëm, por, duke marrë presionin e ushtruar ndaj tij nga Hrushovi ditët e mëparshme, ky miratim nuk e ngushëlloi. Psikologjikisht ai ishte aq i rraskapitur, sa gjatë kthimit për në atdhe, afër Budapestit, i ra të fikët. Nga Moska ai u kthye me humor shumë të keq, por shumë i vendosur për të vazhduar me implementimin e mendimeve të tij politike. Për këtë ai mori edhe konfirmimin nga Plenumi IX i KQ të PKJ-së, i cili u mblodh në Brion më 7 dhjetor 1957. Pjesëmarrësit miratuan njëzëri qëndrimin e delegacionit jugosllav, ku ata gjithashtu theksuan se mendimet e ndryshme nuk duhet të jenë pengesë për “bashkëpunimin vëllazëror” mes partive dhe vendeve komuniste. Por kjo gjë ishte më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u realizuar.
*Autor i librit “Tito dhe Shokët”, botuar në shqip nga Shtëpia Botuese BOTART
(TemA)
Asgje me interes. Stil i merzitshem studimi dhe jo biografie.
Tito nuk e rrujt trapin per Dullen tone. Tito mbahet mend per mire nga gjithe jugosllavet, ndersa nga koqja jone mbajme mend zine e bukes dhe cmedurine ku e futi popullin.
Zoti Marko USA , pse hiqesh sikur vjen nga nje planet tjeter ? A nuk e di ti se , Shqiperia e asaj kihe u vu ne unaze te hekurte , ne bllokade totale , qe… me flori ne dore dhe….. , nuk i lejohej askujt t`i shiste drithe Shqiperise ?! Per te vetmen arsye se , perse nuk i gjunjezohej askujt , as Lindjes dhe as Perendimit , te cilat kercenonin pavaresine dhe teresine territoriale te Shqiperise ! Ata nuk ia falnin Shqiperise , qe i mundi ne menyren me te turpeshme ne luften disa vjecare me diversante e terroriste , sikurse e tha ne nje fjale te saj edhe zonja e hekurte , k/ministrja britanike Thecer ! Greqia , e ndersyer nga Perendimi me disa divizione ne kufijte tane , na detyroi te betonojme gjithe territorin , kurse Hrushovi , mbas vizites qe kishte bere ne Shqiperi , ne Athine deklaroi se “kishte pare ne Shqiperi , qe minoritaret greke ne Korce jetonin si vellezer me shqiptaret…” . Deklarate me provokuese kunder nesh dhe ne mbeshtetje te “Vorio-Epirit” , nuk ishin bere kurre ndonje here me pare nga sovjetiket .
Te pyes , ne ato rrethana cfar do te benje ti , apo kushdo tjeter, sikur te ishe ne vendin e E.Hoxhes ?
Po ik ore me gjithe keto perralla: Shqiperia paska qene hale ne sy per armiqve…hajde mendje hajde. Dulla i mbylli njerezit brenda si ne nje burg masiv, qe te ruante bythen dhe pushtetin e vet. cfare la Enver Muti pas: shqiptare pa breke ne byth, aq te kequshqyer sa shqiptaret u shnderruan me te shkurtrit ne ballkan, pa asnje prone private, cdo gje qe ndertoi e beri shemtuar qe ne arkitektuare and ne cdo detaj….shikoji shqiptaret ne anije kur arriten ne Itali, si te cmendur te dale nga nje spital i madh psiqik. ajo ishte trashgimia e Enverit. Popujt e ish jugosllavise e mbajne mend me respekt Titon, ekonomi te fort dhe nuk i burgosi. sa kalon kufirin shqiptar ndac me Kosove, ndac me Malin e zi, gjerat jane si nata me dite. Enveri nje muti i madh ka qene dhe do jete ne histori. katil qe burgosi, shktarerroi psiqikisht kombin e vet. vazhdo ti me flete rrufete.
Haha. Nga pordhet e Enverit i dhimbte barku Titos. U desh tri dite te shfryhej marshalli i madh!
Apo nga dashnia per Enverit iu keputen kerbishtet.
Po kush dreqin u beson ketyre budallalleqeve.
Si Tito,zor se gjen më.Ishte 1.
Autori shtremberon faktet. Zhukovi u shkarkua sapo u ngrit avioni nga aeroporti shqiptar e jo nga Jugosllavia.
Kur ishte ne Shqiperi ai u shpreh haptazi…nukbe kuptoj cfare socializem ndertuaka Jugosllavia.
Edhe sejretari i komtetit qendror Pospjellov u shkarkua sapo u kthye ne 1961 nga kongresi i PPSH.
Ky autori nuk paska qene shume i sakte.
Fatkeqesisht politikanet sllave jan ma te avancuar se ne shqiptaret -bije te Ilirise dhe te Pellazgeve teper te lashte e te lavdishem ..Ky faqezi -Tito e mashtroi Enverin duke e heqe per hunde dhe e mashtroi keqas ku Kosova e vogel mbeti nen okupimin Jugosllave .Nen okupimin JU mbeti edhe Sangjaku ku nga viti 1940 deri 1945 atje kishte shkolla shqipe e pas 45 Tito famkeq ,Rankoviqi e faqezinjet tjere sllave i mbyllen shkollat shqipe per shqiptaret e Sangjakut dhe per Sangjaklite -vellezerit tane te cilet dita -dites po kendellen e po e marrin veheten ….
Tito arriti ta mashtroje Enverit pak vite sepse Tito ishte anetar i KOMITERN-it kurse Enveri jo.Por Enveri kishte kohe qe e kishte nuhatur hilen e Titos dhe ne 1948 i tha ik pirdhu maskara.Sa per kufijte e Kosoves Enveri nuk mund te bente gje se ato ishin ndare ne 1913-en.Por Enveri ka meriten se e mbajti te ndezur flaken e atdhedashurise ne Kosove dhe dashurine e shqiptareve te Shqiperise londineze per Kosoven.
TITO ISHTE NJE KOPIL SLLAV.qe mbijetoi sepse i leverdiste rusit se po te deshte rusi e gllaberonte per 24 ore
Sa per ENVER HOXHEN kushdo qe e shan ose i ka mbetur brenda kallami i tij ose eshte nje idiot me brire
Enver Hoxha perjetesisht do te mbetet flamuri i shqip[tarise bile mbi permasat e Skenderbeut.
Zeusi , qenke pjerdhur.
i bie qe dalja nga traktati i varshaves paska qene i nxitur nga kelyshet e jugosllaveve qe kishim ne mistri te brendshme, dhe ushtri…
pas daljes, moskthimi nga perendimi (qe do ishte rruga me e natyrshme per shqiperine) perseri i bie qe paskan qene jugosllavet e tito-leshit qe nuk ju ka interesuar te na shihnin te zhvilluar, por te izoluar…
ne fund fare, kujt po i plas se cfare ka bere tito, qe na qenka lodhur kaq shume botart qe te na e botoje… ca vlere ka per shqiptaret ky liber?
Enver Hoxha eshte figura me e erret e historise se kombit shqiptar.sa per proshjet me jug. Ruset apo kinezet i beri thjesht kur i rezikohej. froni i tij.te tjerat jane budalleqe.pasi mbeti vetem si paranojak filloi te vriste shoket e vet sei dukej se do e permbysnin.fatkeqesi e madhe qenia e ti per 41 vjet udheheqes.e coi vendin ku smbante me.saliu e nano thjesht vazhdues te hoxhizmit si qeverisje antikombetare.
R.B.N.P.T.GJ.
Nuk e kuptoj kujt i intereson historia Titos tek ne, kush e boton historin e kti tipi dhe arsyen pse e sjell shpesh ne gazetat tona , si duket kan filluar agjentet e serbit te dalin haptas ne propaganden e serbis dhe i thurin lavdi nje udheheqsi qe per ne ka qen kundershtar , sa pan qe doli ky artikull bythshiturit serb shqipfoles dhe ish agjentet e UDBs ktu tek ne u ringjallen ne komente duke komentuar me nostalgji personit qe ndoshta mos vet te paret e vet i kan sherbyer , edhe kta bythshitur shqipfoles se me shqiprin nuk kan as nje lidhje , shajn figuren e ish udheheqsit ton qe mir apo keq na drejtoj ne per 50 vjet , shajn me urrejtie se te paret e tyre ndoshta i kan sherbyer serbis dhe ish jugosllavis se kohes Titos , mjaft me historit e kti muti se nuk na interesojn fare ne SHQIPTARVE , nese keni nostalgji per UDBn ju bythshitur SHqipfoles ja ku e keni beogradin dhe hikni pirdhuni nga syt kembet , mos rrini si dobiça ne kte vend qe urreni njerez pa byth e atdhe , vemjet e kombit ton, pisa pa moral.
Te thone si te doni, shani mbare e mbrape, te nxjerrin dufin, jane nen “avujt e rakise” te gjithe at qe flasin kunder E.Hoxhes. Nje dite do t’u dale rakia edhe atyre! Enver Hoxhen, kur isha “i pire”, edhe une nuk e kam dashur, na mbylli si pulat ne kotec, na iku rinia , punova 15 vjet nga 12 ore ne dite mesatarisht ne 6 dite te javes, Edhe gjysmen e te dieles, vetem te djelave te vecanta nuk shkoja ne pune. Kisha gezim ato te djela te vecanta rrija me familjen. Mirpo vujatjet e medhate miat dhe te shokve te tjere si une, me rezultojne si “Shqperi me Histori”. Dy here ka pase Shqiperia histori: Ne Kohen e te madhit Skenderbe 25 vjet, dhe ne Kohen e E.Hoxhes 40 vjet! Mirpo dhe “Koha e Skenderbeut” u be e njohur dhe u perjetsua ne “kohen e dyte”, ne ate te E.Hoxhes. Koha tjeter e Shqiperise nuk eshte me “Kohe Shqiperie” por kohe e personave shqipetare! Fale gjakut te partizaneve te E.Hoxhes, nga lufta e dyte botrore Shqiperia shpetoi pa u katandisur nga lumi Shkumbin deri ne lumin Mat. E dini c’do te ishte historia e kesaj cope Shqiperie te ciles i perkiste origjina e Skenderbeu?t As me shume e as me pak: Kjo “Shqiperi” do te ishte pyka osmanllinjve per te dale ne Durres! Kaq
ore “ti qe thua” traplliqe flet per avuj rakie ke te tjeret, po ti vete qeke myt ne avuj traplliku. Te dhjefsha Enverin me gjithe “historine” e Enverit. A e di ti o lesh qe pulat e kotecit te Enverit nuk e dinin dhe nuk e dine akoma qe per Shqiperine “historike” qe flet ti nuk e rrunte njeri fare mer debil, rrenat e Enverit konsumoheshin mrena per mrena dhe ty sot te duket se Enveri na paska bere histori. Zot na ruaj na debilet.
Qe Enveri ka vdekur, por vazhdon te rroje ne halet tona, nuk ka nevoje per asnje dokument.