Mes Trump-it dhe Biden-it, një betejë shqiptare për garën amerikane

6 Korrik 2020, 16:48Politika TEMA

Nga Roland Qafoku

Prej 150 vjetësh që nisën emigrimin në SHBA, shqiptarët që jetojnë atje kurrë nuk i kanë dhënë kaq shumë vlerë garës presidenciale. Vota duket e papërfillshme për këdo kandidat në një komunitet tashmë me 300 mijë persona, por ajo votë për shqiptarët duket si të jetë për Shqipërinë. Presidenti actual, Donald Trump, dhe kandidati democrat, Joe Biden, kanë ndezur motorët e fushtës për zgjedhjet e nëntorit, ndërkohë që shqiptarët e Amerikës këtë garë e kanë kthyer në betejë të vërtetë mes tyre. I kanë ndarë kandidatët, sikur të ishin Edi Rama dhe Lulzim Basha, dhe rrjetet sociale kanë marrë flakë nga mbështetja për njërin dhe urrejtja për tjetrin. Janë të shumtë ata që në rrjetet sociale kanë debatuar me aq patos për të mbështeturin prej tyre, sa për nga mënyra se si argumentojnë apo fjalori i zgjedhur të duket se Trump dhe Biden janë shqiptarë. Çezar Ndreu, një aktivist shqiptar i spikatur dhe që e mbështet Trump-in, edhe si përfaqësues tipik i bindjeve të djatha shkruan:

“Trump, për 4 vjet president, ndoshta është presidenti më i provokuar. Patjetër që kërkojnë me kohë ta fusin në konflikt lufte. Ia nisën me Korenë, dështuan. Me Iranin, dështuan. Me Sirinë, po ashtu. I futën dhe Erdoganin si provokim, dështuan. Ia nisën me gripin kinez. E panë që nuk patën sukses. U erdhi në dihmë “Kapitali” i Marksit me teorinë marksiste të revolucionit francez. Është e vetmja që mund të sjellë “sukses” për ta. Asi i fundit është ANTIFA. Sot në Seattle, ANTIFA ka përzënë policinë dhe ka krijuar “Zonën autonome”. Në të njëjtën situatë u ballafaqua edhe Bill Klinton në fillimin e presidencës së tij. Por Bill futi ushtrinë dhe pati shumë të vdekur. Por, po ata të Billit nuk u pëlqen që Trump ta bëjë një gjë të tillë. Bile shkojnë deri aty sa thonë se Trump na qenka një diktator! Ndoshta Zoti e ruan Trump”!

Parid Turdiu, një intelektual nga Tirana, që jeton prej 30 vjetësh në SHBA, por që është shumë aktiv me komentet dhe analizat e tij renditet kundër Trump-it. Statuset e tij janë plot fakte dhe argumente jo pak të forta dhe që shërbejnë si një thirrje për të mos e votuar Trump-in:

“Duket se republikanët kanë filluar ta lëshojnë Trump-in. Flitet për presion ndaj Trump-it që të tërhiqet dhe të zëvendësohet me Pence. Më në rregull është Pence, ndonëse me një damar hipokrizie fetare, por të paktën është kristian, jo fashist. Krerëve republikanë nuk u ka pëlqyer fare lajmi se Rusia paguan në Afganistan për të vrarë amerikanë, se ushtarët janë përgjithësisht bijtë e katundarisë amerikane, ku ata kanë bazën elektorale. Kryetarët e komiteteve të Senatit po angazhohen që do ta gërmojnë çështjen deri në fund dhe, në qoftë se vërtetohet, do t’i kërkojnë Presidentit të ndërmarrë akte serioze shpagimi ndaj Rusisë. Unë: Po vrapojnë minjtë të dalin nga anija që po mbytet. Vetem Trump-istët shqiptarë do të mbyten me anijen”.

Beteja shqiptare në SHBA për mbështetjen ose jo të kandidatëe vijon me faktin se cili president dhe i cilës forcë politike në SHBA ka bërë më shumë për Shqipërinë. Në një koment, një shqiptar i Amerikës jep këtë arsyetim:

“30 vjet demokraci në Shqipëri, Partia Republikane ka bërë:1. Rrëzohet komunizmi (Bush1) 2. Shqipëria hyn në NATO (Bush 2) 3. Kosova e Pavarur  (Bush 2) 4. Ekonomia e Shqipërisë në rritje.

Partia Demokratike ka bërë: (Clinton, Obama) 1. Revolucioni komunist 1997.  2. 21 janari. 3. Ish-Byroja Politike pushtet absolut. 4. Ekonomia kthehet në narkoekomomi. 5. Shqipëria më e varfër se kurrë. Kë duhet të mbështesin shqiptarët, republicans or democrats”?

Debati ndaj tij vijon nga një person tjetër:

“Harrove “pa dashje” që Clinton çliroi Kosovën. Përmende çfarë kanë bërë Bush 1 dhe 2 për Shqipërinë. Por Partia Republikane, me Trump, ka ndryshuar rrënjësisht, aq sa Bush 2 sapo deklaroi që nuk do votojë për Trump”.

Por një takim që pritej të realizohej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, por që në fakt nuk ndodhi, sepse Thaçi u thirr nga Gjykata e Hagës, bëri që të qenit partizan i mbështetësve të Trump dhe Biden të merrte përmasa edhe më të mëdha. Këtu komuniteti i shqiptarëve të Kosovës është hedhur në sulm. Debati shkoi deri atje, saqë një shqiptar që mbështet Biden ka shkruar, duke iu referuar revistës gjermane “Der Spiegel”: Kandidati Joe Biden e ka quajtur Hashim Thaçin, George Washington-in e Kosovës.

Nga e gjithë kjo panoramë, ajo që vlen nuk janë ndarjet mes shqiptarëve për kë do votojnë. Secili zgjedh dhe voton atë që i dëshiron zemra dhe bindet. Por kapërcimi i kufijve për të bërë idhullin apo të urryerin ndaj kandiatëve është një naivitet që nuk vlen. Nëse bëjmë bilanc, Amerika kurrë nuk e ka parë Shqipërinë në pozitat se në pushtet atje ka qenë Partia Demokratike apo Republikane. Ka qenë një president demokrat apo një president republikan. Që nga Thomas Woodrow Wilson e deri më sot, i gjithë pushteti amerikan ka qenë pro Shqipërisë dhe si i tillë borxhet tona nuk ua kemi politikisht partive, por ua kemi të gjitha administratave dhe gjithë politikës amerikane. Në mesazhin e saj ditën e shtunë, në 244 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, ambasadorja Yuri Kim në Tiranë mes të tjerave tha:

“100 vjet më parë, SHBA përdori fuqinë e vet për të mbështetur një Shqipëri të pavarur për t’iu bashkuar Lidhjes së Kombeve në 1920. Presidenti amerikan punoi për të promovuar mirëqenien e përgjithshme të shqiptarëve. Shqipëria në 2009 iu bashkua NATO-s. Që atëherë Shqipëria ka qenë një partner i sigurt për rajonin. SHBA-ja do të vijojë të qëndrojë në krah jush, për ta bërë Shqipërinë një aleate më të fortë dhe më të aftë. Historia ka treguar se SHBA-ja dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës, krah për krah (këtë frazë madje e tha në shqipe). Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot. Dhe do të vijojmë të qëndrojmë me ju nesër, si aleatë”.

Asnjë i huaj, asnjë personalitet botëror, asnjë përfaqësues i diplomacisë së një shteti nuk flet me kaq vlerësim, me kaq respekt dhe me kaq mbështetje për ne shqiptarët. Ndër shekuj e mijëvjeçarë, të gjithë së bashku, fqinjë apo perandori, na kanë sulmuar, na kanë marrë territore, na ka masakruar dhe na kanë poshtëruar. Vetëm SHBA-ja na ka mbështetur dhe na siguron mbështetje pa limit. Asnjë kombi i vogël në rruzull nuk e ka pasur dhe nuk e ka këtë status që nis që nga ngjizja e shtetit dhe vijon ende. Sigurisht, në nëntor çdo shqiptar i Amerikës do të votojë kë dëshiron, por ajo që mund të urojmë ne shqiptarët për SHBA-në nuk do të jetë për Trump, për të fituar mandatin e dytë, apo për Biden, për të fituar mandatin e parë. Për ne shqiptarët vlen i vetmi urim: God bless America! (Fjala)

21 komente në “Mes Trump-it dhe Biden-it, një betejë shqiptare për garën amerikane”

  1. Nexus says:

    Kush eshte ky INTELEKTUALI botror Turdiu dhe ku i ben komentet e argumentuara SHKENCORE ?

    Me pjesen tjeter, me perjashtim te asaj qe republikant kane filluar te leshojne Trumpin te pergezoj per informacionin.

    1. Usa says:

      Pse nuk flet per Cezar Ndreun, nje pinjoll nga familja kolaboracioniste Ndreu. Te shpetoi padashje apo je ti dora vete Cezar?
      Turdiu eshte nga Turdinjte e famshem qe njeh historia. Beji pyetje vehtes: po Cezar Ndreu kush edhte?

      1. Dyli says:

        Me fund formove nje fjali te plote – urime.

        Hapi i dyte eshte te fillosh te mendosh me mendjen tende jo me mendjen e pinjolleve historike. Nuk e di nese nga mosha e ke arritur komunizmin – po ne ate kohe ne vetem pinjollit Enver i referoheshim gjithe diten shiko se ku perfunduam nga keta PINJOLLAT……

  2. ShkoDrani says:

    Realiteti shqiptaro amerikan eshte krejtesisht tjeter. Une e te gjithe ata qe njoh votojme sipas bindjes dhe interesit personal pasi shqyrtojme programet ekonomike dhe publike te kandidateve. Per 30 vjet ne Amerike ky ka qene kriteri baze. Paralel me te eshte edhe qendrimi karshi kombit ku pergjithesisht kemi mbeshtet ato qe na kane perkrahur si popull. Ne shume raste, ne te njejtin tubim jane mirepritur e mbeshtetur perfaqesues ne kongres e senat nga te dy krahet. Cfare shkruhet nga individe tendryshem ne internet ka vlere aq sa cka ky sqarim i jemi ketu.

  3. Fadili says:

    Ne fakt Trump do te fitoje prape.
    You can bet nese do

    1. Trump says:

      Me kete emer islamiku, ti do deportohesh.

  4. ALBAN DEGA says:

    SI GJITHNJE I SAKTE DHE OBJEKTIV ZOTI QAFOKU !

    JEMI KU JEMI SE JEMI ATA QE JEMI !

    – Demokracia eshte si dashuria…

    Ne keto gati 30 vjet ne Amerike kam pare se amerikanet jane demokrate apo republikane vetem
    dy muaj cdo 4 vjet, kur zhvillohen zgjedhjet Presidenciale.
    46 muajt e tjere jane te gjithe amerikane!
    Edhe cdo 4 vjet ka plot republikane qe votojne per Partine Demokrate dhe anasjelltas.
    Nje shembull per tu ndjekur edhe nga ne shqiptaret !
    Por hapi i pare ne kete drejtim eshte qe simpatizantet dhe sidomos anetaret e partive Politike duhet te luftojne se pari per te vendosur dhe zbatuar
    Demokracine ne gjirin e partive perkatese e cila eshte sakatuar dhe pothuajse nuk ekziston fare.
    Cdo njeri, cdo shoqeri, cdo popull ka aq demokraci, begati, te ardhme aq sa lufton per to.
    Demokracia eshte si dashuria!
    Sa me shume e ke, sa me shume lufton per to aq me shume dashuri, begati, demokraci do te arrish, do te gjesh dhe do te kesh.
    Perndryshe jemi ku jemi se jemi ata qe jemi si ne Shqiperi, si ne Kosove, si ne Maqedoni, si ne Mali i Zi, si ne Cameri, si ne diaspore .
    Te percare, te pamarrun vesh, te cakorduar dhe te palluar si asnje popull e komunitet tjeter.
    Politika shqiptare sot eshte kthyer ne mjetin, Ne rrugen dhe menyren per tu pasuruar sa me shpejt duke ia kaluar edhe narkotrafikut….
    Ndaj jemi ku jemi se jemi ata qe jemi …
    Deri kur ?
    Derisa sa te zgjohemi .

    1. Niku says:

      Sidomos kur thirrjen per demokraci ta ben nje ish-sigurims si puna jote, atehere ajo ka me shume vlere. A pika qe s’te bie, demokrati I bythes, shkove ne Nju Jork, bere para me mashtrime ne dokumenta azili per cdo maskarai, lapangjozi e krimineli qe hyri me Amerike ilegalisht dhe tani na mban referata per demokracine.

      1. beni says:

        Ky eshte i Biri Hamdi Deges nje ish komuniste islamik i thekur Kurse i Biri nje ekstremist islamik i hales Bill Clinton e ktij bythqirit Bajden!
        Trump best President!Beste Krist!

    2. Rexh says:

      Njerez si puna jote Z. Dega vjellin vrer 24h ne 7 dite kundra presidentit Trump per 4 vjet rresht biles edhe ne pjesen e komenteve te gazetave shqiptare. Po i jep mendje shqiptarve ti nje askush. Apo mendon se duke komentuar tek Tema at some point dikush do te kerkoje mendjen per te rregulluar vendin e do te jape nje post honorifik. Nuk ka nevoje Shqiperia per sorra te Sorosit si ti zoti Dega sepse ka me shumice. Dhe sa per mend Shqiperia ka mjaft. Ka aq shume njerez te zgjuar sa po eksporton mijra specialista mjeke inxhinjere te suksesshem ne Europe, Amerike, e nuk ka nevoje per njerez pa profesion si ti. Shko shih homoseksualet e CNN tani e masturbohu fizikisht e intelektualisht. Boll ju dhe mend shqiptarve!.

  5. London says:

    Amerika na ka tradhtu ne 1945. E la Shqiperine ne dore te plehrave komuniste

    1. undefined says:

      Perse i veme fajin Amerikes per 45…kur pjesa me e madhe e ketij populli analfabete mbeshteste komunistet….dhe akoma ka te tille edhe sot qe gjykojn me te njejtin mentalitet…vetem se kane ndryshuar emrin nga …konuniste ne demokrat(PD)…..

  6. Baldeagle says:

    Trumpi po e shkerdhen establishmentin e vjeter. Ato qe kane shkatrrue shtete ne emen te demokracise .TRUMP mundet te mos jete politikan sipas standarteve te vjetra,Ai eshte nje ekonomist pragmatist dhe qe mendon per ameriken.Asht dicka e re per Ameriken dhe mendoj duhet te jete e ardhmja e Amerikes.Kaike koha e hipokrizisr e ashtuqujtun Politically Correct .Trum do te trumfoje.

    1. Deso says:

      Fstkeqesisht, USA sot, nuk eshte si para 12 vjetesh.
      Nje USA e mberthyer nga Corona, nje USA qe tall bythen Putin, Europianet, Kinezet, Kim Jong Un.
      Kurre nuk ka pas nje president american i talur ne ate menyre nga Europa, si me rastin e Hashim Thacit.
      Per ne Shqiptaret, do kishte qene ideale, mikja jone Hillary.
      Biden nuk shquhet per Pro Albanian. Trump as e rrun hic. Fuck Them Both.
      Na iku Dioguardi ( pleqeri), Elliot Engel humbi, Injorante Shqiptare ne USA, Vatrista e Majtista lereni injorancen por bashkohuni, se ka ardhe koha per nje Kongresmen, Senator, Apo Governator me origjine Shqiptare. I vini gishtin kokes. Idiota.

    2. Vertetesi says:

      Bravo well-said!

  7. Norwood says:

    Nje bravo e madhe per komentin tuaj Alban…,,❤️

  8. Intrumpwetrust says:

    Trump beni Ameriken indipendente ne energji qe nuk blen nafte apo gaz nga Russia apo Arabia Saudite dhe nuk pyet me per lindjen e mesme. Trump rriti ekonomine nje menyre Te papare ne 50 vjet. Trump po vendos kufinjte e vendit se pa kufi nuk je shtet. Trump beri Europistanin Te paguaje mbi 100 miljarede dollare per mbrojtjen te Cilen jua a garantonin taksapaguesit amerikane. Trump shkaterroi ISIS. Trump nuk do tja dije me per Afganistanin, Somaline e Sirine. Nuk ka pse Te derdhet gjak amerikan per Libine. Amerika shume shpejt do ta shkaterroje Kinen qe globalistet e ngriten. TRUMP 2020! Trump 2024!

    1. Usa says:

      Mbeshtetja ne Forcat e veta. Jeni mesuar me Enverin dhe s’ju ben pershtypje idiotesia qe po ndjek Trapi.

    2. Emigranti Gjermani says:

      Kur ke 20 milione te papune fillojne e sillen njerezit si ne Shqiperine e fillimit te viteve 90: degjojne seancat e parlamentit, lexojne gazetat, zihen me kusherinjte per politike, ngjisin flamurin e partise se zemres ne dritare, rrisin floket, veshin corape te bardha dhe ngrene dy gishtat lart ?

    3. Niku says:

      Rrocka si puna jote dhe atyre boleve me siper e tregojne qe ne fjaline e pare qe s’mbushin. Cfare politike ka ndjekur Trump qe te rriti ekonomine apo qe ta beje te pavarur Ameriken nga Rusia dhe Arabia Saudite? Per kokederra si puna jote, eshte mire te kuptoni qe cdo president apo edhe politikan, eshte ne vartesi te politikave te paraardhesve. Te gjitha politikat ekonomike qe po jepnin frutet ekonomike, ishin zbatuar nga Obama dhe e dhane frytin 2-3 vjet me pas. Ashtu sic edhe vitet e para te Obames ishin te veshtira se po pastronte llumin e Bushit. Shiko grafiket ekonomike qe nga 2012 e ketej dhe shiko se cfare trajektore kane marre. Ashtu sic edhe Biden po u zgjodh, do pastroje halete e Trumpit per nja 2 vjet derisa te fillojne te vihen gjerat ne vije. Keshtu ka funksionuar gjithmone e keshtu do jete, asnje politike ekonomike nuk jep fryte menjehere, duhen vite qe shihen pasojat, qofte pozitive, qofte negative. Per sa I perket varesise nga Rusia apo Arabia Saudite, jane pordhe me rigon. Amerika nuk ka qene asnjehere e varur nga ato. I blinte me lire, por vete ka rezerva nafte e gazi se eshte zone e tille. Gjithashtu mungesa e varesise eshte rritur sepse prodhimi I energjive alternative eshte shtuar, nuk nevojitet me aq shume nafte e gaz per konsum. Demagogjite per mbrojtjen qe garantojne taksapaguesit amerikane mbase pijne uje kur flet me shoqerine tende, por ata qe dine te logjikojne apo me keq akoma per ty, te lexojne, e kuptojne shume mire si funksionojne gjerat Nuk ja ka kerkuar askush Amerikes te paguaje miliarda per ushtri dhe baza neper bote. ASKUSH. Do dhe ben, lobi I kompanive te mbrojtjes dhe Pentagoni vete kane makineri njerezore per te thithur fonde qeveritare qe te investohet ne arme dhe mundesi te reja. Nuk I thote Gjermania Amerikes sa te shpenzoje ne bazen qe ka ne Gjermani, Amerika VETE shpenzon se ashtu do. Ka marre persiper rolin e policit te botes, keshtu qe le te sillet si udheheqes. Perndryshe le t’i heqi bazat nga gjithe bota dhe te ule shpenzimet, shume e thjeshte. Por nuk I intereson, prandaj dhe investimet vazhdojne.

  9. TIRONA says:

    Trump do te fitoje eshte energjik ,me moral te larte.
    Ata te P Demokratike jane pleq,qe flejne mekembe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje