Kryemadhi: Dakordësimi u arrit falë Yuri Kim, iu imponua si opozitës dhe mazhorancës për disa çështje për zgjedhoren

6 Korrik 2020, 21:26Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv për të folur për reformën zgjedhore dhe dakordësimin e marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, ku tha se kjo ndodhi vetëm falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila u tregua e fortë dhe iu imponua si mazhorancës dhe opozitës në disa çështje ku u arrit dhe marrëveshja.

“Pati një dakordësi e cila u mundësua,  se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ,  nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja e SHBA,

Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe ka qenë mjaft e fortë dhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe mazhorancën, gjë që në një farë mënyrë mund të thuash çfarë është ky qëndrim jo diplomatik, por përfundimi ishte dakordësimi i arritur dhe ecja e vendit përpara”, tha Kryemadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje