6 lajme të rreme të gazetarëve për ngjarjen e Kombinatit

7 Korrik 2020, 13:23Politika TEMA

Nga Kaon Serjani

Lajmi i rremë Nr. 1: Pothuaj të gjitha mediat raportuan se familja Josifi kishte bërë vetëvrasje kolektive për t’u ringjallur.

E vërteta: Blerta (motra e mbijetuar) në dëshminë e saj tha: “nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë.”

Pra, qëllimi i nënës dhe të mbijetuarës nuk ka qenë aspak të vdisnin, por të luteshin dhe të agjëronin për ringjalljen e Anisës. (Është çështje tjetër nëse ky ishte veprim i drejtë apo jo, apo për sa kohë duhet ta bënin këtë, por duket se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që të vrisnin veten, siç thanë mediat. Të heqësh dorë nga ushqimi si formë agjërimi dhe të heqësh dore nga ushqimi për të vdekur nuk janë aspak dy gjera të njëjta).

Lajmi i rremë Nr. 2

Mediat thanë fillimisht se sipas motrës së mbijetuar, Anisa kishte hequr dorë e para nga ushqimi për t’u vetëvrarë sepse donte të ringjallej.

E vërteta: Blerta në dëshminë e saj thotë se përpara se të hiqte dorë nga ushqimi, Anisa ishte pushtuar nga kriza nervore. Nga kjo dëshmi, është më tepër e mundur që shkaku që ka çuar në mosushqyerjen e Anisës është depresioni. Dhe për ata që njohin depresionin e dinë se ky veprim jo gjithmonë është i vullnetshëm. Gazetarët u nxituan serish.

Lajmi i rremë Nr. 3

Mediat thanë se Zhaneta (e ëma) u vetëflijua për të ndjekur të bijën në ringjallje.

E vërteta: Sipas dëshmisë së Blertës, “Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej.” Që do të thotë se Zhaneta nuk është vetëvrarë me dashje, por duke mos u ushqyer mirë, ka mbërritur aty.

Lajmi i rremë Nr. 4

Mediat thanë se Dëshmitarët e Jehovait nxisin vetëvrasjen sepse predikojnë ringjalljen.

E vërteta: Të gjitha bashkësitë fetare tradicionale shqiptare predikojnë ringjalljen dhe e kanë bërë këtë që nga fillimi i ekzistencës së tyre: Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Vëllazëria Ungjillore, Bashkësia Islame dhe Bektashizmi. Nga ana tjetër, predikimi i ringjalljes në pothuaj të gjitha rastet nxit tek njerëzit dëshirën për të përballuar me dinjitet vështirësitë e kësaj jete, dhe jo të vetëflijohen.

Lajmi i rremë Nr. 5

Mediat thanë fillimisht se familja Josifi ishte frekuentuese e Dëshmitareve të Jehovait. Disa ditë më vonë mediat thanë se hetimet marrim drejtim tjetër dhe se familja kishte qenë, në fakt, frekuentuese e Kishës Ungjillore.

E vërteta: Blerta tha në dëshminë e saj që, pavarësisht se ato i kishin provuar të mësipërmet, kishin vite që nuk frekuentonin asnjë grupim fetar duke shtuar “për të gjetur vetë rrugën te Zoti.” Nga kjo e fundit, është e dukshme se ato kanë zhvilluar një interpretim të besimit që duket se nuk përputhet me besimet ekzistuese, dhe ndaj duket se i kanë braktisur ato. Unë besoj se kjo i shpjegon veprimet e çuditshme në lidhje me trupin e motrës së vdekur. Mediat dolën serish gabim duke etiketuar grupimet fetare.

Lajmi i rremë Nr. 6

Mediat nxituan të përdorin fjalën “sekt” për Kishën Ungjillore, të njëjtën fjalë që përdoren edhe për Dëshmitarët e Jehovait.

E vërteta: një sekt quhet një rrymë fetare që ka devijuar nga mësimi tradicional i krishtërimit, dhe shikohet si heretik nga grupimi kryesor.

Për shembull, ungjillorët, ortodoksët dhe katolikët nuk janë sekte, sepse këto bashkësi i përmbahen mësimit tradicional të krishtërimit në lidhje me doktrinat kryesore të besimit, të tilla si: Hyjnia e Krishtit, Hyjnia e Shpirtit të Shenjtë, Triniteti, vdekja shlyese e Jezusit dhe ringjallja e tij në trup.  Ndërsa, Dëshmitaret e Jehovait nuk besojnë asnjë nga këto, ndaj vetëm këta të fundit shikohen si heretik nga bashkësitë tradicionale. Edhe këtu mediat dhanë një lajm të rremë.

Kjo ngjarje po tregon edhe njëherë se edukimi i gazetarëve (i shumicës) në çështjet fetare është një urgjencë kombëtare.

22 komente në “6 lajme të rreme të gazetarëve për ngjarjen e Kombinatit”

  1. një fjali says:

    feja e shqiptarit është GAZETARIA

  2. mirel drejtesia says:

    Dhe ky shkrim,eshte i rem,s’jane te verteta….keta te Jehovait kane plot raste si keto .,,ndergjegjesohuni,zhdukni sa me pare keta jehovai,sjellin vettem tragjedi !

  3. Alb says:

    Gazetaret tane jane sipas standarteve te tv dhe pronareve te mediave siu hedhim faj si te kesh ytli ndroqin me shok drejtues dhe biznesmen mediash ca do presesh filozofi spret dot apo mesime teologjie.

  4. Anxhelo says:

    Je i sakt per shkrimin por shumica e gazetare dhe e portaleve i sherbejn “kazanit” tek ne flasin pa fakte flasin me thashetheme dhe nuk duan tja dine per ndikimin qe do kete tek te tjeret akuzat dhe lajmet e pa vereteta …sa keq me keta pseogazetare.

  5. turkalvane says:

    ik o mos na cani bythen me budallenjte se e morem vesh tani

    1. Dalta says:

      Po ti me te shkerdhefsha motrenn dhe nonen(thjesht urim, mos e mer per sharje)shko tek portalet greke, pse ha mut ketu te ne per dite….?mbidoza ste ben mire…

  6. Sokol says:

    C’rendesi ka nese nuk jane te sakta perkufizimet se ciles fe ose sekt I perkisnin? Nje gje eshte e vertete qe nuk ndryshon asnjehere: Feja eshte opium, eshte mashtrim, eshte kontroll mbi njerezit. Sa gjera jane bere ne emer te fese, pa dallim, qofte kristiane, ortodokse, muslimane, etj….vazhdoni besoni ne genjeshtra njerez! Hapini syte, mos besoni ne mashtrime!

    1. Ujku Plak says:

      Edhe une si ti Sokol mendoi.Eshte thjeshte propagante e mashtrim si politika prandaj dhe takohen e merren vesh mes veti.Papa pret Like florin ne Vatikan qe i bie Vatika duhet te kishte marre flake ne ate momente.ose Papa kur takoi Berishen, ose Ramen.Kur Likja u fute ne Xhamin e Shkodres ,Berisha takoi Hoxhallaret,po ashtu edhe Rama i bie nqs do kishte Zote Pilitikanet Shqipetare do te ishin shdukur me gjithe trashegimetare per krimet qe i kane bere Shqiperise.Mjere kushe beson sinqerishte dhe seriozishte se e pret mjerimi.sa per ata qe beine sikur besoin qe te perfitoin i zente haka e te drejteve!

  7. Qytetar pa emer says:

    Revizionizem infantil, faktet nuk i ndryshoni dot, fajtoret per vetvrasjen e te ndjerave duhet te pergjigjen perpara organeve perkatese, sot apo pas 100 vitesh nuk ka rendesi

  8. Futjakot says:

    Dhe juve si gazetare kapni lloj lloj statush facebook-u nga njerez te ndryshem ( ne kete rast zoteria ka nje pikepamje religjioze) dhe e beni lajm.
    Normale qe ky do japi variantin e mbrojtjes se ketyre bashkesive fetare.
    Fakti eshte fakt.
    Perderisa ka nje ndikim fetar duhet te hetohet nga institucionet perkatese dhe te denohen nese do kete te implikuar ne kete ngjarje. Tani shteti duhet te funksionoj. Nuk lane guru, fe dhe lidhje te ndryshme pa u hapur ketu.
    Hajde puthje.

  9. toni says:

    Vetem sekti Merobazist eshte i sakte ! moto e sektit bythelepirja ndaj pushtetit.
    me shkrim idiot nuk kam lexuar ndonjehere.

    1. Mandi says:

      E ke gabim Toni. Zoteria nuk eshte gazetar por i krishter ungjillor. Dhe ne gjykimin tim ka arsyetuar drejt.

  10. Haka Tekizoti says:

    Lajm i rremë nr. 7: ky djali gazetar apo analist (si e quan ai veten) hiqet sikur e njeh mirë natyrën dhe përmbajtjen e predikimeve të besimeve të ndryshme fetare, por ai nuk thotë nëse e njeh natyrën dhe përmbajtjen e predikimeve të fshehta, të mbyllura, apo konfidenciale të besimeve apo të sekteve të ndryshme fetare.
    Lajm i rremë nr. 8: Ky djali hiqet sikur ka nxjerrë zbuluar gazetarinë, por në fakt mbron fymën negative, mashtruese e praktikat shfrytëzuese të turmave prej klerit duke përdorur si mjet injorancën dhe trushplarjen e tyre.

  11. Sorry says:

    Feja dhe gazetaret shqiptare jane nji mut i ndame pergjysem.

    1. Ujku Plak says:

      Ndaje treshe me politikanet !

    2. Beni says:

      O injorat Çfar pergenjeshtrimi karin qe po ben per gazetaret,, ku eshte problemi e ku e kap fillin ti qe ke shkruajtur kete editorjal,,,, ata jane vetfliju per FE çfar do lloj feje qofte ajo ,,,
      Boll shkruajte Karrlleqe ti Karin Serjanaj,, Apo do te mbarosh fene ti fakir qafir,,

  12. gezim says:

    edhe ti qe ben kete vezhgim nuk ke bere asnje veprim tjeter vecse “ke rrezuar: me informacioni mediatike (deshmia e vajzes) ato qe thone mediat. dhe per me teper kur flet per media nuk flitet si derri ne thes, por percaktohet qarte qe e ka thene kjo media apo ajo media, jo toptan si me qene komentues i rendomte kafeje

  13. Ujku Plak says:

    Ndaje treshe me politikanet !

  14. Davidi says:

    Ti vrasim ne, para se te vrasin veten!

  15. XONI says:

    Po Po
    Edhe davidianet, masakra e Jonestown, heavens gate, Charles Mason followers, Scientology, Unification church apo Moonies, etj si keto deshmitaret apo Church Of The Third Revelation, perfshi ketu dhe ata indianet qe e mbajne veten si perendi Rajnishet apo dhe ai qe erdhi ne Shqiperi dhe i puthen kembet ato tyryfyckat.
    Keto jane vetem maja e Ajzbergut te New Religious Movements apo shkurt kultet. Nuk Kane Faj gazetaret ketu. Fakti eshte qe dy gra u vetevrane nga uria dhe kjo eshte mjaftueshmerisht e kuptueshme se ku te con indoktrinimi i gabuar.
    DUHET ME DOMOZDO TE FUTET NE SHKOLLA MESIMI I KULTEVE SI RREZIK PER SHOQERINE.
    RRINI NEN BESIMET KLASIKE SE JANE TE PROVUARA.

  16. Bardhi says:

    Ketu keni shume GABIM . Feja muslimane nuk thote asnjehere ringjallje perkundrrazi te orienton qe do vish ne kete bote pa deshire e do ikesh pa deshire. Se kur lind vjen duke qare e kur iken , iken duke qare. Te orienton qe ka nje bot tjeter e vdekja do vi per secilin prej nesh . Kshu ti si gazetar me duket se ja ke fut kot me ringjalljen tate korrigjoje e mos u beni kot si profesionista te korrigjoni gazetaret e tjere e te beni gabime trashanike vete

    Lajmi i rremë Nr. 4

    Mediat thanë se Dëshmitarët e Jehovait nxisin vetëvrasjen sepse predikojnë ringjalljen.

    E vërteta: Të gjitha bashkësitë fetare tradicionale shqiptare predikojnë ringjalljen dhe e kanë bërë këtë që nga fillimi i ekzistencës.

  17. Genc says:

    Gazetaret jane ngatrrestaret me te medhenj sot qe kane bere corbe popullin me lajmet e tyre te rreme.Ne se vetem per nje muaj nuk do kete asnje gazete asnje televizion do shikoni qe Shqiperia do behet me e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje