Kryeministri Rama ka prezantuar sot planin e rindërtimit të Kombinatit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në një komunikim live Rama e ka cilësuar këtë projekt një mundësi dhe impuls të ri.
” Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër.
Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe.
Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme.
Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet.
Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi”, tha Rama.
Ndërkohë teksa postonte videon live nga prezantimi i projektit Rama shkruante:
“Rindërtojmë bashkë, KombinArt, prezantimi i planit për rindërtimin e Kombinatit një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë, e cila do të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor.
– Apartamente të reja FALAS për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve;
– 4 institucione të reja arsimore;
– 9 pika sociale e kulturore;
KombinARTI do të ketë 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square)” (TemA)
Durresin o piktooooooooooooooor
Te ziun Durres o piktoòoooooooooooor
A po e ke vendos ti….do me e pa nen beton e nen det ate qytet
O piktooòoooooòoooooooòor
Rame, mire mire por nese ben bujarin, beje per te gjithe njelloj, fillo nga prona e ligjshme qe i late pronaret me letra ne xhep per 30 vjet dhe u jepni tapi atyre qe i zune tokat, nga ata qe ishin ne prona te te tjereve ne 90 dhe nuk perfituan nga privatizimi si te gjithe i apartamenteve dhe sot i nxjerr perjashta ose u jepni kredi!!! ne shqiperi dikush mori apartament e dyqan e toke dhe dikush asgje, dikush mori apartement pothuajse falas dhe sot i prishet nga termeti dhe ua ben prape falas (pse te mos kishte sigurimi termeti, nese ka, invidividi ka pergjegjesi vete atehere), etj etj bujari sa andej kendej por qe thelllojne pabarazine e qytetarit para ligjit… dhe per ta e keni se do beni pallate shumekateshe dhe do pasurohet dikush dhe nje thele pastaj qytetareve. Ndaj dhe mileti nuk mbajne me dhe duan te ikin nga syte kembet se eshte bere jeta telebingo, dikush ka fat, dikush jo me kete palo politike.
Kombinati….kjo qender e rendesishme e mbare Shqiptarise
Vk Durresit…se mos ra termet atje….apo se mos ka 20 vjet qe fiton Rilindja e ktij timit atje
Beje Rame, ashtu si di ti, plot shije e kulture. Jepi fund rrumpalles ne ndertimet e deritanishme.