A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi?

7 Korrik 2020, 17:47Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

8 vjet më parë në zyrat “KuqeZi” mbërritiaAmbasadori amerikan Arvizu.

Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa media, ai na inkurajoi për qëndrimin kundër shitjes së detit “Jon”, që ministry i Jashtëm Lulzim Basha i kishte dhuruar 12 milje detare Greqisë.

Ambasadori deklaroi se: “SHBA nuk e mbështet këtë marrveshje anti-kushtetuese që qeveria Berisha po i dhuronte Athinës nga territori i kufijve shqiptar”.

Pasi na dha dy ftesat si shenjë vlerësimi, në pritjen që do i bëhej Hillari Klintonin në Tiranë, u largua duke e konsideruar gjeneral Myslim Pashajn si hero të kombit shqiptar.

Atëherë nuk bëhej fjalë as për hamendësime dhe as për thashetheme, por për një marrveshje e cila ishte firmosur dhe vulosur nga Lulzim Basha, por që u shfuqizua me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadës amerikane ju desh të merrte 1 muaj në Uashington 9 gjyqtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, për t’i shmangur nga presioni i qeverisë Basha-Berisha.

Gjyqtarët ishin friksuar për vdekje dhe disa më kontaktonin çdo ditë.

Pas 8 vjetësh kemi një panoramë të ngjashme, por në veri.

Hashim Thaçi po akuzohet si tradhtar i shitjes së tokave të veriut shqiptar, ndërsa në jug është harruar tradhtia e Lulzimit dhe ky po kandidon për kryeministër.

Ndryshe nga Lulzimi, Hashimi as nuk ka firmos dhe as nuk ka shit asgjë, por e ka pas si ide në kokën e tij.

Gjithsesi unë e besoj Bolton-in, ish-këshilltarin e Trump, që Hashimi dhe Vuçiç kanë kërkuar ndryshimin e kufijve, por në të drejtën penale që të kuptosh dëshirën e subjektit që kryen krimin, duhet zbulosh shkakun dhe motivet pse ai e kryen.

Pse Thaçi, që luftoi për çlirimin e Kosovës, duhet ta shiste pjesërisht pas 20 vjetësh?

1- Ta bëjë për para?

Jo, sepse është miloner dhe s’ka nevojë për para?

2- Ta bëjë për pushtet?

Jo, sepse ka 14 vjet në pushtet dhe ka arrit gjithçka.

3- Ta bëjë për të hyrë në histori?

Jo, sepse kjo gjë e bën tradhtar dhe aspak hero.

4- Ta bëjë për mbështetje ndërkombëtare?

Jo, sepse SHBA, BE dhe krejt bota janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

Trump kundra, Bolton kundra, Grenell kundra, Marcron kundra, Merkel kundra.

Me këtë logjik Hashimi paska qenë kundër gjithë botës, por pro Serbisë!

Atëherë, a mund të gjejmē dot një shkak pse Hashim Thaçi donte me e nda Kosovën, në trurin e tij, sepse në letra dhe me firmë nuk e gjejmë dot askund?

Sigurisht edhe sikur të jenë të vërteta, ka një ndryshim të madh mes asaj që shiti Lulzimi dhe asaj që tentoi Hashimi.

Të kryesh një krim ka dallim të madh nga tentativa.

Gjithsesi, kjo nuk mund të jetë justifikim për Hashimin sepse Kosovën nuk ja ka lënë babai i tij trashëgimi dhe ai nuk mund ta shesë apo blejë.

Hashim Thaçi duhet të dalë para popullit dhe të flasë hapur pse e bëri këtë bisedë me Vuçiç dhe Bolton.

Heshtja nuk nënkupton pafajësi, përkundrazi.

Ndryshe nga Lulzim Basha, që do justifikohet se e urdhëroi Berisha, Hashimi nuk mund të justifikohet sepse s’ka shef mbi krye.

Ndoshta Thaçi ka menduar që ndryshimi i kufijëve është mundësia më e mirë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, por këtë projekt nuk ka pse ta bisedojë me Aleksandër Vuçiç, por nëpërmjet një Kuvendi kombëtar shqiptar nga Ulqini në Kumanovë, nga Kosova në Çamëri.

Shqiptarët jetojnë të ndarë në 7 shtete dhe bashkimi arrihet duke ndryshuar kufijtë, por jo duke falur territore sepse nuk i kemi tepër, por mangut.

Ka ardhur koha që shqiptarët në unison të shprehen, nëse janë kundër ndryshimit të kufijëve dhe të vazhdojnë edhe 100 vjet të coptuar, apo të rihapen bisedimet për korrigjim kufijsh dhe të krijojmë një shtet unik shqiptar.

Gjithsesi, rruga e bashkimit të shqiptarëve nuk kalon nga Beogradi, por nga Brukseli, Berlini dhe Uashingtoni.

Nuk mundet me bashku “tokat”, pa bashkuar “kokat”.

Shqiptarët kanë nxjerrë mijëra heronj në luftëra, por qindra tradhtar në paqe.

Ani, edhe pse jemi një popull që i harrojmë tradhtitë, Hashimi s’mund të pretendojë që do ndodhë “HARRESA” si me Lulzimin sepse ky i fundit e ka marrë qyl pushtetin.

Ndërkohë që Hashimi luftonte me kallash në Drenicë, Lulzimi shpenzonte lekët e George Soros në Hollandë!

Prandaj, Hashimi duhet me tregu burrni në paqe, sepse lufta tash është harru.

Ndonse sa për kujtesë Bill Klinton ka thënë: “Ne bëmë luftën, ju bëni paqen”

17 komente në “A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi?”

  1. Theatre and Drama says:

    duke njohur mire Kosoven,ata nuk e le kurre Hashim Thacin,apo cilindo tjeter,te jape,falë apo te shkembeje territore..
    mendoj(mbase e kam gabim,nuk mund ta thuash me siguri) se ideja e “shkembimit”,eshte hedhur jo aq si nje veprim anti-kombetar,sesa si nje “zgjidhje e shpejte” e problemit,zgjidhje e cila iu konvejonte te dy paleve…por qe deshtoi,

    sa per Mareveshjen e Detit e 2009,,ajo eshte tjeter gje..

  2. specialisti says:

    Hera e pare qe jam dakort me ju, per pg e fundit qe ka thene Bill Klinton.
    KOSOVA DO TE BEHET, BRENDA KUFINJVE TE SAJ.

  3. Zigur Qarri says:

    Kryeministri D’Rama dhe Presidenti Hashim Thaçi,do te denohen per tradheti kombetare.Antishqiptarizmi i tyre proserb,ja kalon E.Toptanit.
    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, denoncoi në 2018-ën skenarin për shkëmbimin e territoreve, ku treshes Vuçiç-Thaçi-Rama u qëndronte nga pas, njeriu hije Soros. Këtë herë ai po vepronte përmes djalit të tij Aleks Soros, duke zhvilluar takime të shpetshta si në Prishtinë, Beograd e Tiranë.Një pjesë e skemës së parapërgatitur u hodh si testim ndaj publkut në 2018-ën me një projekt të një OJF-je serbe të sponsorizuar nga Soros me drejtoreshë Jelena Milic, një sorosiane me influencë që e përmend edhe Sonia Biserko në deklarimin e saj. Instituti “East West” ( CEAS, qendra për studimet euro-atlantike) i kontrolluar nga Soros dha propozimin për korrigjimin e vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës.Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë:ai është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”.

    1. Dajti says:

      Dhe njē ditē ndryshimi do të vijē ! Serbët dhe shqiptarēt do kenē “halet” më vete ! Do zoti dhe ajo ditē vjen pa gjak,por me marrveshje. Çdo sajes me andra pēr gjoja bashkjetesē e llojit makrrom apo europjane,i shërben vetëm rusisë ! Çdo kush që i shērben gjoja bashjetesës ēshtē pro serbē , pro rusē dhe kundra bashkimit kombētarē tē trojeve shqiptare, kundra shqipērisē sē madhe !.

  4. Presheva says:

    Nuk krahasohet Thaçi me ktë në foto, Thaçi me UÇK- në e kanë luftu armikun, kurse kto esat pashët e pd, janë unik në llojin e tyre.
    Se po mos t’ishte kjo paloparti, ku do ishim si kombë sot.
    Palo-pd është unike në llojinë e sajë, ka dhënë prova për 30 vjet ekzistencë, çfarë fati për Shqipëtarët si nuk u shpallë organizat terroriste, për 1 qime koke.

  5. Socialisti i vertete. says:

    Nje korrigjim i vogel. Lulzimi deshi ta shiste, por Gjykata Kushtetuese ne baze te padise se Myslym Pashes, e ngriu ceshtjen. Tani Edi Rama e ka marre ne dore shitjen e detit she jo vetem tij.

    1. durrsak 24 karat says:

      O “Socialisti i vertete.”, padinë nuk e boni Lym Pasha, por PS-ja dhe Edi Rama, duke perdore argumentat e kolonel Lym Pashes. O trap i vertete, mos ia fut si kau peles.

  6. lefteria says:

    Ti or Kreshniku i Maleve,ose je naiv ose nuk leon te shkuaren:sa per dhenien e teritorit te detit Greqise aso kohe ishte nje lob i fuqishem ne SHBA,lob Grek qe me faljen e ketyre kilometrave premtohej qe rishtas Berisha meqense tash i ishin djegur kartat per te qendruar ne pushtet nepermjet Serbise ,duke bere dy here “grusht shteti” te dyja rastet me arkemortie ne 2 Prill 92 dhe me vrasjen e krahut te armatosur te tij Hajdari me 12.09.98 e pas djegjes se variantit te hedhjes ne ere te te ndjerit A.Hoxha ,K.Trebicka dhe S.Olldashi tash i kishte ardhur koha e shitjes se teritoreve Shqipetare sepse arin ia fali Anglise e kerkush edhe sot nuk e permend!
    Luli si kaqol qe eshte iu bind verberisht urdherit te kryekrimit Shqipetar duke u genjyer edhe nga nje buzeqeshje (karakteristike e fam.Miçotaqi)nga znj.D.Bakojanis ,duke menduar se ajo e adhuronte ,çfare ishte per te falja e km teritor Shqipetar perpra kauzes se tyre per te mbrojtur me çdo kusht megavjedhjet!
    Persa i perket pseudodiploimatit Arvizu i cili dy here(sepse aq pati mundesi) tradheoi interesat e Shqipetareve e Shqiperise si i baltosur ose si nenmenklature Berishjane,respektivisht duke futur duart me menge te perveshura ne votimet e kr te BTiranes per te nxjerre me çdo kusht Lulezimin ne krye(rast ky unikal,ku ia kalonte edhe kameres se fshehte te V.Grabockes kur zbriti njerezit nga treni i fikur per ta shtyre e per ta ndezur) ku bajatisht e me paturpesine jo te ne diplimati me 21 Janar 2011 etiketoi me paturpesine e tij si perfaqesues i perandorise udherdhenesit e vrasjeve te kater protestuesve paqesore “Burre shteti) dhe urdherzbatuesin si ish minister i brendeshem i Gestpos “Ylle ne ngjitje”pa iu dridhur qerpiku e qe sot ky popull ngaqe gjithçka mund te kete vetem ndjenje kombetare jo sot jo vetem qe i buzeqesh kesaj dyshe me vule te zeze kombetare por edhe i shkon pas per ta bere kandidat per Kryeminister !
    Persa i perket dyshimit se edhe Thaçi do te bente te njejtin veprim ne pozita krejt te ndryshme nga dyshja e pare lind pyetja:Ta zeme se kishte bere marveshje te fshehte me Vuçiçin(qe per mua per ta hequr qafe Serbia ka inskenuar kete plan fale edhe Vete çvendosjes ne Kosove)si do ta realizonte ate,pasi çdo vendim do te duhej te kalonte nepermjet parlamentit qe te ratifikohej e te hynte ne fuqi!Apo do ti vinte ne gjume e do tu shtypte butonin?
    Ndaj te perziesh ose te njesosh Hashimin me Berishen e Lulken eshte miopllik ose keqadashje ndaj kombit siç donte edhe iraniani Al Bin Kurti!
    Ndaj o Kreshnik i Maleve ka ardhur koha qe te bardhes ti thuash te bardhe e te zezes te zeze,apo nuk i harron dot “miqte” qe te perforen ne parazgjedhje me te famshmen “kuç e zi” sepse vetem levizje kuq e zi nuk ishte e binte ere ,duke dashur te te perdornin miqte e poliagjentit Beri per te mos fituar zgjedhjet Edi Rama si skenar ogurezi per “kuç e zinjte” ku edhe u veteçfryve per nje muaj!

  7. Ina says:

    O zigur, te hengerte mortja ime thone tiransit. Nuk ka bere edi rama pazare per ta ndare kosoven. Leri keto ti. Ato qe ka thene u sa dhe londra jane presione diplomatike, qe nuk mund te beni asgje pa ne. Shif salehun qe i dha nafte serbise, ai po.

  8. mik says:

    Ky shkrim i Spahiut asht tamam ne kohe. Kurre nuk duhet te harrojme rastin e Bashes dhe Berishes me territorin tone .
    Une per vete e konsideroj tradhetar ate qe voton per Bashen dhe Berishen. Me kete nuk them se anoj nga Rama. Rama ka gjynahet e veta qe shpejt do i dalin ne drite.

  9. Alfa says:

    Ky Qarri eshte me varii k…. ne te gjithe komentet.

  10. Timi says:

    Qëllimi i Thaçit ishte të fus luginën e Preshevës nën Kosovë e pastaj të tjerat duke bëre një shtet shqiptar. Leposavici ka qenë gjithmonë me serbë dhe është akoma. Idea ndoshta nuk ishte e keqe por metoda po. Pa konsultime me popullin.

  11. Zgalem says:

    Nuk kane asnje motiv , per krahasim . Ku Lezha , ku Zharri . Nje gje na meson ky shkrim ; Ish ambasadori , Arvizu
    paska dale , kunder “yllit ne ngjitje ” . Kjo eshte pozitive , por nuk ka bere gje , per te anulluar shprehjen e
    shemtuar : “burre shteti ” . Kam dhe nje korrektim , pa rendesi , Luli ne Hollande nuk shpenzonte paret e Sorosit , por te Wefes .
    Te tjerat mire i ke goditur Kreshnik . Nuk besoj se ka shqiptar , qe krahason Lulin me Thacin . jane pole te ndryshem : Thaci i shebeu Kosoves me arme ne dore , antipodi i tij , Luli sherbeu perkthys ne “shtepine e verdhe ” Zgalem

  12. epo kjo pune says:

    dakort dakort po ne cadren e PD ne bulevard me Salen e Bashen kush u fut…

  13. Papi says:

    Meqe permende dramen aktoret duhet mos me i harru rrugeve…
    Thaci nuk eshte vetem, kete ide nuk e paraqiste dot pa ramen
    Andaj ky i fundit mori dhene e shkoi ne kosove duke mbrojtur uck sikur te ishte ajo e akuzuar e jo thaci
    Mos harrojme thaci akuzohet per ngjarje te pasluftes dhe akuzohet nga gjykata speciale e kosoves packa se kasollen e kane hage
    Kurse haradinaj u akuzua nga gjykata nderkombtare e hages per akuza gjate luftes
    Ndersa rama mbrojti thacin sikur te kish qene haradinaj a thua valle ka ngaterruar akuzat?
    Mos merakoset do i vij dhe atij llogaria ne tirane per cka gatuan

  14. Qamili says:

    Ti Zigur je “Skypioni “i dikurshem, ishe zhdukur ca kohe ose nderon nofkat dhe i mail-et , ti ishe ai qe kishe parashikuar fitoren e Lulit ne 2017-ten , dhe se Luli yt do bejej Kryeminister i ardhshem , vetem ti mendje pjerdhuri e benin skuthin e cadrave dhe deshtakun qe nuk eshte i afte te komandoje dhe drejtoje drejt nje parti kryeminister , dhe Luli fitoi , fitoi noc rokun madje dhe me gunga qe mos ti dali .
    Ti ben te bardhen te zeze , sigurisht qe gjithe kjo propagande qe ben ka cmim , perndryshe nuk shpjegohet kaq shume mendjengushtesi dhe idjotesi bashke .
    Kurse krahasimin e Rames me Toptanin ik e gjeje vend tjeter , gjithe shqiptaret e dine kush ishte dhe eshte Toptani i vyer , ergati i Miloshevicit , furnizuesi i Miloshevicit , Saliu dje dhe Basha sot , ata jane kapur me fakte konkrete deti , furmizimet e Miloshevicit , tradhetia e luftetareve te UCK , dhe dhenien te listave serbeve …….ik o Zigur lamashi ik , u shqeve duke lepire byth o Zigur , ngrie koken dhe mer nje fryme pastaj lepi prape , vazhdo zakonin dhe punen qe ben ….

  15. Gidan says:

    Kta jan turpi komtar , nese do te ngriheshin nje dit te ter ata qe jan vrar per kte vend do i kishin ngren te gjall kta mostra antishqiptar qe jan ne foto saliun dhe lulin , kerkon ky shkerdhata luli te mari dhe pushtetin , por aq shum pisa e injorant ka ky vend sa ai esht i bindur qe fiton , se ky popull ka ber çudira te mdha kto 30 vjet gjullurdi e rrumpallhane dumbabiste me nje shkall analfabetizmi ne rritje ne menyr te frikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje