Për idiotët e internetit dhe teoritë e tyre konspirative

8 Korrik 2020, 09:16Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Duke qenë se i shoh që janë kaq shumë popullorë, unë filloj dhe pyes veten, ka dy mundësi në këtë mes: besoj që këtë që bëj unë ka edhe të tjerë që e bëjnë si puna ime: Ose këta janë idiotë dhe të sëmurë, ose unë jam idiot dhe i sëmurë, nuk ka zgjidhje tjetër.

Ne jemi mësuar të masim saktësinë e kauzave tona, të qëndrimeve dhe opinioneve që ne mbajmë edhe me popullaritetin, me konsensusin popullor që qëndrimet tona gjejnë apo provokojnë.

Në botën moderne ajo që të tjerët mendojnë është shumë e rëndësishme dhe ne shpesh herë biem ne grackën e konsensusit popullor dhe këtu ata fitojnë gjithmonë. Pyetja që ne bëjmë është e natyrshme: Mos jemi ne idiotë? Apo vallë janë ata idiotë?

Një nga këta personazhe shikoni se çfarë thotë:

“Ka mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por i fshehin. Historia është e manipuluar dhe e fshehur…”

“…Me koronavirusin kërkojnë të reduktojnë numrin e popullsisë, kërkojnë që të mikroçipojnë njerëzit dhe t’i kontrollojnë ata nëpërmjet sistemit 5G…”

“…Në vaksinë futen indet e fëmijëve të abortuar më të vegjël se tre muaj dhe indet duke u shumuar me shpejtësi i prishin ADN-në të moshuarve dhe rrjedhën normale të jetës duke u shkaktuar vdekje të parakohshme…”

“…Edhe mosha e mesme 30-60 vjeç do kenë dëmtime në shëndet nga vaksina, kurse të rinjve mund t’iu shkaktohen sëmundje të ndryshme, si hepatit, diabet, paaftësi për të lindur, kështu që njerëzimi shkon gjithmonë duke u degraduar…”

“…Kjo vaksinë do të jetë inteligjente, me nanothërrmija, dhe përmes antenave 5G ata do të kontrollojnë trupat tanë…”

“…Jo maska, jo doreza! Ju bëj thirrje që nëpër dyqane e kudo, të vënë një shënim atje që nuk shërbejmë me maska, nuk shërbejmë me doreza. Pandemia është një mashtrim i madh që e ka shpikur vëllazëria e zezë, të cilës i shërben ky kryeministër që kemi….”

“…Numri i të vdekurve edhe në botë, edhe në Shqipëri nuk është aq i madh sa raportohet. Njerëzit kanë vdèkur në mënyrë të natyrshme ashtu siç kanë vdekur dhe më parë nga gripet….”

“…Nëse do të ketë vaksinë, do të ketë izolim, do të ketë karantinë të re, atëherë dy duar për një kokë janë. Nëse ata duan të na vrasin me vaksinë edhe ne do t’ju përgjigjemi me të gjitha mjetet”.

Tani më e bukura është një tjetër, masat e mëdha të lexuesve që lexojnë gjëra të tilla dhe poshtë me entuziazëm të madh komentojnë, bëjnë komentet e tyre miratuese, shikoni:

 -Bravo. Ka shume te verteta qe s’u thuhen popullit.

-Hallall vëlla për këtë betejë të jashtëzakonshme që po bën.

-Je perfekt i nderuar, por shume pak ju kuptojnë. Te uroj jete te gjate.

-Me ne fund, po zgjohen edhe shqiptarët. Respekte zoteri.

-Je i madh, por njerezit jane qorra dhe të shurdher.

-Te lumte, gjithmone i vecante nga te tjeret.

-Zoteri, duhet te dilni me shume neper ekrane, mendoj.

-Kam respekt per ty. Te përshendes nga Lugina e Preshevës.

-Ky di shumë gjera. Bravo.

Jetojmë në kohë të vështira, dhe kur them në kohë të vështira, nuk kam parasysh kohën e Covid-it por kam parasysh një kohë tjetër, kohën kur për shkak të rrjeteve sociale, me ndihmën e rrjeteve sociale të gjithë idiotëve të botës u është krijuar një skene e madhe dhe u është dhënë një foltore e madhe, pra kanë mundësi të shprehen dhe të shpalosin gjithë idiotësinë e tyre, jetojmë në kohë të vështira!

20 komente në “Për idiotët e internetit dhe teoritë e tyre konspirative”

  1. Muços says:

    Dhe në krye të këtij pirgu idiotësh, qëndron ti Muço

    1. Subhan says:

      Sa i zgjuar eshte edhe ky gomari, si ka mundesi kokat me te zgjuara i kemi ish oficera te Dulles> Auroni, Ilir Kulla, Muçi

      1. Hoxh Armandi says:

        Mustafa….je ne lartesine e mbiemrit qe mban!!!

    2. vang says:

      Muci ,mos u lodh gjithkund ka te tille mitomane ,TE SEMURE,dhe njerzit qe degjojne te tilla ”cudira” shpesh te pa kuptueshme i qun te zgjuar ,te guximshem etj dhe kur skuptojne cfar thone,bejne sikur edhe ata jane po aq te zgjuar dhe vazhdojne levdatat.PO tregoj nje episod nga Greqia ku ka shume grupime te tilla.Nasa per diten qe do shkonte anija kozmike ne Mars i kishin propozuar nje kompozitori GREKO-QIPRIOT qe jeton ne Amerike nje koncert klasik .Kompozitori PAPATHANASIU e organizoi koncertin me muzike te kompozuar nga vete ai ,nje koncert madheshtor qe nga salla,kengetaret e medha amerikane te muzikes serioze dhe nje kor madheshtor me veshje te kohes se lashte greke.KY KONCERT MUND TE SHIHET NE ”YOU TUBE” Tani degjoni komentet e ketyre te fandaksurve ketu ne TOKE::: ”Koncerti do jepet ne oren 20 te mbremjes sepse perkon me nje ore te caktuar ne Mars!!!!!.Ne kthim do na sjellin ELENEN,AGAMEMNONIN etj” Me beri pershtypje qe ata te NASAS do sillnin personazhe nga mitollogjia biles jo perendi te cilat jane te pavdekshme te cilat jetojne edhe sot e pergjithmone sipas tyre.pra do sillnin personazhe Paridin Akilin etj.KETO mund ti gjeni ne ”you tube” kush ka kuriozitet.PRANDAJ nuk duhet te habitemi qe ai thote se kane gjetur eshtra 7 m sigurisht te ndonje kafshe. Ne se do te kishte te dhena te plota se kane jetuar TITANET NUK KA ARSYE TE fshihet kur lene me qindra sekte te thone jo vetem brockulla por te marrin dhe jete njerezish.

    3. Prind says:

      Dhe me problematik akoma eshte fakti , se mileti me perpara dhe me teper besojne ne keto cmenduri ( brockulla konspiracioni) , sesa besojne te verteten.

  2. lesi says:

    Eshte hera e pare qe te jap te drejte o Mu. Nano,por edhe kete here vlen te nenvizohet me ulerima se keta idoter jane pasoje e propagandes e ushqimit qe i keni dhene Ju idioterit e dritareve te kazanit mediatik e qe sot nuk pajtoheni me frytet e Juaja jo se nuk doni por se nuk i kuptoni pikerisht nga idotesia qe mbartni ndaj shoqerise!
    Kete shoqeri idoterish po brymosni me opiumin tuaj qe ne shkerdhatokraci quhet modernizem!
    I madhi ER ka thene ,nese do te degjenerosh vehten deri ne shkallen superiore te saj pra te behesh idot zere shoqeri me nje gazataruc kazani dhe do e ndjesh vehten te afte per te dhene jo vetem receta jete por edhe per ti shtruar rrugen shoqerise qe duhet te ndjekur per tu ndier krenari or i dhjere ne kete vorbull qe gatuan perdite nje çorbe nepermjet kuzhiniereve si puna juaj !

  3. H says:

    Ti e di se thua gjenialitete ? Në shqipëri nuk ekziston kultura dhe idiotësitë vijnë nga të gjitha anët. Pretendimi se kush I thotë nëpër gazeta apo tv është më i ndritur, është e gabuar. Jeni të gjithë njëlloj. Okë e pesë, okë pa pesë.

  4. Alb says:

    Me shume idiot ne kete vend nga te gjith me duket ky mustafa nano idioti perpiqet te ironizoj dhe keshilloj idiotet.
    Po ta shikosh dhe ne jeten e perditshme duket qe vuan nga deliri njeri delirant.

  5. Klimax says:

    Idiotizmi eshte trend ne ditet e sotme dhe funksionon si nje “normalitet” i jetes shoqerore. Proferohet aq shume sa amerikanet zgjodhen edhe si kryeplanetar nje kryeidiot. Megjithate, mos u shqeteso Nano, trend eshte dhe do kaloj se bashku me virusin! Ky grup jo i vogel i ketij trendi ka si karakteristika injorancen, mosnjohjen, fondomentalizmin, racizmin, ksenofobine, shovinizmin, ndjenjen e inferioritetit, etj.
    Eshte koha qe te mos pyesim me se jemi “ne” apo “ata” idiota! Keni pozicionin dhe mundesine ti diskretitoni keto plehra te shoqerise me sa me shume force!

  6. mik says:

    Nuk ka asgja per tu habit Mustafa. Teorite konspirative kane egzistu gjate gjithe kohes se njerzimit. Jane prodhim i situatave, ku secili ka te drejte me mendu simbas menyres se vet.
    Nqs keto njerez kane ndjekes te tyre aq sa ti e ban alarmante, kjo tregon se deri ku e keni katandise kete vend ju ” intelektualet “, me broçkullat qe shkruani, e qe nuk jane ma pak interresante ( si puna e Turit apo, ” analiza ” e Vagines ).

  7. qytetari says:

    Nje gje eshte e vertete,qe ne keto tre dekada,folku i ketyre aneve vetzbuloi veten,duke rene ne gracken e lirise se fjales,qe ketu ushton nga te gjitha anet si liri e lehjes gjithperfshirese.
    Kjo lehje i ekspozoi frymoret e saj si nje turme mesjetare injorante te nje fshati oriental aziatik.
    Dhe vet ti Muco ke prezantuar gjate gjthe kohes ,nje qenie koncetrat te mentalitetit te kesaj tallavaje.
    Dhe duhet ti jesh borxhli asaj per ata tallave qe ajo cfaq,mbasi ne te kundert ne nje shoqeri te emancipuar,ti do te ishe nje precipitat ne fundin e saj.
    Por me djallezine prej katundari qe ke,jam i sigurte qe kete dhe ti e kupton shume mire ,por sic e thame me lart,ky eshte fshati ku defrejne dhe perfitojne katundare rufjane dhe sharlatane si ty.Dhe brenda vetes ti i falesh ketij katundi,packa se merre pozicionin e nje alabaku apo te forti fshati dhe i pergojon ata,kur ti vet je perfaqsuesi me tipik i kesaj tallavaje.

  8. Altini says:

    E ka fjalen per Alfred Cako.
    Hyni ne fb e tij dhe do i gjeni keto qe shkruan Nano.

  9. Arben says:

    Tu thuash idiota eshte pak.
    Ata dhe kush i ben pjese te amplifikimit mediatik jane Maskarenj.
    Naryrisht nuk do te hezitoja ti etiketoja Konsumatore te Veprave Penale tashme ne fuqi ne Shqiperi.
    Koha , dhe zhvillimet e fundit po i zhvlereson keta Klloune Kriminele.
    Kujdes te dashur Miq.
    Korona po vret. Ruaju !!!
    Besoi po te duash dhe keta Klloune por …Mbroje veten Femijet dhe Prinderit e Tu!!!

  10. Franz Kafka says:

    Dhe te mendosh se kjo shumice njerezish qe beson te tilla psikopatira nga ana tjeter voton per te zgjedhur edhe perfaqesuesit e te ardhmes

  11. Baliu says:

    Nano the Scrap-arry King.

  12. Njeriu says:

    Ke relativisht te drejte z.Nano

    Kur nderkohe duhet te kujtojme se per gati 2000 vjet u pranua idea rrenjesisht e gabuar e Sistemit Gjeocentrik, duku ju mbushur mendja te mecurve dhe me pak te mencurve se Toka ish ne qender te sistemit tone Diellor.
    Epo do thote kush, kjo ish nje lapsus, padije, injorance e asaj kohe.
    Bukur fort.
    Po tani a ka nje idjotesi te madhe qe ne e pranojme si te vertete, tani, pikerisht tani e qe ka kaq kohe qe e besojme kete idjotesi ?!
    Ka, ka, si nuk ka, ka dhe eshte Teoria e Darvinit, se speciet kane rjedhur nga njera tjetra.
    E turma cka bere?
    Te mecur e me pak te mencur e kane besuar dhe vazhdojne ta besojne.
    Qe speciat nuk kane rjedhur nga njera tjetra, kjo eshte absolutisht e vertete. E perseris asnje specie nuk ka rjedhur nga nje specie tjeter.
    Se po te ish keshtu ne sot do te kishim (do te shihnim me syte tane):
    Pula me sqep rose, mace me koke qeni, lope me koke luani, kangur me duar njeriu, dele me lesh dhije, dhi me lesh deleje, mace qe ben ham ham, qen qe ben mjau mjau, mace me pende qe fluturon, dema me fecke elefanti, se do ishin ne fazen kalimtare nga nje specie ne tjetren, do kish majmun gjysem njeri gjysem majmun, do te shihnim me syte tani shpende pjeserisht laraske pjeserisht pellumb, deri aty sa me siguri do te shihnim dhe qenje kafshe apo njeri me 3 kembe dhe me 5 e me shume.
    Teoria e Darvinit eshte e gabuar aq sa teoria Geocentrike, sikur Toka ishte ne qender te Sistemit tone Diellor.
    Te jeni 1000 per qind te sigurte, se cdo qenje e gjalle eshte krijuar me nje precizion dhe perfeksion te hatashem nga I Madhi Zot, qe e ka mencurine dhe dijet miliarda e miliarda e miliarda e miliarda e miliarda e miliarda e miliarda here, nje pafundesi heresh me te madhe se njeriu, qe ai vete e krijoi dhe pasi e krijoi dhe persosi.
    I Madhi Zot qe e ka mencurine dhe dijet ne shkallen e te pakufijshmes dhe qe posedon dhe kontrollon cdo gje me ane te engjejve, mjafton te mendoje te beje dicka e te thote te behet e ajo behet.
    Keshtu qe cdo qenje te gjalle, perfshire ketu dy me te rendesishmit (njeriun dhe xhindet) ai i ka bere.
    Prandaj te pranosh teorine e Darvinit se qenjet kane rjedhur me kalimin e kohes nga njera tjetra eshte nje idjotesi galopante
    Keshtuqe, idjotesira ka dhe sot dhe jane te shkalles per te vene duart ne koke.
    Ja nje tjeter e thjeshte dhe sinjifikative; mbi 8 miliard banore kur ish viti 1999, nga cereku i fundit i vitit 1999 te gjithe televizionet e Botes filluan te thone cdo dite pas pak hyjme ne mijvjecarin e trete.
    E sot e neser e pasneser, cdo dite kjo pune, po vjen mijvjecari i trete dhe tre muaj …dhe dy muaj, dhe kaq dite dhe aq dite.
    E me 31 Dhjetor 1999 cfar ndodhi, nuk erdhi mijvjecari i trete, por viti 2000, pra na kish genjyer vete mendja jone nje vit komplet.
    Kjo ish nje idjotesi sportive.
    Po te pranosh Teorine e Darvinit, se qenjet e gjalla kane rjedhur nga njera tjetra me kalimin e kohes, eshte sikur te pranosh per te mireqene Teorin se ne Sistemin Tone Diellor eshte Toka ne qender dhe jo Dielli.

    1. Klimax says:

      Problemi nuk eshte se ke mbaruar vetem filloren ne shkolle, me serioze me ty eshte se tre kokra ne dite nuk te mjaftojne! Mire eshte te takosh psikiatrin tend per te te shtuar sa me pare dozen!

  13. Illyrian says:

    Dmth, ata që nuk mendojnë si Muçi qënkan idiotë

  14. zymbylja says:

    O komentues idiote.Virusin e ka hedh vete i madhi zot qe ne shqiperi te behet gjendje e ndere,te rrezohen zagaret e Rames dhe vine ne pushtet konet e plakura te Lulit

  15. Erdogan says:

    Kujdes nga “Greku” Vellezer turq Arnaut,Arvanitas,Albanians.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje