Të mbrosh Camajn e Koliqin është fyese, ata thjesht duhen shijuar

8 Korrik 2020, 09:13Politika TEMA

Nga Ermal Hasimja

E lexova (me zor) shkrimin e Auron Tares për Camajn e Koliqin konsideruar prej tij si “mite të rreme”.

Është tekst i përkryer për t’u ilustruar nxënësve të gjimnazit abuzimin me logjikën. Dhe si të tillë do ta përdor kur të më jepet rasti.

Autori ngre një pyetje aluduese në një paragraf, ndërsa në pasardhësin e përdor aludimin e tij si fakt mbi të cilën ngre një tjetër pyetje aluduese që më pas e konsideron prapë si fakt.

Dhe kjo është vetëm një nga metodat e përdorura. E kështu me radhë në një rrokopujë spekulative që i ngjan një thrilleri të mërzitshëm.

Thashë “me zor” sepse e kam të vështirë të përtyp çfarëdo kumti nga Tarja. Në një emision debati që na vuri përballë u përpoq të mbronte me këmbëngulje dy qëndrime të pambrojtshme historike, politike e morale në lidhje me kryengritjen antikomuniste të Kelmendit:

1- Shteti komunist shqiptar ishte legjitim sepse shqiptarët e kishin votuar (nuk e di a ka mbetur ndonjë njeri pa e marrë vesh se si komunistët i morën me terror zgjedhjet e 1945’s?!) Tarja natyrisht e di, por e kishte merak të legjitimonte komunizmin.

2- Shteti komunist shqiptar ua bëri mirë kryengritësve (është fjala për masakra, pushkatime, djegie fshatrash, plaçkitje: të gjitha edhe ndaj civilëve e jo vetëm ndaj kryengritësve) sepse u ngritën kundër shtetit “legjitim” komunist të Tares.

Në mungesë ngeje e dëshire për t’u marrë me shkrimin në fjalë, ky “debat” i stisur kot më grish gjithsesi drejt një konstatimi psiko-social më të përgjithshëm.

Ka plot njerëz që kanë një nostalgji paradoksale për komunizmin. Ajo i bën të barazojnë armiqtë e komunizmit me armiq të kombit.

Them paradoksale sepse nuk u ha barku për tollonat e komunizmit dhe gatimin në furnelë vajguri në hale, por për statusin që kanë patur ose mund të kishin patur e mbi të gjitha për faktin që në batakun komunist ishin kapot social-kulturorë të lagerit kolektiv ku jetonim.

Kjo përputhet mjaftueshëm me një teori tjetër që deri vonë e shihja me dyshim: atë të bijve të etërve komunistë që rikthejnë në duart dinastike pushtetin.

Vetëm se “bijtë” gjenetikë ose shpirtërorë të etërve komunistë nuk duan ekonominë dhe kulturën socialiste, por një feudalizim kulturor e ekonomik të vendit: shkurt pushtetin, por jo pasojat e tij.

Kjo kalon përmes normalizimit e legjitimimit të komunizmit, regjimit totalitar më barbar që ka njohur njerëzimi. Çdo figurë që u bezdis normalizimin në fjalë do t’u përshfaqet natyrshëm si armik.

T’u mbrosh Camajn e Koliqin shqiptarëve më duket e panevojshme, madje fyese. Dhe nuk do ta bëj.

Thjesht sa herë i rilexoj më shijojnë edhe më shumë sesa kur i lexoja adoleshent, sepse tani e di se hija e tyre kolosale u ze diellin komunistëve dhe legjitimuesve të tyre.

30 komente në “Të mbrosh Camajn e Koliqin është fyese, ata thjesht duhen shijuar”

  1. vlora says:

    ,Bravo Ermal,bravo.

    1. Z says:

      Lopet ripertymin dhe pertypin Ermal! Patjeter qe do te jesh fshatar i lindur dhe i rritur! Mua kurre s’do me kish shkuar ndermend fjala ” pertypje”! Na mbyten njerezit me mendime dhe mentalitet fshatar!

    2. Nurellari says:

      Ermal, nese ke ndopak ndergjegje kombetare,
      Dhe seder intelektuale,
      Hiqi emrin e turpit
      Te nje Agjenti antishqiptar te UDB-se
      Shkolles jote mediokre !!

    3. Eri Livorno says:

      Ermal, duket qarte qe je vetem nje Ermut, qe as e njeh e as e kupton historine e Shqiperise. Veriu beri kryengritje aso kohe, se e nxiti vatikani dhe ca tipa kolaboracionistesh, mes tyre keta dy si ekzemplare te nje fasade intelektualizmi.

    4. Lapangjozi says:

      Ermal ! Nuk cuditet askush kur lexon brockulla neofashistesh si puna jote, nje njeri medioker dhe pa karakter.
      Sipas teje, Regjimi komunist paska qene ” regjimi me barbar qe ka njohur njerezimi “. Mjafton ky pohim per te kuptuar intelektin dhe moralin tend te mjere dhe te permjerre. Ju nuk duroni asnje te vertete prandaj dhe jeni kaq te pavlere. Se pari, nuk ka pasur ne histori asnje kryengritje te Kelmendit. Ka pasur nje zenje prite nga disa fshatare budallenj te yshtur dhe organizuar nga disa bajraktare po aq pa mend. Nga kjo prite ( pa iu bere asgje te keqe ) kane mbetur te vrare 16 njerez te pafajshem. Cili regjim ne bote nuk do t’i ndeshkonte rende autoret e nje krimi te tille ? Mjafton te permendim faktin qe 70 vjet me vone Regjimi i babait tend shpirteror Sali Berisha vrau 4 njerez te paarmatosur dhe te pafajshem ne mes te Kryeqytetit dhe buburrecat politike si ti kurre s’e kane denuar as kete krim dhe as ato qe ai kishte bere me pare duke nisur ushtrine dhe paraushtaraket kundet Jugut te Shqiperise dhe duke urdheruar bombardimet e popullsise civile.
      Sa i perket legjitimitetit te pushtetit te vitit 1945, nuk munden disa kerma si puna jote te permbysin historine dhe faktet. Kuptohet se ti dhe te tjere si ti do te kishit dashur te vinin ne pushtet kriminelet e Luftes 2 Boterore, spiunet dhe sherbetoret e pushtuesve sepse te tille moral keni, atehere edhe tani. Ende sot, brez pas brezi, s’e keni kuptuar qe i perkisni se shkuares, historikisht dhe moralisht dhe nuk keni te ardhme.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Si duket ti or tej vazhdon akoma te gatuash ne hale,meqe te shijon kaq shume.
    Eshte e qellimshme nga ana jote dhe e akademikut Ndreca venia ne pah e vlerave kulturore te personave ne fjale,duke lene ne hije apo injoruar faktin qe ata kane bashkpunuar me agjenturat e huaja,apo ne rastin e Koliqit,kane qene ministra te Qeverise Kuislinge.
    Natyrisht gjerat nuk duhen pare bardh e zi,pooooor duhen radhitur sipas peshes dhe ne kete rast tradhetia peshon me shume.
    Mos te bejme sikur tradhetaret kane brire.
    Doktor Mortja Glorifiko Xhafer Deven qe maskroi me dhjetra qytetare te Tiranes,Pseudombretin Zog e te tjere qe e kane demtuar aq shume kete vend.
    Sa per veprat e tyre,zoteri eshte e drejtja juaj te lexosh cfare te duash,jetojme ne nje demo-karti.
    PS Auron Tare vetem publikon dhe citon fakte historike,histeria juaj vetem se nxit opininionin publik te reagoje me me shume interes,
    ne drejtim negativ,ne vend te vesh vetulla,nxjerr syte.

    1. Bertrand says:

      O Hasimja!
      Nuk e mbron dot as Koliqin e as Camaj-n,se nuk ke takat t’i mbrosh!
      Se ata jane te perlyer me veprime antishqiptare ne sherbim te te huajve,armiq te Shqiperise!
      Por ti zaberhan nuk e ben dot kete mbrojtje,se edhe vete je i perlyer si ata,ne sherbim te armiqve te Shqiperise!
      Per 30 vjet shkerdhatokraci nuk ka mbetur shqiptar,por edhe qeveri demokratike ne bote,qe te mos akuzoje politiken shqiptare se kane shkaterruar shtetin ligjor,demokracine,kane nxjerre jashte loje tere administraten publike duke e mbushur me militante te pa afte dhe te korruptuar!
      Te gjitha keto kane bere qe te lulezoje korrupsioni duke i detyruar shqiptaret te marrin rruget e botes!
      Pse nuk merresh me keta zagaret e sotem, ti Hasimja,por na ben gam gam per Koliqin dhe Camaj-n?
      Nuk e ben se edhe ti je i perlyer si Koliqi dhe Camaj!

  3. Pjeter says:

    Cfare kane lexuar shqiptaret nga keta te dy, qe t’u jepet mundesia t’i shijojne?

    1. tom says:

      Kane lexuar karin, ju njihet vetem emri dhe ngaqe latoliko-histeriket çirren si debile, krijohet pershtypja sikur keta vertete jane buka dhe uji i kombit e pa ta shembet Albanistani.

    2. Bertrand says:

      O Hasimja!
      Nuk e mbron dot as Koliqin e as Camaj-n,se nuk ke takat t’i mbrosh!
      Se ata jane te perlyer me veprime antishqiptare ne sherbim te te huajve,armiq te Shqiperise!
      Por ti zaberhan nuk e ben dot kete mbrojtje,se edhe vete je i perlyer si ata,ne sherbim te armiqve te Shqiperise!
      Per 30 vjet shkerdhatokraci nuk ka mbetur shqiptar,por edhe qeveri demokratike ne bote,qe te mos akuzoje politiken shqiptare se kane shkaterruar shtetin ligjor,demokracine,kane nxjerre jashte loje tere administraten publike duke e mbushur me militante te pa afte dhe te korruptuar!
      Te gjitha keto kane bere qe te lulezoje korrupsioni duke i detyruar shqiptaret te marrin rruget e botes!
      Pse nuk merresh me keta zagaret e sotem, ti Hasimja,por na ben gam gam per Koliqin dhe Camaj-n?
      Nuk e ben se edhe ti je i perlyer si Koliqi dhe Camaj!

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Aaaa se per pak harrova,ajo shprehja bijte e eterve me kujton Doktor Mortjen,vetem i ul vlerat vetes .duke cituar nje person te te tille.
    njelloj si shprehja “bllokmen” e humbet rendesine e saj po te krahasohet me togfjaleshin banor i Gjirit te Lalezit apo Kodres se Diellit,sa i vogel dhe qesharak duket “Blloki”

  5. Haka Tekizoti says:

    Lum Ermali që është i gatuar vetëm me lëndë shijesh, të cilat e bëjnë të urdhërojë që të kenë të njëjtat shije të tërë, dhe ata që janë jashtë këtyre shijeve janë ose etër ose bij komunistësh, domethënë pa shije të pastra si ato të Ermalit. Shijo Ermal, shijo! Je i veçantë, di ta kapësh demin atje ku s’e kap dot tjetër njeri. Sa idiotë të mençur ka që duan t’u imponohen të tjerëve, trajtoje këtë edhe me studentët, shplajua trurin, bëji të tërë si veten që të ketë jetë të gjatë e vetëm të njëtrajtshme Shqipëria.

  6. Bashkimi says:

    O Hasime un ty te lexova vetem rreshtin e par dhe mi prure zorret ne goj , se mora mundimin te çoj deri ne fund , dua te bej nje pyetje o palaço mashtrus qe kerkon te çosh ujin aty ku te leverdis ty duke denigruar dike tjeter , vall a egziston per ty tradhtia komtare , e dyta si mund ti quajm bashkepuntoret e nazifashizmit qe luftuan kunder vendit ton si mendon ti , pyet babain tend o zagar votonte me zor PPSHn apo me deshir se ate sistem nuk e mbajti as i jati tares as un tek pull , por dobiça e bythlepires si ty , siç lepin bythen e te tjerve sot ti , kte gje bente dhe babai jot ne kohen e PPSHs , se ti zanatin e legenit e ke te trasheguar e ke ne gen , kur vdiq Enver Hoxha mas 50 vjetesh qe kish mbaruar lufta , pe gje Auron Taren ti duke qar ne shesh , aty ne at shesh ku binte shi ku nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles ishit te ter ju pisa qe sot i thurni lavdi tradhtis komtare dhe njerezve me te ulet te kti kombi , kur babai jot dhe nena jote votonte me deshir deri ne 92shin PPSHn , si te besojm ty ne zagar qe ne 45sen nuk ka fituar partia komuniste , kur te ter zgjyrat si koliçi me shok krisen bythen iken me nazistet dhe ca grupe kriminelesh prej tyre rrinin neper ferra , ata e benin shumicen e kti populli mergata qyqeve me ca cuba flokpakref e te pa lar , pse mashtron njerezit dhe shtremberon te verteten o hale o i pa udh , nuk ka njeri qe thot te verteten ne kte vend siç ka qen , dhe nje her qe e tha me fakte dhe dokumenta arkivore Auron Tare dilni ju zgjepsa pa byth e dinjitet dhe i hidheni ne fyt se te verteten e keni bezdi , ja o rrace muti ka 35 vjet qe ka ikur PPSHja çfar keni ber ju perveç se shkaterruat SHQIPERIN e shitet e vodhet e mbollet te teren me ashash vetem kte keni ber , kte ben dhe ata mostra tradhtar para lufte , qeverin ne dor e kishin ne kohen e zogut kta perparimtaret e tu çfar i lan kti populli perveç pishes dhe kandilit , perveç malarjes dhe injorances , lan nje popull koliçet e tu komplet injorant qe ne vitin 45s votonin me kokrra se as firm nuk hidhnin dot , lat nga koha zogut vetem teneqexhinj dhe nje fabrik i thencin mielli ne durres kjo ishte cudia qe ben kta tradhtar te kti kombi qe ti sot i thur lavdi o legen , shyqyr qe e shiten SHQIPERIN tek italia qe erdhi ajo beri ca ndertime per veten e vet se te ish per mendimtaret e tu te mergates qyqeve kti vendi do i kish humbur vula me koh , por kto te verteta ju vrasin dhe si kopila beni heronj cubat bashkepuntoret e nasifashizmit qe rrinin ferrave dhe vrisnin vajzat e malsis pse shkonin ne shkoll e pse shkonin ne hekurudh , kta kan qen heronjt e tu o profesori bythes time , dalin kalamaj palavos qe vetem mashtrimin kan perfituar kto 30 vjet rrumpallhane dhe ofendojn ata qe thon te verteten . Rrespekte per Auron Taren Me pelqen e verteta. Profesori madh ermal qerimja .

  7. Theatre and Drama says:

    ja biri gjenetik i UDB,na kujton tollanat haha,po” tollonat“ dora e UDB suaj ishte..
    sa ishte i forte ai,nuk kishte tollona,yyt te q.fsha spiunin e serbit bashke me ate spiunin tjeter te grekut,kapoçin
    ti sigurisht nuk do kulturen e kohes se komunizmit,teartro,kinema,parada festash etj..ti e do Shqiperine dhe Kosoven(mqs je me origjine andej) si Afganistan

  8. Ceni says:

    Ashtu eshte; kush i lexon ka cfare shijon. Te verberit nuk lexojne.

  9. Go west says:

    Ju jeni ekzakt produkt komunist, zoti Hasimja.
    Ato qe dini e thoni i vendosni si tullat qe nuk levizin, bota e ndare ne bardhe e zi, i miri nuk ka asnje njolle dhe i keqi eshte vetem i tille.
    Por, dreqi ta haje, njerezit dhe gjerat ne pergjithesi jane koplekse e shumekendore.
    Ato qe shkruan Auroni jane te verteta. A eshte koha dhe vendi te thuhen? Varet, Auroni ne te drejten e vet mendon se duheshin thene, ashtu sikunder dikush tjeter mendon, ne te drejten e vet, se nuk duheshin thene e shkruar.
    Camaj dhe Koliqi jane vlera kombetare, por edhe ata kane drite-hijet e tyre, te cilat nuk ulin aspak vlerat dhe kontributet e tyre ne letrat shqip.

  10. Konjak says:

    Zoteri Hasimia , keni sjelle nje panorame te vertete dhe te sakte te fakteve dhe ngjarieve , per te gjithe sherbetoret fanatik te sistemit moniste . Mir ne periudhen e sundimit , sherbimi sahanlepiresve ju paguhej , po sot perse ja bejne kete sherbim isheve ?. Zoterinjt Camaj dhe Koliqi , kan fol ne te gjall , flasin edhe dote flasin edhe ne te ardhmen , me shkrimet e tyre , per kombin . Si c’do njeri , ka gabime ne jeten e tij , por keta zoterinj kane reflektuar per ndonje levizie te gabuar . Kushdo qe mundohet te hedhij balt mbi ta , vet puna e tyre ne interes te kombit , e kthen balten drejt atyre qe e hedhin . Ketu nukse ka nje perpiekie per sqarim , e cila dote ishte normale ; por ka nje deshire dukshem ne perkrahie te isheve , per te perfituar parajsen e humbur . Me e mira dote ishte , perpiekia me pune — per cilindo– per tia arritur qellimit , jo fantazia dhe perpiekia per te rikthyer ishet .

  11. mik says:

    Gjithmone, vetem komentuesit ne mbrojtje te rregjimit komunist ” argumentojne ” duke share, ofendu e denigru autoret e shkrimeve !!
    Made in ” njeriu i ri ” .

  12. Vlora 9 says:

    Duhet ta kete ne A. D. N, spiunllekun qe ti shikoje edhe spiunlleku I koliqeve, ketij hasimjes

  13. I Vetquajtur profesor says:

    Ka nje lloj vetekenaqesie tek ish centralisti i kryeministrise qe kalon deri ne delir. Thote fjalen spekulim, komunist, tollon etj glorifikon bandat e maleve qe historikisht kane qene te sponsorizuara nga sllave dhe ky sih Ortaku i Naim Cilit nuk permend fare dokumentat arkivore qe jane deklasifikuar nga agjencite e zbulimit te huaja? A jane prova dokumentet e firmosura nga Camaj dhe Koliqi o Veteprofesor Hasimja? Jami sigurt qe deri dje nuk e ke lexuar as Camajn dhe as Koliqin, por meqe te mungon Opinioni i peshtire i Fevziut ku ftohen cdo dite njerez te deshtuar anonim si ty, mendove te shkruaja dy rreshta edhe ti Veteprofesor? Apo je rreshtuar dhe ti ne ushtrine krahinore bij te ish bashkepunetoreve te fashizmit qe thone se Camaj dhe Koliqi po sulmohen se jane Veriore, Katolike dhe antikomunist? I panderuar Veteprofesor Hasimja: Mund te na tregosh se ne cilin vend te pas luftes se II boterore bashkepuntoret e fashizmit nuk u denuan? Apo keta qe merrnin rroge mujore dhe shperblime nga armiqte historike te shqiperise dhe qe jane sllavet duhet ti quajme patriote? Te kam quajtur Veteprofesor sepse jam i sigurt qe nuik e ke lexuar nje shkrim te Nolit per M. Gramenon kur shtypi e sulmonte per degradimin e tij si rrjedhoje e alkoolizimit??? Mallkuar qofshin mediat qe ju japin hapesire juve mediokreve pinjolle te krimineleve te luftes per te manipuluar njerezit e paditur dhe qe fatkeqesisht sot ne shqiperi jane me shumice.

  14. Per bijte e eterve says:

    Bravo Ermal
    Eshte logjike, bijte e eterve nuk mund te mohojne eterit, sepse fale tyre existojne…
    Disa kane ndershmeri intellektuale, jane te ndergjegjshem per kete fakt, por jane nje pakice shume e vogel. Shumica nuk e kuptojne ose e perligjin me arsye “patriotike”.
    Por “faji origjinal” eshte real…

  15. Ton says:

    Axhenda eshteqe Shqiperia mos kete figura e filluan me Skenderbeun e do vaxhdojne me te gjithe….kte ben Tarja si detyre Sorosiane…..si po veprojne me zezaket me Londer dhe USA.

  16. qytetar says:

    eh moj HASIME !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    NA LODHET !!!!!!!!!!
    KUSH JU PAGUAN PER KETA GAMORLLIQE !!!!!!!!!!????????

  17. I verteti says:

    Je shprehur sakte Ermal. Po kush kupton, ata qe s’kane lexuar nje liber, apo sigurimsat?
    Nje poezi per komentusin Bashkimi. Lexoje injorant:

    Kur te vdes, le te bahem uje
    E fryma eme avull
    Ne fush do te bie shi.

    Kur te vdes , le te bahem gur
    Ne skajin e vendit tim
    Te qindroj kufi.

    = Poezi nga Martin Camaj =

    1. Theatre and Drama says:

      poezi shume te dobeta

  18. Idriz Mazreku says:

    Nuk ka asgje per tu çuditur ne rastin e Camajt dhe Koliqit. Ata ishin njerez politike dhe te angazhuar, antikomuniste, qe i sherbyen fashizmit dhe zbulimeve te huaja.Ishte bindja dhe devocioni i tyre.Perveç kesaj ata kane qene edhe veprimtare ne fushen e kultures, por gjithmone me tendence.Kane lene vepra letrare dhe publicistike, kush ka deshire le ti lexoje. kaq thjesht e shoh problemin.

  19. Ndreko says:

    Zotit Ermal, edhe vetem pjesemarrja ne qeverite kuislinge te krijuara nga pushtuesi ne Shqiperine e pushtuar vetem, pa folur per sherbimet ndaj agjenturave te huaja, eshte TRADHETI KOMBETARE, par excellence.
    Se eshte e tille prandaj patriote si Mehmet Konica dhe i Madhi Cabej refuzuan me kembengulje (kunder kembenguljes se Rexhep Mitrovices)) te mirrnin pjese si ministra ne qeverine e tij).
    Ja keshtu veproi shkencetari me i madh shqiptar i te gjitha koheve. Keta jane modeli i intelektualeve qe i duhen kombit, ndaj edhe kombi i ka futur ne panteonin e kultures sone kombetare.

  20. fteri says:

    Po përse përdhos gazetën Tema ,nuk boton komentin e fterit për Camajn e Koliçin o’ moderator i Gazetarit të talentuar shqiptar Mero Baze.????????????????!!!!!!!!!!!!!

  21. fteri says:

    Po kujtoni se me bblokimin e komentit kundër këti gazetarusku Hasimes,do bllokoni të vërtetën ?… Turp redaktor !Ju duhet të respektoni ne lexuesit e gazetës Tema ,që ju shkruajm dhe ju bëjmë komente .

  22. Berti says:

    Kishte te drejte Enveri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje