Itali, përgjysmohen viktimat nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë

8 Korrik 2020, 19:14Bota TEMA

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së Mbrojtjes Civilë, në Itali u regjistruan 15 viktima ditën e fundit, nga 30 që ishin një ditë më parë. Të infektuarit e rinj janë 193, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi dhe Emilia Romagna.

Nga Bergamo vjen lajmi më i mirë i ditës së sotme, ku nuk raportohet më asnjë person i shtruar në terapinë intensive të spitali “Papa Giovanni XXII” , 137 ditë rastit të parë.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje