Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk i do listat e hapura por e bën këtë vetëm për të futur faktorë fiktivë në skenë.
Sipas Ramës, Rama nuk e bën këtë pasi referuar edhe deklaratave të OSBE-së ku thotë që sistemi zgjedhor nuk ndryshohet para ditës së zgjedhjeve.
“Nëse ju do t’i besoni me të vërtetë demagogjisë së Z. Rama, mjafton të lexoni dhe t’i riktheheni deklaratave të OSBE-së ku thotë se sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve. Edhe sikur Z. Rama të bëjë gafën e jetës se tij, të mos miratojë kodin zgjedhor ose ndryshimet e kodit zgjedhor me ato 5 rekomandime të OSBE-së të cilat janë dakordësuar më 5 qershor, Z. Rama e ka të pamundur që të shkojë me ndryshimet e sistemit zgjedhor apo me ëndërrat e tij në sirtar për të çorientuar opozitën dhe për të futur faktorë fiktivë në lojën e tij politike sepse sot mjafton të bëni një research (kërkim), ju që jeni gazetarë dhe do të shikoni që nuk kemi më asnjë njeri tjetër, vetëm kronika të mbuluara me zërin e gazetarëve përsa i përket arritjeve dhe sukseseve të qeverisë të Z. Rama apo edhe lojës politike”-tha kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi shtoi se në Këshillin Politik nuk pati dakordësi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo u firmos edhe nga ambasadorët e Britanisë, SHBA-së dhe BE-së.
Kryetarja e LSI-së theksoi se opozita e bashkuar ishte e qartë se nëse binin dakord Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari për lista të hapura ata nuk do kishin asnjë problem.
“Kemi vetëm me zë dhe figurë njerëz të cilët ai kërkon për të provokuar opinionin publik dhe akoma më shumë faktorin ndërkombëtar dhe sidomos, do të theksoja Trojkën e famshme të realizimit të dakordësimit, pra Ambasadoren Amerikane, Ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe Përfaqësuesin e BE-së Z. Soreca. Pra, çdo deklaratë e Z. Rama që bëhet rreth kësaj nuk është gjë tjetër vetëm një provokim ndaj ndërmjetësuesëve të realizimit dhe dakordësimit të kësaj marrëveshje, të këtyre rregullave të lojës sepse kemi qenë vetë prezentë, ka qenë Z. Gjiknuri, Znj. Hajdari, Z. Vasili dhe Z. Bylykbashi, dhe gjithë stafi teknik i OSBE-së, i Ambasadës Amerikane, i Ambasadës Britanike edhe i BE-së, ku kanë qenë pjesë e debatit të organizuar përsa i përket mosdakordësimit dhe rënies dakord midis Z. Gjiknuri dhe Znj. Hajdari përsa i përket listave të hapura dhe ndryshimit të sistemit. Në dakordësimin e 5 qershorit, është fjalia e fundit e shkruajtur vetë nga Trojka ku thotë shumë qartë që nuk pati konsensus përsa i përket ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura kur nga pala jonë, nga opozita e bashkuar, ishte shumë e qartë që nëse bien dakord të dyja palët për listat e hapura, ne nuk kemi asnjë problem”-tha Kryemadhi.
Z.Rama.eshte frikacak i madh.ka shume frike nga ju.ju jeni parti e fuqishme.populli mezi pret qe ju te vini ne pushtet.se ju sillni bereqet.ju jeni shpresa e vetme.ju te beni te pasur.se dhe ju vete nga fshatare te varfer.si shumica e popullit.u bete miljadera
Botoksi ,ose me mire perdorimi i tije jep efekte,” pozitive”,kur eshte fjala per te fryre buzet ose ndonje gje tjeter,
poooor negative,ne tru.
Nuk e harxhoj kohen kot per te lexuar ca derdellit Mona, i sigurt,se pa hapur ajo gojen,vetem m…t nxjer.
Nuk ma lejon etika ta shkruaj te plote fjalen m…t
Puna nuk eshte se cben Rama, por cdo LSI si partia e dyte demagogjike dhe e udhehequr nga elemente te korruptuar