Vijon "barbaria" e gjykatave: I dënuar për gjashtë vrasje, Dritan Dajtit i hapet rruga drejt lirimit me kusht

8 Korrik 2020, 17:45Kronika TEMA

Dritan Dajtit, ashtu si shumë të tjerë vazhdon të shfrytëzojë perjudhën tranzitore që po kalon sistemi i drejtësisë për të përfituar ulje dënimi apo dalje nga burgu.

Njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve, i hapet rruga për lirimin me kusht.

Burime bëjnë me dije se Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim.

Vendimi mësohet se është marrë në datën 11 maj 2020 nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.

Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Sistemi gjyqësor në vend, pavarësisht largimit të mjaft figurave të korruptuara ka ende në strukturat e tij gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të cilët koshientë që nuk e kalojnë procesin e vettingut, kanë vijuar të ndërmarrin vendime arbitrare për t’i dhënë lirinë të dënuarve për krime të rënda.

7 komente në “Vijon “barbaria” e gjykatave: I dënuar për gjashtë vrasje, Dritan Dajtit i hapet rruga drejt lirimit me kusht”

  1. Zani Burimi says:

    Nxirreni jashte qe ta vrasin, sepse nuk ka denim me vdekje.

    1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos says:

      Jam dakort dhe ky eshte skenari i disa personave qe e duan te pjekur ne hell.
      Po denim me te madh para se ta vrasin eshte kur ti pallojne gocen se gruan po ja pallon shoqnia qe e mban me buke ne burg.

    2. Vasil Kondi says:

      Kush ta vrasi ??? Ky vrau police hallexhinje , ata skane nga mbrapa rjet mafjozesh , ata kane nga mbrapa gra e femije te pa mbrojtur ,kush do paguaj per ta vrare ??? Ajo pune behej kur qe ne burg , atje gardianet ta mbysnin per se gjalli , ata skane cipe ama , ata kane vetem xhepa ….dhe xhepat duhen mbushur ……..

  2. Geraldo,Metz says:

    Reforma ne drejtesi po i jep frytet e para…!!!u

  3. vlora says:

    Reforma ne drejtesi,SPAK,BKH,KPK,KPL.Sa emra te bukur .Askund ne bot nuk i gjen.Roft shqiperia,Jemi me te miret ne bote,te gjithe na kan inat.Keshtu te vazhdoj drejtesia deri sa te vriten te gjithe.Dritanit ti jepet medalja e trimerise

  4. Guazimondo says:

    Ky po qe eshte lajm. Hasmi keto lajme pret. Nje llum me pak edhe me pak shpenzime per ta mbajtur edhe rruajtur ne burgje. Win-Win for everyone ?

  5. xhoxhi says:

    Ai duhet të lirohet dhe të afërmit e viktimave ta presin tek dera dhe tia numërojnë mu në ballë.Jeta e tij është tek varezat,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje