Policia e Dibrës ka vënë në pranga 2 persona, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Policia thotë se në pranga kanë përfunduar shtetasit XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi D. R., 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.