“Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje", OFL vë në shënjestër 3 të “fortë” në Tiranë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

9 Korrik 2020, 10:52Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 “të fortëve” në Tiranë.

Ata janë:

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

S.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

S.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- bën me dije policia. (TemA)

1 komente në ““Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje”, OFL vë në shënjestër 3 të “fortë” në Tiranë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”

  1. babela says:

    Mos valle eshte propagande kjo? Ne lexojme , dmth une, vetem qe urdherohen te deklarojne brenda 48 oreve, por nuk marrim me vesh se çfare u be me ta. Kjo me duket eshte si puna e SPAK qe do merrej me gjera te medha, por merret me hashashin e legalizuar, apo me vendimet e gjyqtareve ne Shqiperi qe lirojne nga burgjet kriminelet e denuar me jete burg. Une mendoj qe per keto pune te vendosni Kastriot Islamin se vetem ai nuk kthehet dot mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje