Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe në qendër të diskutimeve është reforma zgjedhore.
Edhe pse drafti përfundimtar i reformës zgjedhore ka shkuar në Kuvend, nga opozita parlamentare kërkohet që të hapen listat.
Për këtë dy ditë më parë Myslim Murrizi dhe disa deputetë të tjerë u takuan me kryeministrin Rama i cili ka lënë të hapur mundësinë e një tryezë politike tre palësh mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare.
Ambasada e shba duhet tu sqaroje shqiptareve se pse hyne si ndermjetes per kodin zgjedhor ku u vendos nje pacavure qe arriti te siguroje vetem pjesmarrjen e pd ne zgjedhje dhe jo clirimin votes se lire