Gjendet e vdekur një grua në dhomën e një resorti në Sarandë

11 Korrik 2020, 09:01Kronika TEMA

Një grua 69-vjeçare është  gjetur e vdekur në dhomën e një resorti turistik në Sarandë, mëngjesin e sotëm.

Burime për ABC bëjnë të ditur se 69- vjeçarja me inicialet L.P është gjetur e vdekur në dhomën e një resorti në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Mësohet se gruaja është gjetur pa jetë nga vajza e saj. Policia dhe ambulanca ne vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje