Listat e hapura, mbreti doli lakuriq

11 Korrik 2020, 09:16Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Zakonisht është përfolur Edi Rama për daljet lakuriq në publik, vite të shkuara. Ja që paska dhe të tjerë që mbeten zbuluar, madje edhe pa hequr asnjë rrobë nga trupi. Lulzim Basha, lideri politik që kurrë nuk hoqi një valle të vetme, por vetëm i shkoi pas kundërshtarit, nuk arriti të shprehë sot as formalisht përkrahje për kërkesën më instituese, më të artikuluar dhe më të pranishme gjatë muajve të fundit – atë të hapjes së listave të kandidatëve për parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë që Rama hoqi dilemat e fundit, duke u pozicionuar më në fund në favor të aktit më emancipues që lidhet me zgjedhjet dhe produktin e tyre, Basha nuk arriti të thotë diçka më të mirë për listat, sesa “ta vendosë populli me referendum”.

Është krijuar rregullisht këto vite një ndjesi e çuditshme boshllëku dhe heshtjeje në skenën politike, sa herë që flitej për hapjen e listave të kandidatëve. Të gjithë krerët e partive të mëdha i iknin deklaratave të hapura për temën në fjalë, duke lënë të kuptohej se preferonin të vazhdonin sistemin e shëmtuar të emërimit të deputetëve, e jo të garimit të hapur brenda të njëjtës listë partiake.

Edi Rama e davariti pjesën e tij të mjegullës. Lulzim Basha i vajti nga pas, duke mohuar e hedhur poshtë. Siç ka ndodhur rregullisht pas vitit 2013, kryetari i opozitës as ka parashikuar, as ka menduar, as ka propozuar. Thjesht ka bërë obstruksionin e tezave të kundërshtarit, si një politikan kursant që mban shënime në cep të tryezës.

Në shtatë vite Rama ka luajtur poker me të, herë me letra të hapura, e herë poshtë tryezës, por s’kemi parë thuajse asnjëherë që Basha të heqë vallen dhe të kryesojë procesin politik me ide dhe propozime që do ta fusnin në ngërç e në vështirësi palën tjetër. Ka ditur të ngrejë çadra, t’i mbyllë ato brenda pak orësh, të organizojë protesta të dhunshme dhe t’i japë fund edhe atyre po me dështim, ka ditur të marrë gjysmën e qeverisë në tavolinë nga Rama, por s’ka kuptuar asgjë nga mënyra sesi ka umbur më pas. Kemi një kryetar opozite që vetëm i mëshon zërit dhe epiteteve ndaj kundërshtarit të tij në konferenca shtypi, por që nuk e ka fare idenë sesi luftohet dhe fitohet.

Lulzim Basha nuk mund të kapet pas kriticizmit të listave të hapura, me akuza që nuk lidhen me to, por me gjithfarë aspektesh teknike të reformës zgjedhore. Ai duhet t’i thotë shqiptarëve sot, nëse është ose jo për këtë element thelbësisht emancipues dhe parimisht përmbysës të statu quo-së që i ka marrë frymën sistemit tonë politik.

Hapja e listave ishte dhe mbetet hapi i madh, e reja më e spikatur e një reforme zgjedhore, në stadin aktual të procesit politik në Shqipëri. Hapja e kësaj dere kontribuon për thyerjen e mbretërimit të kryetarëve të partive, me listat e tyre të parafabrikuara.

Rama e luajti bllofin, Basha mbeti prapa dhe nuk diti ta lexojë dëshirën popullore për të thyer diktatin e listave hermetike dhe të palëvizshme. I ndjekur nga pas nga hija e Jozefinës, Majlindës dhe Arben Imamit, Lulzim Basha ndjehet komod me listat e mbyllura që i bën vetë sipas qejfit, pa mbajtur asnjë përgjegjësi për humbjet që koleksionon. Mesa duket një të tillë e ka parashikuar qysh tani, sepse sot na tha edhe alibinë: humba se Rama më sabotoi reformën dhe prishi marrëveshjen!

12 komente në “Listat e hapura, mbreti doli lakuriq”

  1. SKENDER TI VERTET E KE MIRE PER BLLOFIN E RAMES DHE SHIKO SE SA NAIV ESHTE BASHA QE EDHE KETO GJERA ME ELEMENTARE NUK I KUPTON.FARE MIRE DO ISHTE TE MERRTEB FLAMURIN E LISTAVE TE HAPURA BASHA DHE DO KRIJONTE MUNDESI QE POPULLI TE MENDONTE SE KY PASKA NDRYSHUAR GJATE KESAJ KOHE ,POR NJE NJERI SPROVUAR NE DISA DETYRA DHE I DESHTUAR NE CD DETYRE NUK MUND TE HARROHET NGA POPULLI AQ ME TEPER QE MORI SHPERBLIM NGA RAMA 12 MILION EURONGA SHEMBJA LIGJORE NE VLORE QE PERGJEGJSIN NUK KISHTE PSE TA MERRTE POPULLI POR TE PERGJIGJESHIN BASHKIAKET QE DHAN LEJE TE GABUAR,HDE NE GJITHE KET KATRAHUR NE SHQIPRI TERMETI KORONA DHE BASHA SKA NXJERRE NJE KACIDHE NGA XHEPI POR KA SHIKUAR VETEM TE BEJ VREJTJE DHE KRITIKA .MEGJITHESE DHE RAMA PO QE SE KISHTE KETE MENDJE PSE NUK INSISTOI NE DISKUTIMET PER ZGJEDHJET ,POR ATY AI RA SQUKE BASHKE ME BASHKEPUNTORET E TIJE.POPULLI KERKON QE KETO ZGJEDHJE TE BEHEN ME LISTA TE HAPURA DHE SEJCILI TE MARRE HAKUN E TIJE DHE JO E NA DALIN DEPUTET MEDIU NOKA E MAJKO E TE TJERE QE KANE 30 VJET QE MARRIN VLERA MONETARE NE KURRIX TE POPULLIT.MJAFTE ME ME NE PARLAMENT ME MEDIOKER E NJEREZ QE U MESUAN TE HANE NE KURRIZ TE POPULLIT PA BERE AS DHE NJE GRAM PUNE,MAADJE PO[PULLI TI KETE DHE KUR TE DALIN NE PENSION SE JANE KEPUTUR DUKE FITUAR DHE JO DUKE PUNUAR BARDHYL

  2. bimi says:

    Shto edhe dicka tjeter o Minxhoz. Si popull mendoj qe te behet ligj qe edhe brenda partive politike ne Shqiperi te kete votime demokratike per strukturat. Kjo bashke me listat e hapura do te ishte frymemarrje dhe perfaqesimi me i mire i mundshem.

  3. ta says:

    PO BASHA ESHTE ZËDHENESI NE PD PSE NUK KA KESHILLTARE

  4. Ani says:

    Shkrimi i bukur! Minxhozi nje gazetar serioz. Sa here e kam ndjekur ne “TV”, me ka bere pershtypje, jo vetem saktesia e tij, por edhe i sjelshem, duke respektuar fjalen e secilit, nderkohe qe ate vete e nderprisnin here pas here!

  5. koment says:

    Sa ta paska lyer rroten Rama o Minxhos! I ke rregulluar ca gjera qerrata. Ndryshe nuk shpjegohet verberia jote gazetareske per 7 vjet qeverrisje skandaloze.
    Cudi sa pak kerkon njeriu per tu kthyer ne anadollak.Ky ishte ndryshimi qe do sillte Rama ne Shqiperi? Ah po ai eshte i mire por nuk e lane te punonte.

  6. Labi says:

    O Bardhyl
    Nuk ka leje ndertimi te GABUAR
    Ka te ligjshme ose te paligjshme.
    Sic u provua nga drejtesia ktej dhe andej kufirit LEJA ISHTE E LIGJSHME
    Por ti ke te drejte kur thua se FATUREN NUK KA PSE E PAGUAN POPULLI. Ktu jam me ty. Duhet ta paguante qeveria e rilindjes, ashtu siq duhet te paguaje edhe faturen e begjetit apo si e quajne ate te televizionit qe ja prishi Kryerilindasi.

  7. Koment o drekebere says:

    …ka mare rugen e mutit PD e Lulbythes, da ta shikoni dhe vitin tjeter , do votohet me pak se 2017 se jane pesh e lehte dhe kur shikon dhe Gazmend Byth Bardhin si perdridhet te vine per te vjelle . Pale kur del Balliu dhe Salijani Pathoka
    dhe Dumagopi …cfytyra te dhjerosura Shqiptaret nuk e harojne BABALEN se tregoi cfare llumi keni qelbesira te njerezimit.

  8. Raul says:

    Me keto lista te hapura eshte e pamundur te futet ne parlament banda e vrimes celesit me ne krye kryevagabondin e pd leshelis Flamur Herman Geringun, Paloqen, Klevis krrici i faros, Aurrel nazist bylykderri i Elbasanit, Voltana serbja qe dogji shkollat ne shkoder per te prishur zgjedhjet, Enkeled Alibajga, Strazua me patllake, dhe famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri.

  9. Zgalem says:

    Edhe mua , me ka terhequr me kohe , serioziteti gazetaresk i Skenderit ( Minxhozi ) . Shkruan pake dhe sakte . Edhe ne biseda eshte lakonik.
    Ka disa dite , qe flitet per listat e hapura , por me kete shkrim te Minxhozit vajti haku tek i zoti . Rama i pranon listat e hapura , qe i propozon opozita parlamentare , por nuk i do opozita rrugetare . Thuhet se me listat e hapura hyjne ne parlament edhe njerez kriminale , se nuk kontrollohen . Nuk eshte e thene te jete vetem keshtu , se elementet kriminale i njef populli , me mire se i njohin Partite . Ne parlament hyjne njerez , qe perfaqesojne psikollogjine shoqerore . Do te jene shume me te mire se deputete e listes. Zgalem

  10. Tani says:

    Rama bam e Minxhozi ham.

  11. Shkezen Haxhia says:

    e keqja nuk eshte as tek listat e hapura dhe as tek listat e mbyllura. E keqja eshte se kryetaret kane monopolizuar partite dhe po u marrin frymen. Po nuk u bene zgjedhje te ndershme , me votim te fshehte ne parti, qe naga kryetrai i OS e deri tek kryetari i madh,nuk ka demokraci e votime te ndershme per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje