Shqiptarët e Kosovës bëhen gati për pushime: 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm në Morinë

11 Korrik 2020, 10:20Sociale TEMA

Dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobuzave me targa të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Të dhënat e policisë kufitare bëjnë ditur për hyrjen në Shqipëri të mbi 8 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 2 mije automjeteve vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ky fluks me një numër 6 mije qytetarë të Kosovës është shënuar edhe mëngjesin e së premtes.

Dogana e Morinës gjatë fundjavave po punon me kapacitet të plotë të sportele 6 si dhe me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve në hyrje të vendit tonë.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës në 11 ditëshin e fundit bregdeti shqiptar dhe qytetet historike patën 80 mijë vizitorë nga Kosova.

1 komente në “Shqiptarët e Kosovës bëhen gati për pushime: 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm në Morinë”

  1. Scandal says:

    Faliminderit “Koce..var”mire se na vini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje