Pipero: Maska të bëhet e detyrueshme edhe në rrugë, i trembemi transmetuesit të heshtur

10 Korrik 2020, 18:41Sociale TEMA

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e ditëve tëe fundit nga koronavirusi. Në një prononcim për Abc News, Pipero shprehet se të rinjtë janë infektuar më shumë sepse janë në marrëdhië pune.

Mjeku shton se duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë. 

Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. 

Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike. Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. 

Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë. Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%,”- shprehet Pipero ndër të tjera.

4 komente në “Pipero: Maska të bëhet e detyrueshme edhe në rrugë, i trembemi transmetuesit të heshtur”

  1. Zengjeli nga Vëndresha e pestë. says:

    Tani, Tema, të jemi korrekt, ose ju talleni me këtë individ që i është kthyer në obsesion dalja në televizor dhe dhënia e intervistave, ose nuk di se ç’të them tjetër. Sepse nuk ka si shpjegohet një deklaratë e tillë:”Kam qënë dhe jam kundër maskës në rrugë. Por, që të na bëhet mënyrë jetese, duhet të mbahet edhe në rrugë….”
    Tani, çfarë emri ti vësh kësaj, kur dy fjalitë përjashtojnë njëra tjetrën; ose ky njeri nuk di çfarë fletë dhe ju tallni trapin me ato që thotë, ose ju i deformoni thëniet e tij për të qeshur njerëzia me marrëzirat e pambarimta të këtij individi.

  2. Andi says:

    Puna eshte se nuk behen tampone tek personat e dyshuar. Personalisht kam qene ne kontakt me nje person qe me pas rezultoi i prekur. Kontaktova me ISHP per te bere tampon. Me thane qe nese nuk ke simptoma nuk te bejme tampon, por izolohu vete. Si mund te veteizolohesh per 2 jave pa shkuar ne pune, etj, nese nuk e di nese je i.prekur apo jo. Ishim rreth 4 persona qe kemi pasur kontakt me te semurin, asnjeri nuk eshte kontaktuar nga epidemiologet.

  3. beni says:

    ik o pirdhu
    mongolët po nxerrin ilacin ju ngelët tek maskat dhe detyrimi
    të paktën na e jepni falas maskën se e mbajmë edhe në gjumë
    maskat e kamufluar si shkencëtarë

  4. beni says:

    ik o pirdhu
    mongolët po nxerrin ilacin ju ngelët tek maskat dhe detyrimi
    të paktën na e jepni falas maskën se e mbajmë edhe në gjumë
    maskat e kamufluar si shkencëtarë
    lëne komentin zgjebs e

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje