Ashpërsohen masat për bizneset në plazhe: Gjobë dhe pezullim të aktivitetit nëse shkelin masat

9 Korrik 2020, 22:25Sociale TEMA

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet e reja në aktin normativ sa i takon masave të sigurisë anti-covid në zonat bregdetare.

Me ndryshimet e reja parashikohet deri në 700 mijë lekë gjobë për bizneset që shkelin protokollin sanitar dhe në rast përsëritje do të shkohet në mbyllje të veprimtarisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID19.

“Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”, tha Manastirliu në Kuvend.

Duke e vënë theksin te rëndësia e zbatimit të masave, Manastirliu e vuri kërkoi mirëkuptimin e biznesit dhe qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje