Shifra alarmante: 82 të infektuar në vetëm 24 orë, rritet numri i të shtruarve në spital dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive

9 Korrik 2020, 10:42Sociale TEMA

Vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënur  82 raste pozitive.

Në një deklaratë për median ministria e Shëndetësisë bëri me dije se është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive me Covid-19 të evidentuara gjatë 24 orëve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Deklarata e ministrisë: 

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike)       31,093

Raste pozitive                    3188

Raste të shëruara            1832

Raste Aktive                       1273

Humbje jete                      83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         509

Durrës         215

Shkodër      173

Vlorë            116

Lezhë            64

Fier                41

Elbasan         33

Korçë             32

Kukës             32

Berat              24

Gjirokastër     17

Dibër              17

(TemA)

3 komente në “Shifra alarmante: 82 të infektuar në vetëm 24 orë, rritet numri i të shtruarve në spital dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive”

  1. turkofagos says:

    he po ju sikur u ankuat qe ju mbulli Rama kafenete !
    Hani mut nashi

  2. Soni says:

    InshaAllah juve ju rente virusi se sdi sa te verteta jan keto shifra, por di qe po na shkaktoni probleme.
    Nuk mund te levizim ne europ se ju ha bytha juve me publiku keto shifra

  3. Sllavo Mongolian Komunist says:

    Te hengert mortja bashke me rrenat tuaja moj bushter..te shperlafte mortja familjarisht-femijet tuaj te paret ne dreq vafshi bashke me ymer gelbazen qe po mundoheni te mbillni frike ne popull..kujdes te poshter se mos publikoni komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje