Studimi: Mbajtja e maskës ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%

9 Korrik 2020, 09:07Sociale TEMA

Mbajtja e maskës e ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me Covid-19. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kalifornisë.

Sipas tyre, mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%.

Më parë, shkencëtarët thonin se maska shërbente vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët, por studimet e mëtejshme treguan se ajo mbron edhe njerëzit e shëndetshëm.

“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore.

Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje