REPLIKAT: Alfred Lela, “sherr” online me Auron Taren per Koliqin dhe Camajn

8 Korrik 2020, 22:11Sociale TEMA

Shkrimi i studiuesit Auron Tare mbi aktivitetin e shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja sekrete vijon të sjellë debat.

Këtë herë është përfshirë edhe gazetari Alfred Lela i cili në komentin e tij mbi shkrimin e Auron Tares ka zgjedhur që të mos debatojë mbi tezën e ngritur se shkrimtarët Koliqi dhe Camaj ishin kolaboracionistë apo jo por ka zgjedhur që të drejtojë një kundërpyetje mbi debatin shumë vjeçar mes komunistëve dhe anti-komunistave apo komunistëve dhe kollaboracionistëve apo ballistëve.

Ndaj shkrimit të Lelës ka reaguar vetë Auron Tare në një koment në postimin e faqes së gazetarit ku ky i fundit në mbishkrim thotë se “lufta e ftohtë vazhdon”.

Tare në përgjigje të shkrimit ka shkruar: “Plako sa kam qesh. Po pse harrove që unë botova me dokumente se lëvizja fillestare anti fashiste nuk kishte fare lidhje me Enverin? Se Mukjen e kishin organizuar të tjerë dhe jo ata që përfliten? Që Bab Myslim dhe Haxhiu kishin ardhur në Shqipëri me mbështetjen jugosllave? Po ti kishe shenuar edhe këto do të të kisha bërë like. Aa harrova edhe Kadri Cakranin”.

Lela në shkrimin me titull “Rasti Camaj-Koliqi dhe pse pyetja duhet riformuluar: Po sikur kolaboracionistët të jenë ‘auronët’ e së majtës”, thotë se kritikat ndaj shkrimit të Tares nuk bëhen mbi tezat dhe dokumentet që ai sjell, ku Koliqi dhe Camaj përmenden se kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja, por mbi përplasjen mes komunist-antikomunist, dhe Tare vijon ta mbajë këtë debat.

“Në anglishte, një gjuhë që Auroni e njeh mirë, ndoshta më mirë se gegnishten e Camajt dhe Koliqit, rri provokimi i një shprehjeje që e përshkruan më së miri këtë përpjekje dekonstruktive të Tares: a bone to pick.

D.m.th Tare, i cili nuk ka pse e ruan si sekret vetëklasifikimin si pjesë e inteligentias së majtë të Tiranës, ka një inat apo sherr ideologjiko-kulturor me dy shkrimtarët, të cilët paraardhësit e tij i kanë konsideruar reaksionarë.

Ky hulumtim i Tares nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet t’i mbajë po aty, kësaj radhe me një “sofistikim shkencor”, si për të thënë se, kundër tyre dhe mes nesh, nuk qëndron vetëm kjo, kocka e inatit partizano-ballist, komunisto-nacionalist, zhdanovisto-reaksiona.

Jo mes nesh dhe atyre qëndron një gjë që unë dhe Auroni dhe të ngjashmit e mi ideologjikë, nuk e durojmë kurrsesi për ideal të Partisë: tradhtia ndaj atdheut, bashkëpunimi me shërbimet e huaja. E me radhë”-shkruan Lela.

Në fund të shkrimit Lela thotë se “Teza dhe akuza ndaj “auronëve” duhet përmbysur dhe riformuluar. Kolaboracionistët jeni ju, sepse keni pasur edhe Shqipërinë nën kontroll, edhe keni bashkëpunuar me fuqi të huaja në shërbim të interesave të një regjimi i cili, në finale, e çoi Shqipërinë në greminë”

11 komente në “REPLIKAT: Alfred Lela, “sherr” online me Auron Taren per Koliqin dhe Camajn”

  1. demokrati says:

    Per lelen dhe lelet e tjere qe atdheu eshte i madh sa katundi i vet “verba volant scripta mannet”Edhe Dom Loro Caka,i kreshtene ishte,prift katolik dhe geg po ashtu,por Mbreti Ahmet Zog para Shqiprise nuk pyeti as per rrason e zeze dhe as per gegun e vet qe u be vegel qorre e Serbia.

  2. sulmi eshte mbrojtja ma e mire says:

    Lejles e e lejlave te gazetave e portaleve ju djege kjopune pasi kane frige nga hulmtues te respektuar e jo te shitur neser mnd te fillojne edhe hulumtimet dhe del se si financohen keto palo gazetare…

  3. Juristi says:

    A po diskuton Lela?V.K.

  4. aleko says:

    Po ky lela cfare ka nuk e kuptoje.Zotria Auroni flet me dokumenta ahere si mund ta kundershtosh dokumentin?..Dokumenti thot se ata kane qene te tille ,pra eshte fakt, ahere pse hidhen perpjet nje takem.Eshte ceshtje tjater pastaj se pse dhe ne crrethana ata pranuan kete bashkepunim..Ska asnje figure te perkryer ne ket bote o zoterinj…ata kane qene shkrimtare te zote por nuk do te thote se kane qene njeshi ne cdo plan…

  5. Sokol66 says:

    Tare eshte nje budalla, e njoh se e kam patur ne shkolle, le pastaj frikacak i madh.

  6. melania says:

    Po te mbrojti Lela beji menderen ketij muhabeti thuhet ne shqip!Le qe ai pas asaj ngjarjes se Teatrit ka dale me raport mjeksor e seshte mire nga koka(nga kafka kam fjalen sepse koka perbehet nga kafka e trute ku te dytat i ka mangut)!Ndaj lereni Alfredin e gjore te kararise me pshtiresine e tij !
    Lela nje vemje e sistemit demografik dhe analist kazani!

  7. dugagjini says:

    Nje morr bythe perball nje palacoje qe duan te permbysin
    historinr
    Tartare duhet te besh dicka per tradhetaret e sotem se ata iken me kohe dhe me vakt
    dhe aktualish nuk po i bejne dem me historise po shkruaj mdonje gje per keto vrasesit
    dhe hajdutet e sotem qe jane me shumice,apo me fal se nga keto paguhesh ketu e 30 vjete
    dhe nuk ke kellqe ti kritikosh se lepin kokckay e tyre
    E nese e ben ti sot tradheti ne 2020 bashke me keta per shqipetaret Camaj dhe kolici ishin krejt kohe te
    ndryshme .
    Lela dhe trtare lepini keta luge qe keni dhe mbyllni halet se nuk ju pjerdhe njeri per opinjonet tuaja

  8. Trotski says:

    Nuk kam simpati per Lelen ,po ne kete rast ka te drejte.Ky Auron Tare eshte nje herif i siperfaqshem ,pa kulturen dhe dijet e nevojshme,qe na tregon perralla me mbret .Aq me e dobet ka qene dhe prania e tij perballe Celo Hoxhes ne TOP CH. per debatin e LNCL..Ai po del antipodi i te vellait Igli Tare qe na ben te ndjehemi Krenare.

  9. Haka Tekizoti says:

    Epo… Kur debatojnë edhe kecërit e tipit Lela!… Kur marrin poza të diturish dhe mbrojtësish edhe spurdhjakët!…

  10. Shqiptari says:

    Debati ne kete stine virusi,lufta midis dy grupimeve,por dhe kunder qendrimeve ndaj Luftes se Dyte Boterore,futja perseri ne llogoret e kesaj lufte,shpesh te acaron dhe shpesh te ben te qeshesh.Kuptohet,bindjet,qendrimet,idealet,analizat dhe vleresimet,sot jane te lira dhe kushdo ka te drejten e zotit t’i mbroje ato dhe t’i propogandoje.Pastaj,sa te drejte ka,eshte nje problem tjeter,ku individi,me argumentr,fakte,dokumente,deshmitare,pamje,te dhena arkivore e fotografike,mron dhe fakton pretendimet e tij.Ata qe i kane lexuar shkrimet e dy autoreve,qe per fat te keq u botuan vone,per shkak te qendrmeve dhe bindjeve te tyre antikomuniste,jane ne gjendje te bejne vleresime.Eshte lexuesi ai qe vulos vlerat letrare,estetike,gjuhesore,krijuese per dy shkrimtaret.Duke e lexuar shterrueshem krijimterine e tyre veren se jane oersonalitete,me kulture,euriditr,te kendrshem dhe me vlera artistike,tematike dhe ketrare.Po,me keqardhje,nuk klasifikohen nder penat e arta te rrangut te N.Frasherit,Çajupit,Nolit,Konicec,Poradecit,Mjedes,Migjenit Kutelit,Kadarese,Agollit dhe ndonje tjetri.Sot nje pjese e madhe e lexuesvr,pothuaj nuk kane interes.Edhe te huaj ,studiues apo njohes te letersise shqipe,nuk kane ndonje vleresim me suoerlativa.Kush e ka lexuer Camajn ne Gjermani?!Sa i lexuer eshte Koliqi ne Itali.Cili eshte vendi i tyre ne letersine shqipe,me vepra madhore,te veresuara,perkthyera,me numer te larte botimesh dhe shitjesh,lexuesit e shumet sot,qe pothuaj mungojne??!!
    Duhet ndare jeta e tyre si kundershtare te regjimit komunist,aktiviteiti profesional si pedagoge,aktiviteti politik,sidomos i Koliqit,nga aktiviteti letrar,gazetaresk,studimor.Persa i takon qendrimeve politike te Koliqit,por dhe te Camajt ato jane teresisht te dokumentuara,madje,te filmuara,nga Luçe dhe tv,Italiane
    Tere individet,organizatat,qeverite qe bashkepunuan me fashizmin jane shoallur si kolaboracioniste,ne tere boten,jane denuar oa asnje hezitim ne tere Europen.Koliqi,per shkak te bindjeve,ishte nder kolaboracionistet me aktiv dhe te zellshem.Nuk flitet per sot,ku ne bashkepunojmr me tere ish kundershtaret e regjimit komunist.Nje vend qe eshte i oushtuar nga nje ushtri e husj qe vjen me tanke,topa,autumatike,qe vret dhe pret nuk mund te quhet “kalimtar”,”aleat dhe mik”,se ai ka ardhur si pushtues.Nuk ka kufte civile,kur vendi ka brenda nje pushtyes,qe ka sulmuar djegur dhe vrare miliona njerez,ka bombarduar,djegur she shkaterruar tere boten.Vetem ndonje i marre apo i zhytur ne llumin e tradhetise ben te tilla analiza dhe vleresime.
    Nese nje person e ka shitur nje here lekuren tek i huaji(Ne kete rast Koliqi e ka bere me tepri dhe me ndergjegjje,ndersa Camaj,besoj duhe me shumr fakte)ai e ka bere dhe here te tjera.Jane te dokumentuara tere veprimtaris e bashepunetoreve te fashizmit,te cilet me arme ne dire,ne veri,brojten kargimin e gjermaneve,dhe ne fund ia mbathen dhe ata.Ne kampet ku u grumbulluan,ne,Beograd,Grewi,Itali,Malte,Gjermani,u rekrutuan,krijuan organizata antikomuniste,dhe shume prej tyre u hodhe me parashuta.Ishin kunder pushtetit te ri,se u iku nga dora pushteti qe mbanin prej shekujsh kjo shtrese,por dhe te privilegjeve qe kishin gezuar.Qendrimi krahinor,gjuhesor dhe lokalist,eshte nje karte e djegur.
    Fatin e keq oer te qene agjente te sherbimeve sekrete e kane pasur personalitete boterore.Shembull eshte rasti i Hemingueit,gje qe nuk ia ka demtuar aspak lavdine ne letra.Ai spiunoi per vendin e tij,ne mbrojtje te Amerikes.Po Koliqi dhe Camaj,larg qofte nese eshte e vertete??!!Prsndaj kujdes,Apologjete inateçore,te kudondodhur,qemendoni se po shkaterrohen vlerat e kombit,po sulmohen gjenijte,po denigrohet gegerishtja katoliket shqiptare.Veorimtaria e tyre letrare nuk cenohet,por qendrimi ndaj vendit,kontributi ndaj Shqierise,kur ajo po kalonte periudha te veshtira,duhet pare me kujdes dhe pa pasion.Kjo nuk ua ul vlerat,oerkundrazi i paraqet ashtu siç kane qene.

  11. Trotski says:

    Nuk kam simpati per Lelen ,po ne kete rast ka te drejte.Ky Auron Tare eshte nje herif i siperfaqshem ,pa kulturen dhe dijet e nevojshme,qe na tregon perralla me mbret .Aq me e dobet ka qene dhe prania e tij perballe Celo Hoxhes ne TOP CH. per debatin e LNCL..Ai po del antipodi i te vellait Igli Tare qe na ben te ndjehemi Krenare.
    Po cfare ke Mo Z.Moderator ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje