Akademia e Shkencave ka njoftuar këtë të enjte se është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur profesor Grigor Zoraqi. Ai ishte bashkëpunëtor dhe anëtar i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave. Mes komunitetit shkencor, Zoraqi njihej si “mjeshtri” i analizave të ADN-së.
“Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencën shqiptare”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.
Zoraqi i ka kryer studimet e larta në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Në Shqipëri punoi si pedagog i gjenetikës pranë fakultetit të Veterinarisë. Ai është një ndër gjenetistët me kontribut të veçantë në Shqipëri.
Zoraqi numëron një numër të madh artikujsh dhe punimesh shkencore të botuara në revistat më të mira shkencore.
Ngushellime per familjen Zoraqi! Ne raste te hidhura si kjo, eshte pak te fjala “ngushellime”. Familja e tij ka humbur njeriun e zemres, rrethi familjar gjithashtu….shoqeria shqiptare intelektualin brilant. Grigor Zoraqi ose ndryshe Grisha u lind u rrit e u edukua ne nje mjedis familjar e shoqeror intelektual ,me dashuri e ngrohtesi te pafund. Ai clironte e rrezatonte me zgjuarsi e vullnet cdo cilesi dhe energji pozitive qe mund te kete nje familjar dhe intelektual i vertete. Buzeqeshja e e tij e karakteristike e perhereshme ishte nje pjese e rrezatimit, qe Grisha e trashegoi nga familja ZORAQI me vlera te shumta ne fushen e kultures e artit….!
Shprehim ngushellimet e sinqerta familjes Zoraqi,per kete humbje te “pa drejte” te Grishes…….!
I perjetshem qofte kujtimi i Tij…!
Familja Sahatcija, Toronto,Canada.