Tirana sërish në faqet e "New York Times" për memorialin kushtuar Holokaustit

10 Korrik 2020, 11:23Sociale TEMA

Memoriali për viktimat e Holokaustit që u përurua ditën e djeshme në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat me famë botërore. Gjiganti “New York Times” i ka kushtuar një artikull Bashkisë së Tiranës dhe ceremonisë që u zhvillua në nder të viktimave të Holokaustit dhe të shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë.

Në shkrim jepen detaje, ku theksohet se memoriali është vendosur në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë sheshit Nënë Tereza, dhe në të është shkruar një mesazh në tre gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe në gjuhën hebreje.

Në ceremoninë e përurimit të memorialit mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler dhe pasardhës të familjeve që shpëtuan hebrenjtë.

“Shqipëria i ka kushtuar një memorial Holokaustit. Memoriali është vendosur në kryeqytet për të nderuar viktimat dhe shqiptarët që kanë mbrojtur hebrenjtë nga nazistët. Memoriali prej mermeri u vendos në hyrje të Parkut të Liqenit të Tiranës, pranë sheshit nënë Tereza.

Mbishkrimi është bërë në tre gjuhë, anglisht, hebreje dhe shqip –  dhe në të shkruhet “shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë”.

Nazistët vranë 6 milionë njerëz, por Shqipëria ishte i vetmi vend ku nuk u prekën hebrenjtë, sepse askush nuk i la në baltë. Shqiptarët mbrojtën qindra hebrenj që u larguan nga Gjermania dhe Austria, duke i strehuar në shtëpitë e tyre”, shkruan prestigjiozja “New York Times”.

Linku:
https://www.nytimes.com/aponline/2020/07/09/world/europe/ap-eu-albania-holocaust-memorial.html?smid=tw-share

7 komente në “Tirana sërish në faqet e “New York Times” për memorialin kushtuar Holokaustit”

  1. Zeni says:

    Dhe tani pasardhesit e atyre qe shpetuam po pergatisin bashke me serbet Zgjidhjen finale per te gjithe “myslimanet” e Ballkanit

  2. Kuq e zi says:

    Turp turp…
    Memorial i kushtojne ata qe i vrane dhe ne shenje pendese dhe mosperseritje ngrejne memorial qe tu tregojne brezave qe vijne se kjo nuk duhet perseritur
    Memorialin duhej ta ngrinin hebrejt ne izrael jo e kunderta
    Sepse memoriali ne shqiperi sipas tradites shqiptare dmth “po mos ishte guna ime ti do ishe lagur”
    Dhe nje gabim tjeter ne asnje menyre nuk duhej nenvizuar perkatsia fetare sepse ate te gjore nuk u shpetuan ne baze te traditave fetare por te “beses”

  3. hipokriza says:

    po për Palestinën pse hesht?

  4. hipokriza says:

    po për Palestinën pse hesht?

  5. Një fletë nderi për shqipërinë says:

    po për Palestinën pse hesht?
    shqipërinë është në holokaust korruptiv – po e vjedhin nga të katra anët
    të gëzohemi se na nxorri NY times!?

  6. Një fletë nderi për shqipërinë says:

    po për Palestinën pse hesht?
    shqipërinë është në holokaust korruptiv – po e vjedhin nga të katra anët
    të gëzohemi se na nxorri NY times!?

  7. Një fletë nderi për shqipërinë says:

    po për Palestinën pse hesht?
    shqipërinë është në holokaust korruptiv – po e vjedhin nga të katra anët
    të gëzohemi se na nxorri NY times!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje