Vazhdojnë dorëheqjet, ikën drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës

10 Korrik 2020, 11:54Sociale TEMA

Pas paralajmërimit të drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame, ka ardhur dorëheqja e 7 brenda 10 muajve të fundit në Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Vlorë.

Jurgen Pilkapi, pas vetëm 1 muaji e pak ditë nga emërimi si drejtori i AKSH Vlorë, ka dhënë dorëheqjen. Ashtu si gjithë paraardhësit e tij që nga shtatori e deri më tani, arsyet e dorëheqjes janë për arsye personale.

Por, nuk është e vështirë të kuptohet që regjistrimi i pronave në bregdet dhe në mënyrë të veçantë në pjesë të lakmueshme të këtij bregdeti siç është Jala, dyshohet të jetë thembra e Akilit e kësaj problematike në Vlorë.

Madje, disa prej drejtuesve të dorëhequr të AKSH Vlorë janë shoqëruar edhe me punonjës të Gardës pikërisht për shkak të kërcënimeve që kanë marrë.

Nga ana tjetër, edhe policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur disa herë hetime për drejtues dhe zyrtarë të Kadastrës së Vlorës, por deri më tani asgjë konkrete.

Dhe përballë kësaj situate tashmë të njohur, duket se zgjidhja është rotacioni i drejtuesve derisa të mendohet një ristrukturim i plotë i kësaj drejtorie, që ishte edhe premtimi më i fundit i drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame.

4 komente në “Vazhdojnë dorëheqjet, ikën drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës”

  1. Myzeqari says:

    ????????. Çoni ate të Fierit…??..se ështe i zoti??

  2. justice says:

    te vije Edi Rama drejtor ne Vlore …

  3. lesh e li says:

    Vlonjatet ndane detin e jo me token. Eshte bere kerdia ne prona. Lane fshatrat e iu sulen bregdetit. Lane dhite e iu sulen peshkut.

  4. Papi says:

    Faji i ngelet qeverise nuk perballet dot me tjetersimin e pronave ose me mire ata qe duan ti tjetersojne jane ne qeveri dhe kta kane dy rruge dorheqjen ose burgun
    Vite me pare isha ne nje tavoline dhe po degjoja ku disa persona po kerkonin te emeronin nje bashkiak qe te ishte i gatshem per nja 2-3 vjet burg arsyeja ishin nja 10 milion euro fitim
    Edhe kta nuk po gjejne nje drejtor qe te kalbet vullnetarisht ne burg
    Mjafton vetem ky precedent qe qeveria te thyente qafen
    Natyrisht nqs do kishte surrat por surrati eshte bere bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje