Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka zbuluar në një intervistë në Mbrëmja në ABC News arsyet pse PD nuk pranon hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve zgjedhore, të hedhura në tryezë në orët e fundit para miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit.
Bylykbashi tha se listat janë detaji i sistemit ekzistencial dhe duhet një ndryshim rrënjësor i tij për të përshtatur ndryshimet e tjera.
Ai tha se në këtë rast nuk është marrë parasysh kërkesa e opozitës për sistem mazhoritar që do të sillte një përputhshmëri me listat e hapura.
Për Bylykbashin hapja e listave do të sillte ngatërresa në fletat e votimit, korrupsion si dhe gara brenda të njëjtës forcë politike.
“Sistemi zgjedhor ka impakt më të madh se sistemi i drejtësisë. Na duhet të diskutojmë dhe të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Jo se është i keq ky. Por ky sistem është keqpërdorur. Tani ka ardhur koha ta ndryshojmë.
Kryeministri ka dalë nga të gjithë binarët duke prishur balancat kushtetuese dhe është bërë i rrezikshëm. Në parlament ka disa deputetë me mandat antikushtetues. Mandat për të ndryshuar kushtetutën nuk ka. Në këtë proces kemi një parlament që diskuton ndryshimin e themelit.
Listat janë detaji i sistemit. Ky sistem nuk e ka listën të hapur. Lista të hapura nuk i ka as Gjermania. Nëse hapen listat duhet një tjetër dimension. Nëse hapen listat do ketë më shumë korrupsion dhe kandidatët do kandidojnë brenda partisë dhe do të fitojnë pa rregulla.
Duhet parë në unison me elementët e tjerë. Me këtë sistem nuk mund të kemi lista të hapura. Duhet t’i japim realisht zgjedhësve të zgjedhin kandidatin, jo mes kandidatëve që zgjedh kryetari. Sistemi i ka gjërat të lidhur bashkë”, tha Bylykbashi.
Ai deklaroi se koalicioni është një mesazh politik dhe element kushtetues që ka qenë traditë në çdo vit zgjedhor, si dhe e OSBE-së.
Ndalur këtu Bylykbashi deklaroi se Rama do të thyejë rregullat e OSBE-së, pikërisht tani është edhe kryetar i kësaj organizate.
“Ne themi se koalicioni është ofertë e një grupi që dalin bashkë para zgjdhësve. Është mesazh politik koalicioni. Koalicioni është element kushtetues. Nuk është shpikje e tanishme. Ka qenë shumë zgjedhje përpara. Është një traditë kushtetuese që Edi Rama do ta shkatërrojë tani. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë.
Ky është rregull i OSBE dhe tani kemi kreun e OSBE që do të thyejë rregullat e organizatës që ka marrë përsipër të drejtojë. Nëse propozojmë mazhoritarin por kjo nuk u fol. Heqja e koalicioneve do të sjellë koalicion me listë të përbashkët. Partitë duhet të ecin në një tren të vetëm. Kjo është të ngatërrosh zgjedhësit.
Me hapjen e listave do sjell ngatërresa në fletën e votimit. Zgjedhësit do bëjnë gabime në fletë votimi si telebingo që do të pasohet me një proces të gjatë ankimimi. Ky debat është truku i Edi Ramës për të prishur marrëveshjen.
T’i ndryshosh Shqipërisë Kushtetutën është e paprecedentë. Ajo që dua që të kuptojnë të gjithë shqiptarët është se jemi përpara një drame në nivelin kushtetues. Ai nuk del dot nga shpirti i tij. Marrëveshja atij i rri si këpucë e re.
Ky sistem funksionon kështu si është”, u shpreh Bylykbashi.
Ju te Pdse jeni langaraqe pa kufi. Asgje nuk pranoni doni vetem pushtetin dhurate.Na e shpifet o shpifarake ju dhe analistet tuaj talebane. Nuk ju zgjedh me shqiperia ju njofti. Ti Bylykbashi sa ke firmosur per pasuri qe i ke dhene familjes Berisha o plehre. Ti je per burg, jo per te dhene mend, po mos e ke merak se Spaku po jua mbledh nje nga nje pislliqet
O Bylyk,po ca flet mor Burr,se e bere tallash fare,si emri im.
Rri shtrember,po fol drejte.,se na he hoqe trurin nga vendi.
Ore po ju dolet nga sistemi per ate dreq transparence.
Ore ca doni ju pushtet ne tavoline?
Ju po e hidhni shurren perpjete ,se keni gjetur keta te tredhurit qe kane pushtetin tani.
Ne kohen tuaj i kishit kapur per”zhelesh”
Ju flisni per rregulla,kurse vete fshinit bythen me rregulla dhe ligje.
Bajraktari juaj e fshine edhe sote ,sepse kete e sistem e ka krijuar vete .
Mos i hap listat thote Bylyku i Bashes,se corienton votuesit.
Ti vete e ke navigacionin ne rregull?
Ore e kuptoni ju qe po e demtoni kete popull?
Qe e late kete popull pa opozite?
Apo vazhdon akoma mareveshja?
Mos jeni me mire ne opozite?
Se merni nga 16 milion Euro me vendim gjyqi?
kane frike qyqet… se mos u zgjidhen armiqte brenda partise deputete.
te gjoret! lol!
Donit te dilnit nga parlamenti kto jan pasojat langaraqer ju qe dolet me langaraq kto qe jan brenda listat e hapura dhe te shikoim sa u vlen lekura langaraq e pds
Bylyleshi nje njeri pa personalitet nuk ka thene kurre nje fjali nga mendja e tij prej te mefshti. Gjithe jeten bedel e perdorin si zar. Nuk e harroj momentin kur debili hidhte idene qe i kishin servirur eproret hajdute qe te mbaronte vetingu pasi nuk ishte i nevojshem. Tani nuk do lista te hapura se nuk vijne dot ndryshe Muli tocja pocja koqja saliu sabriu shahini e nje bunch idiot people por hajdute me eksperience.
Sa i zgjuar ky fytyre b….. Po si mendon ky se shqiptaret do te aplikojne votimin elektronik dhe nga ana tjeter do te ngaterrokon emrat ne fleten e votimit. Po si mendon ky i zgjuari i madh se duhet te kthehemi tek votimi me kokrra gome!!! Nuk mendoj se eshte mendimi i pd per te fshehur emrin e deputetit, apo mendojne te fusin neper lista plehrat e ketij vendi, ja si puna e ketij vete, qe qytetaret te mos dine se ke te votojne.
O Bylyk, kaq shum e trashet zullumin kur ishit 8 vite ne pushtet saqe akoma keni frike nga votimet e hapura dhe transparente! Bylyk votimet me lista te mbyllura sjellin korrupsion. Hapini listat o bylyk, pse nuk ua mban!!??