Pse PD nuk e do heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave?

13 Korrik 2020, 18:17Politika TEMA

Sekretari i Partisë Demokratikë për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e Abc News, ku mes të tjerash foli për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me Endri Xhafon, Gjata i cilësoi lëvizjet e fundit të kryeministrit si tentativë për të mbuluar atë që po ndodh realisht në vend.

Sipas Gjatës, Rama është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, prandaj kërkon të bëjë ndryshimet kushtetuese.

“Shkaku kryesor është që Edi Rama po mundohet me të gjitha mënyrat të mbulojë çfarë po ndodh ne Shqipëri. Ju lajme të parë nuk kishit ndryshime kushtetuese, por Covid. Sot kishim 117 raste, dje kishim edhe katër të vdekur.

Ky njeri nuk është në gjendje të menaxhoje asgjë. Çdo gjë e hap vetëm për të mbuluar paaftësitë e tij. Çon ndryshime kushtetuese, hap projekte 3D, sajon turli lloj ngjarjesh.

Momenti i dytë, shkatërrimi i ekonomisë, bizneset që po mbyllen. 17 mijë shqiptare humbën punën. I thotë mendja do të ndërrojë Kushtetutën. Kush e ka këtë luks të bëjë gjëra të tilla.

Pa dashur ti hyjmë, që ana tjetër e monedhës është frika e humbjes së zgjedhjeve. Ka parë sondazhet. E vetmja gjë është që të bëjë këto. Realiteti është kundër Ramës, ekonomia, rendi gjithçka, faktori ndërkombëtar është kundër tij.

Po ndryshove kushtetutën duhet të ndryshosh edhe kodin, pra ra marrëveshja. Po e bën se ka frikë nga humbja e zgjedhjeve. E drejta e koalicionit është standard demokracie”, deklaroi ai.

Gjata shprehet i bindur se Rama nuk del forcë e parë dhe e tremb fitorja e opozitës, që sipas demokratit do të jetë e llahtarshme.

“Këta e bënë marrëveshjen, tani pse po e prish? Sepse e di që do humbë. Ai nuk del forcë e parë. Por të mos lejojë asnjë të dalë forcë e parë. Sepse fitorja e opozitës së bashkuar është e llahtarshme.

Ai këtë po e bën se është i humbur. Me këtë që po bën Edi Rama po merr në humnerë të gjithë PS. Ai është i humbur, çështja kryesore është ta shtyjë sa ta shtyjë”, shtoi Gjata.

Po ashtu, demokrati u pyet se përse PD nuk është dakord me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa u shpreh:

“Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo Xhafo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi.

Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit. Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese”.

9 komente në “Pse PD nuk e do heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave?”

  1. tori says:

    Sukses i jashtezakoneshem i qeverisjes se qeveris Rama ne menaxhimin ekonomik te vendit ne pandemin e korona virusit C-19.Vetem 17.000 vete te larguar nga puna kur shtete e ekonomi super te fuqishme kan miljona te papune e perqindja e papuneve ka vleren mbi 20%.Israele vend super i zhvilluar me nje sistem mjekesor shume te perparuar e me nje industri qe baza e saje eshte teknollogjia e larte ,pikerisht ne kte kohe te pandemis Korona virusit papunsia ka arrit rreth 21% e shprehur ne fuqi puntore 881.296 puntor.E mos harroni te beni llogaritjen qe Israeli eshte rreth 9 miljon banor.
    Me duket se politikanet tone ose jane injorant e thellesisht te paditur ose flasin sepse polikanet tone ne vecanti,pervec padijes e injorances se plote kryesisht ato te PD rrejne,mashtojne e sajojne gjithefar budallalleqesh made in berisha te prodhuara ne shqup.

  2. sotiri says:

    Demokrati, thuhet ne lajm! Ky eshte po aq demokrat sa edhe Saleh Berisha spiun i Udb-se, sepse edhe abai i tij, Rustemi, spiun ha qene, edhe i digurimit edhe i uds-se dhe orandaj duhet te quhen “demokrate”!

  3. shqip says:

    Mirë pra, mqs i ka të humbura zgjedhjet çfarë problemi ke ti. E ndryshoi, s’e ndryshoi, ti thua që Rama do humbi. Që kur doli kjo pjellë e keqe, ( pd), vetëm shkelma ka hedhur. Ju o spiuna asnjëherë nuk keni qenë forcë e parë. Në të gjitha rastet që keni qeverisur, ( aksidentalisht qeverisur), votat janë vjedhur. Ose pushteti ju është lënë në tavolinë si pazar i ndyre. Sa ishin listat e mbyllura na çate tra…rin. Tani që duhen hapur s’jeni dakort. Ec e gjeje me shpellaret ! Këta po të kenë mundësi edhe orët e ditës I numërojnë mbrapsht. Iku turku, iku ky ai, ai tjetri, po këta na ngelen peshqesh.

  4. Ku ishte, asgjekundi says:

    Na mbushe mendjen o pinjoll i te privilegjuarve te diktatures.Te enderrosh nuk kushton asnje gje.Apo te dilni pastaj te thoni qe na i vodhen zgjedhjet.Kush i ben sondazhet banale?

  5. Juristi says:

    E kuptoni kete idiot malok se çfare flet? Per çfare pyetet dhe çfare pergjigjet dhe si pergjigjet.E tmerrshme ne çfare derexheje ka perfundu PD-ja.

  6. Edmond says:

    Ha mut i biri kriminelit Rustem.Per 100 vjet nuk vini me ne pushtet.

  7. fierza says:

    Kure flet dhe djali i Rruste Gjates hund derri per shtet e per rregulla
    prandaj pd nuk vjen kurre ne pushtet se e kane degradu keta figura te pista
    lul basha nuk dshte i interesuar te forcoj pd vetem kunatin dhe familjen e tij
    tup

  8. Tjetri i tregon ujkun , ky fet per gjurmet says:

    Pse nuk doni zgjedhje me lista te hapura ? ( qe vota te shkoje atije qe e meriton e zgjidhet e mos ta vjedhin atij qe partia , kryetari per arsye te ndryshme qe tashme dihen , ja kalon atyre qe renditen te paret dihet pse .)
    Ky kungulli tregon friken e mazhorances se do humbas .! Kjo nuk eshte arsye , e as pegjigje.
    Duhet te ndalohet vjedhja e votes thote nder te tjerat .si quhet ndryshe kalimi i votes nga njeri kandidat qe zgjedh elektoriati tek tjetri qe eshte renditur ne fillim te listes qe mer vetem votat e familjes ? !
    Per se duhen te behen zgjedhje, ne kushtetute kur na leverdise e arnojme brenda nje nate e ne te kundert duhet me referendum? Atehere te behet” reforma ” kushtetuse pastaj zgjedhje , pse duhet te presim akoma 4 vjet. Opozita e rruges prape eshte jashte parlamentit per ndryshime kushtetuse ., prap me keshill politik do mern vesh?
    Kaq vjet kauza e jashparlamentareve ishin ndryshimet per zgjedhjet tani pse nuk doni ..? Po ja ne fitojme se presim nga rotacionie nuk na duhen zgjedhje te lira e te ndershme kjo duhet te ishte pergjigjia me e mire .

  9. Vlesh says:

    Ky tipi Cim i Ristemit se cka nje lloj menyre diskutimi te vjeter, flet si ne kafe te lagjes, me nje lloj vetaurore si kopetent dhe autoritet. I keput brockullat qe po ti degjosh me kujdes e merr veshe cfare karagjozi eshte! Brockulla politike i perzjen pak me ca aresyetime juridike idiote qe me se shumti i sherbejne te folurit te tij gjithe pordhe! Tironce i thone: Home me jahu! Pordha e madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje