Nga Jordan Jorgji*
Për ResPublica.al
“Sapo mësuam emrin e xhamisë së 3272 të Stambollit: xhamia Hagia Sophia” shkruan gazeta e njohur franceze, Le Figaro. Vetëm ky fakt mjafton për të gjykuar se veprimi i fundit i presidentit turk, Erdogan, i legjitimuar nga gjykata e shtetit në fjalë, nuk mund të jetë veçse i paramenduar dhe provokues. Madje, reagimi i Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe UNESCO-s, pasqyrojnë telendisjen e tyre përballë udhëheqjes së Turqisë nga njëra anë dhe marrëdhënieve që ato kanë me këtë të fundit nga ana tjetër.
Edhe pse ky zhvillim lë hapësirë të madhe për analiza dhe këndvështrime të ndryshme, dëshiroj që në këtë shkrim të nënvizoj shkurtimisht disa opinione themelore, të cilat prekin Turqinë dhe rolin e saj rajonal.
Së pari, lëvizja në fjalë i vendos vulën hallakatjeve të turqve islamistë kundër bashkatdhetarëve të tyre qemalistë gjatë shekullit të 20-të. Erdoganizmi në bashkinë e Stambollit, si dhe në fronin e drejtimit të Turqisë më vonë, përbëjnë trashëgiminë më të rëndësishme në sfidimin e kontributit të Ataturkut për sa i përket themelimit të shtetit shekullar të Turqisë moderne pas Luftës së Parë Botërore. Jo rastësisht, Qemal Ataturku dhe mbështetësit e tij asokohe vendosën të kthejnë ndërtesën e Hagia Sophia (Shën Sofias në gjuhën shqipe) në muze.
Së dyti, veprimi i Erdoganit çon në shkëputjen e përkohshme të Turqisë nga bota Euro-Atlantike, veçanërisht nga Bashkimi Evropian. Evropa nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë nxitimit të udhëheqësit turk për të de-shekullarizuar – që të mos abuzojmë me termin e de-kristianizimit – një shtet të rëndësishëm rajonal, të cilin Ataturku dhe ndjekësit e tij e lidhën me busullën e Perëndimit. Madje, Turqia pati qenë e avantazhuar nga ana e Perëndimit, edhe pse gjatë dy luftërave botërore ajo nuk u rendit hapur me fituesit. Anëtarësimi i shpejtë i Turqisë në OKB dhe NATO, si dhe mbyllja e syve përballë problemit kurd, flasin dukshëm për një fenomen të tillë. Natyrisht, nuk mund të pretendohet që Turqisë t’i mbyllet dera në fytyrë nga Bashkimi Evropian – akoma më pak nga Uashingtoni – por shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian, veçanërisht Franca, po shprehin çdo ditë e më hapur mendimin se Brukseli nuk duhet të synojë anëtarësimin e plotë të Ankarasë në BE, por arritjen e një pakti strategjik dypalësh.
Së treti, kthimi në xhami e një simboli për gjenezën e kishës së krishterë dhe të identitetit të miliona krishterëve në rajon dhe në botë, mbart në vetvete rrezikun e mos-reduktimit të fanatizmave fetare, të cilat nga ana e tyre shërbejnë shpesh herë për ri-ndezjen e konflikteve ndër-fetare dhe ndër-etnike. Rastësisht ose jo, veprimi në fjalë përkoi me përvjetorin e masakrës së Srebenicës në Bosnjë-Hercegovinë, masakër e cila u krye në emrin e urrejtjes së ndërsjellët dhe të nacionalizmit ekstrem.
Së katërti, veprimi i Erdoganit plotëson imazhin e shtetit të tij si mbrojtës i Islamit politik në rajonin e Ballkanit dhe atë të Lindjes së Mesme. Kthimi në xhami i një ndërtese historike, në një qytet me mijëra xhami, tregon, veç të tjerash, se Turqia do të zhvillohet në një aktor rajonal gjeostrategjik, e mbështetur jo në të drejtat e njeriut dhe në tregun e lirë, por në identitetin e myslimanëve të pa-përfaqësuar në politikat globale. Në një kontekst të tillë, por edhe duke marrë parasysh faktin se autoritarizmi në Turqi është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, Turqia mund të kthehet në një eksportues të autoritarizmit në Ballkan, duke mos u kursyer të rivalizojë vizionin e integrimit evropian për shoqëritë me shumicë myslimane.
Së pesti, veprimi i Erdoganit dhe institucioneve turke (ri)hap një kapitull të rrezikshëm të ndërmarrjeve sovraniste kundrejt fenomeneve, monumenteve apo memorieve me vlerë mbi-kombëtare e deri universale. Si e tillë, Turqia mund të shkojë akoma më tej në vendosjen në dyshim të marrëveshje ndërkombëtare, të cilat vetë Erdogani ka i kritikuar vazhdimisht në të kaluarën, dhe për rrjedhojë të aplikojë qëndrime revizioniste ndaj të drejtës ndërkombëtare.
*Pedagog i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin Fan S. Noli, Korçë
o Jorgji,cpune kemi ne o byrazer me preblemet e brendeshme te Turqise,
e jeni ne vete apo jo,apo do japim edhe ne ndonje opinion?
me problemin e Haxhi Sophies le te meret anastasi me kishen e tij,ne nuk kemi pse perzihemi
ai ka emrin jorgji e jo mahmut.po evropa qe foli per kete apo dhe ata duhet te mos flitnin fare.ty te shkoi erdogani ne kosove e te tha kosova eshte turqi.neser do te vije prap e do te thote qe edhe shqiperia eshte turqi.nese je musliman ta kuptoj hallin.
ne jemi teper te vegjel per t’u mare me politikat e brendeshme te shteteve te medha,ne rastin konktret Turqise(apo kujtdo qofte tjeter USA,Kina,Russia)..e para,pasi kemi shume probleme vete…
e dyta,sa per Haxhi Sophien,eshte pjese e Turqise dhe vendos vete se cfare ben,une personalisht do isha per te qene muze sidoqofte,por Etdoganit iu ngref “miku”(jo miku me poshte) t’a beje xhami?le t’a beje,ca t’i bejme Erdoganit,t’i shpallim lufte?
ne nuk do prishim mardheniet me Turqine per muhabete kishash e xhamish,Turqine e kemi Aleat te rendesishem Strategjik,dhe jemi te detyruar te leshojme pe rreth disa ceshtjeve me te cilat mund te mos biem dakord..apo qe na duken moralisht jo te drejta..
Turko
Shen Sofia
Eshte problem i cdo europiani , dhe pastaj i cdo te krishteri.
Ti duke qene mongol nuk ke pse perzihesh, ti shif orarin e xhamise. Shqiptaret duke qene europiane duke qene pjese e historise se tyre kane pse perzihen. Po shqiptaret JO mongolet.
Ne fund plasi edhe nje qe je pellazg ose ilir , qe te kemi me ca te tallemi sot.
Ty jevgjit Ponti qelbanik hudhre së pari nuk je europian pasi vie nga Anadolli dhe se dyti të krishterët kan pas kohë nga 1391-1453 ta mbrojnë Shën Sofiën e pasi ketë nuk e betë tash qepeni. E sa për shqiptari mos e hapë gojen se 80% e tyre janë musliman 15% katolik 5% maxhup e orthodhiakë te shkerdhyer e të nençmuar nga Anastas Bythqiri qe u helenizoi kishën dhe u ndaloi edhe te mendoni shqip, shporru flliqesirë Janulle.
O byrazer ?!!
Republika Islamike Turke e Erdoganit dhe mentaliteti Turk, thjesht zbuluan Fytyren ose pa-Fytyresin e tyre Hipokrite, kriminale dhe mesjetare.
Itreguan Botes se jane faktori unik i destabilitetit dhe i konflikteve ne Rajon.
Shume mire beri Turqia.Ke dhene 5 opinione qe te mbrosh mendimin tend .Mund te jap 15 opinione pse duhej te ri-kthehej ne xhami.Si thua zoterote Erdogani mos te bente ate qe do populli i tij po te bente sic thote Amerika,B E apo Greqia.Per me te miren e Turqis vendosin turqit,shume me demokrat se mjaft vende Evropiane.Me vepra jo me letra si fjala vjen Greqia qe kujtohet per drejtesi vetem kur i preket interesi i vet.
…mos shikoni cbene tjetri ne shtepine e tije por shikoni pisllekun kudo nevendin tuaj.
Nuk i “mjaftonin” 3271 xhami te Stambollit sulltan Erdoganit!!!!!! Si tha, “eshte ceshtje e brendshme e Turqise”?!!!!! Cudi, por 850 xhami te ndertuara ne Shqiperi, shumica nga Turqia, dhe me e keqja, shumica e tyre mbi rrenojat e kishave, eshte ceshtje turke apo shqiptare? Dhe te mendosh qe edhe diktatori Enver Hoxha, ai qe ndaloi fene dhe te drejten e besimit ne Shqiperi, ishte me i llogjikshem dhe me i civilizuar se Erdogani duke rruajtur si monument kulture disa nga xhamite e ndertuara ne periudhen e sundimit osman ne qytetet shqiptare packa se nuk kishin asnje rrenje te kultures, tradites dhe besimit te shqiptareve te epokes se Gjergj Kastriotit!!!
Po per xhamite e Spanjes qe jane kthyer te tera ne kisha do te kishe ndonje koment more historiani i leshit.
Ato Xhami qe u prishen ishin ndertuar mbi Kisha akoma me te vjetra.
O Felliqesira … c’eshtja eshte kaq e qart, si e zeza mbi te bardh, Kisha e Agia Sofis monument 1.600 vjecar, me i vjetri dhe me madheshtori eshte nen mbrojtjen e UNESCO-s, nuk ka te drejt askush te nderhyj pa miratimin e Saj.
Pasi i zgjidhèn tèrè problemet e tyre, shqipfolès si Jordan Jorgji, iu kthyen tè analizojnè situatèn turke dhe tè nxjerrin konkluzione pèr askènd.
Profesori Jordan, “zbuloi” rrezikun e pèrhapjes sè autoritarizmit nè ballkan, nga vendime tè tilla si ky i gjykatès turke.
I dègjon njerèz tè tillè tè flasin dhe thua me vete, ku jetojnè kèta zogj gomerèsh, qè nuk paskèrkan parè se ballkani perèndimor, ka vetèm sisteme autoritare. Nuk priti Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia apo Bosnja, vendimet turke, pèr tu kthyer nè sisteme autoritare. Ato ishin dhe janè tè tilla, siç èshtè edhe Greqia, njè shtet i ngritur mbi gjenocid kundèr shqiptarève, shkatèrrimit tè pasurisè sè tyre kulturore dhe mohimit tè çdo tè drejte shqiptare pèr egzistencè.
Mè afèr se Shèn Sofian, unè kam Çamèrinè e mbytur nè gjak, more profesor , objektet shqiptare tè kultit tè hedhura nè erè atje apo kthyer nè stalla lopèsh, nga ata qè u vetèdeklaruan “pronarè”, pas dèbimit tè shqiptarève.
Shèn Sofia, as po digjet dhe as po shkatèrrohet, me sa di unè. Ajo mbetet tek e fundit, objekt kulti.
Nè Europè sot, pèr arsye demografike tè njè komuniteti katolik, iu lihen nè pèrdorim komuniteteve tè tjera, ndèrtesat e kishave egzistuese.
Jo jo, talibanèt e Janullès, nuk njohin diçka tè tillè. Ata, janè akoma me mendèsinè e “bekimit” tè hordhive tè Zervès, me mbjelljen e urrejtjes ndèretnike nèpèrmjet deklarimit tè ortodoksisè shqiptare nè minoritet grek.
Turqisè, profesor, nuk i rruhet shumè pèr mendimet dhe lehjen greke apo tè mbďshtetèsve tè tyre nè Paris.
Ndaj, mos i qani hallin koqeve tè dashit. Ato, as nuk do bien dhe as do ta prekin ndonjèherè tokèn.
kjo eshte pergjigjja per te gjithe dallkauket shqipkare, turq apo janulliste qofshin
Jorgo Jordani .
Me shkrimin tuaj ju nuk beni gje tjeter vetem se legjitimoni Erdoganin , sepse demostroni te njejtin mentalitet fondamentalist dhe te njejtin faciozitet fetar .Per te kundershtuar nje veprim te padrejte duhet te jemi te drejte dhe te bazohemi tek e verteta .
Macron eshte bene kunder Erdoganit qysh kur forcat turke ndihmuan Al Serraj ne Libi kunder gjeneralit Haftar ( i mbeshtetur nga Franca ) per te rimarre Tripolin . Franca ishte ajo qe bombardoi Libine pa lajmeruar aleatet e NATO -s duke krijuar shkaterrim te nje populli qe vuan edhe sot e kesaj dite .
Agi Sofia ka sherbyer si xhami nga viti 1453 deri ne 1930 , kur Ataturku e shnderroi ne muze , pra nuk ka qene vetem simbol per ortodokset por per pese shekuj ka sherbyer si xhami , fakt ky jo i parendesishem kur behet fjale per objekte kulti .
Europes dhe ShBA nuk i behet vone per xhamine apo kishen . Nese nuk ka nafte , ar , influence gjeopolitike as nuk marrin mundimin te bejne nje zile telefoni . Kjo u pa shume mire me ceshtjen e kurdeve qe deri kur luftuan ISIS ishin miqte e Evropes dhe ShBA , kur mbaroi lufta i lane ne meshiren e fatit .
Personalisht mendoj se kjo bote po shkon dhe do shkoje akoma me keq jo vetem pse drejtohet nga Erdogan , Macron o Trump por edhe pse ato njerez qe duhet ti hapin syte popullit , jo vetem qe nuk bejme drite mbi te verteten , por rreshtohen ne barrikadat e njeres apo tjetres pale .
Mister Jordan:In albanian it should be written SHBA-se and not SHBA -ve.You need to get to some more grammar.Right?
Mister Jordan:In albanian it should be written SHBA-se and not SHBA -ve.You need to get to some more grammar.Right?
Jorgeve Janullave e te tjere 300 evrove . Aka mundesi beni nje llogari sa sipas jush xhamia jan ndertuar mbi themele kishash ne bote e sa xhami jan prishur e shendruar ne kisha vetem ne Greqine veri lindore perfshi dhe Camerine … Po e ritheksoj vetem ne Greqine veri perendimore . Ju flm
Grekeria Jane te fundit qe te mund te hapin gojen per Shen Sofine. As eshte me greqi, as ka qene ndonjhere greke dhe as e kane ndertuar greket
Heshtje perseri nga komuniteti mysluman shqiptar,per kete veprim vandal nga Babe Erdogan,ne lufte kunder bashkejeteses fetare,ne te kundert me vepren e vet Ata turkut,qe te rikujton pushtimin e atij vendi dhe dhunimin dhe konvertimin ne xhami,te nderteses me monumentale te kohes Shen Sofis.
Pason ky veprim i ketij komuniteti musluman,heshtjen e gjate te mbajtur kundrejt xhihadisteve shqiptar brenda dhe jashte vendit.Kryemyftiu i Shkodres shkon deri aty dhe i dergon leter urimi babe erdoganit,me rastin e pervjetorit te uzurpimit aziatik te ketij vendi nga sulltani i´´ tij´´ i madherishem.Te gjitha keto tingellojne si islamizem politik,here mbi rrogoz dhe here nen rrogoz.
Filma pa fund, doktoratura ´´profesoresh´´,ku hymnizohet pushtuesi denatyrus otoman,dhe poshterohet heroi yne kombetar,dhe paralel me to sharje dhe fyerje ekstreme per religjione te tjera.
Dhe per te gjitha keto bema antikombetare dhe antihumane cuditerisht vazhdon te heshtet,se pari nga shteti dhe mekanizmat e tij,qe ka detyrimin ligjor karshi shoqerise multifetare qe te reagoje.Nje heshteje e tille kriminale e pason dhe media.
Kur media ngrihet me kuc dhe mac,per te aluduar akuzua dhe shpartalluar nje sekt apo disa sekte,te cilat as vrasin dhe as presin dhe as urrejne deri ne asgjesim sekte te tjere.Kur per me teper viktimat jane vetviktimizuar nga depresioni qe eshte ulur kembekryq ne shoqerine shqiptare.Dhe kjo media qe e trumbeton me te madhe kete depresion,bie krejt ne kundershtim me vehten kur shkakun e viktimizimit kerkon te gjeje tek nje sekt i supozuar.
Dhe ne ane tjeter kjo medie vazhdon te mbaje nje heshtje kriminale,karshi bemave te islamit politik,qe i ka shtrire tentakulat ne gjithe qelizat vitale te ketij vendi europian,per ta rinkovertuar ate plotesisht ne nje vilajet shpirteror otomano-arab.
Quo vadis,Shqiperi,kur sulltani otomano-arab,vec me callma dhe fare cveshur ,vazhdon te shetise dhe te defreje si dikur ne kete vend dhe te gjithe heshtin!
Kte desha te theca. sa xhami jane jane kthyer ne kisha ne krahinen e Çamerise
Wow