ANALIZA: Asnjë nuk i do LSI-të!

12 Korrik 2020, 14:45Politika TEMA

Nëse do t’i qëndrojmë thënies së Ruzveltit se në politikë nëse diçka ndodh nuk mund të konsiderohet asnjëherë si surprizë, ajo është e planifikuar të ndodhë, atëherë edhe debati i ditëve të fundit për hapjen e listave mund të shihet edhe në një tjetër prizëm veç atij të prishjes së marrëveshjes PS-PD-LSI.

Edi Rama më shumë se sa i është përulur presionit të opozitës parlamentare, duket se ka bërë llogaritë e tij që krahas një marrëveshje me opozitën zyrtare – të cilën tha që ditën e parë që nuk e donte të tillë – të arrijnë edhe një marrëveshje me një grupim të opozitës parlamentare – e cila më shumë se këtë të fundit favorizon vetë Edi Ramën. Por jo vetëm atë.

Prej të paktën 6-7 vitesh sistemi elektoral shqiptar dhe listat e mbyllura janë bërë gogoli i çdo polemike politike në vend. Ky sistem dhe listat e mbyllura janë konsideruar nga shumë zëra të shoqërisë civile, të të angazhuarve dhe të paangazhuarve në politikë, të vetë opozitës si një mekanizëm që promovon kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë. Aq shumë është anatemuar sistemi dhe listat, saqë në opinion është krijuar ideja se hapja e tyre do të çlironte përfundimisht vendin nga çdo e keqe e qeverisjes dhe e politikës.

Tri palë zgjedhjet e fundit me këtë sistem zgjedhor kanë prodhuar gjithmonë tronditje të forta, jo aq sa i përket faktit se kush ka fituar ka qenë surprizë, por për produktin që ka sjellë në qeverisje dhe aspektin moral që e ka shoqëruar mandatin e fituesit apo fituesve.

Në vitin 2009, ka qenë një tronditje e ngjashme me kapërcimin e ylberit koalicioni paszgjedhor Berisha-Meta, PD-LSI dhe produkti i qeverisjes së tij u shoqërua me një reaksion aq të madh që solli një ndryshim të fortë në 2013-n. Një ndryshim që u shoqërua edhe ky me efektin e dytë të kapërcimit të ylberit, me marrëveshjen e 1 prillit, Rama-Meta, për koalicionin parazgjedhor PS-LSI dhe gjithë komentet, pasojat që shoqëruar aleancën e majtë për katër vitet pasardhës.

Në të dyja bashkëqeverisjet, ajo që u vu re ishte një irritim në rritje i bazës së dy partive të mëdha nga partneri më i vogël që zgjedhje pas zgjedhjesh nuk dukej më aq i vogël, por kërcënues për pushtetin e tyre. Një irritim që shpejt kapi edhe majat e kupolave drejtuese. Kjo arsye çoi në marrëveshjen e 2017 Rama-Basha, ku më shumë sesa fasada e garantimit të zgjedhjeve të ndershme, qëllimi ishte zhdukja nga skena politike e partive të vogla, ku LSI ishte shënjestra kryesore dhe çmimi i madh i asaj marrëveshjeje dhe atyre zgjedhjeve. Edi Rama arriti me atë marrëveshje të vetmin qëllim strategjik, garimin të vetëm në zgjedhje dhe pa aleanca. Nëse nuk do ta kishte nën ombrellën e vet LSI-në ishte mirë që të mos ta kishte as PD.

Nëse duhet të ndante pushtet, më mirë me opozitën e madhe sesa me një parti që kishte arritur që defektet e sistemit t’i kthente në mundësi për të përfituar nga pushteti sa i njërës sa i tjetrës parti, duke gërryer si elektoratin dhe qeverisjen e secilës. Ky sistem nuk garanton asnjëherë një mazhorancë solide nga njëra parti dhe këtë e treguan zgjedhjet e 2009-s dhe ato të 2013-s, por në 2017-n çudia ndodhi dhe hodhi në erë marrëveshjen. Rama u ndje triumfator, Basha i tradhtuar dhe LSI e mbijetuar.

Tre vjet më pas, Edi Rama duket se i është kthyer të njëjtës “marrëveshje”. Por tani nuk ka më nevojë për votat e Lulzim Bashës për ta kaluar në Parlament. Dhe për këtë po përdor opozitën e listave të zgjedhur nga Basha, që njësoj si Basha dikur nuk ka ndonjë dashuri të madhe për LSI-në.

Teknikisht Edi Rama është i ndershëm në atë që thotë. Nuk ka prishur asnjë marrëveshje me opozitën jashtë parlamentit. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka diskutuar asnjëherë listat, të hapura apo të mbyllura. Marrëveshja e 5 qershorit politike ka pasur vetëm firmat e PD-së dhe LSI-së, por përmbajtja ka qenë teknike dhe thelbi i ndryshimeve të propozuara ka qenë mosndryshimi dhe ruajtja e status quo-së.

Ajo që propozon Rama mund të përmbysë çdo gjë nga sot deri në zgjedhje. Marrëveshja nuk përjashton plotësisht bashkëpunimin mes partive – ndonëse kufizon shumë fort koalicionet. Propozimi për hapjen e listave zhvlerëson kuptimin klasik të koalicioneve, por nuk përjashton listat e përbashkëta të partive opozitare. Këtu qëndron edhe kleçka. Në të dy kahet e politikës, si të mazhorancës si të opozitës, në rastin e hapjes së listave, nëse PS dhe PD vendosin të krijojnë lista të përbashkëta me aleatët, nuk ka rëndësi numri rendor se ku Rama vendos një aleatin e tij apo ku Basha cakton Kryemadhin. Elektorati i PS-së do të votojë kandidatët e PS-së dhe elektorati i PD-së do të votojë kandidatët e PD-së. Partitë më të vogla do ta kenë të vështirë të marrin aq vota sa për të nxjerrë deputetët e tyre në listat ku do të dominojnë votat e partive të mëdha.

A i intereson vetëm Edi Ramës dhe PS-së kjo zgjidhje? Jo. Teorikisht dhe praktikisht hapja e listave i intereson edhe PD-së së Lulzim Bashës. Eksperienca e bashkëqeverisjeve të 2009-s dhe 2013-s u ka mësuar të dy palëve se bashkëjetesa me LSI në qeveri është e rrezikshme, e padobishme dhe e dëmshme për të mëdhenjtë, nga baza deri në majë të piramidës. Prandaj fushata e vitit 2017 ishte më e sinqerta që Rama e Basha kanë bërë ndonjëherë, ku të dy vendosën në mes LSI-në dhe nuk ia kursyen goditjet. Për dy partitë e mëdha një parti si LSI apo disa parti të vogla nuk mund të kushtëzojnë qeverisjen me deputetët që kanë fituar në Parlament falë mbetjeve të votave të elektoratit të tyre dhe përfshirjes së kryetarëve në listat e partisë lokomotivë.

Sot Basha ndjehet i dyzuar mes dëshirës për të braktisur LSI-në dhe frikës se nuk ia del dot i vetëm. Prandaj, dy ditët e fundit kryetari i Partisë Demokratike, pavarësisht deklarimeve të forta për prishje marrëveshjeje, është shfaqur me disa qëndrime për listat e hapura. Nën presionin se është për ruajtjen e sistemit të vjetër, së pari tha se është pro listave të hapura, por kjo duhet parë pas zgjedhjeve të 2021-it. Më pas foli për prishje të marrëveshjes, por jo për tërheqje nga zgjedhjet. Së fundi për ndryshimin që pavarësisht veprimeve në ikje të Edi Ramës nuk mund të ndalohet.

Një retorikë që më shumë ngjan si shfajësim përpara aleatit të tij kryesor dhe aleatëve të tij më të vegjël sesa një qëndrim i prerë kundër Ramës. Dhe pazari për Bashën Kryeministër e Ramën President, më shumë se sa për të nxjerrë ndonjë sekret, ishte një justifikim për t’i thënë Metës e Kryemadhit se nuk është ai që po i shet te Rama. Është e vështirë për t’u besuar se Rama po bën këtë lëvizje për t’i zënë vendin Metës dhe për t’i dhuruar qeverinë Bashës.

Në thelb, as Rama dhe as Basha nuk e duan LSI-në. Ndryshimi mes tyre është se Rama është i lirë ta thotë troç, ndërsa Basha ndjehet ende i dobët dhe i papërgatitur ta pranojë publikisht.(Gazeta Si)

17 komente në “ANALIZA: Asnjë nuk i do LSI-të!”

  1. Ce says:

    Nafije dybeku i leshitlikes femra me e urryer e planetit qe grumbulloi rreth vetes nje tufe sharebajgash njera me e shpifur se tjetra nuk fiton as 0.01% ne keto zgjedhje te 2021.

    1. Pedro i ri says:

      LSI fenomeni negativ i demokracise Shqiptare

  2. MALLAKASTRIOTI says:

    “Mire” qe kemi Monika Karabucen…”Politikane”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Qe do te “Zgjidhe” Problemet e Miletit,,se sa per Like Floririn ai di te “Zgjidhe” Problemet e 7%-shit dhe Floririt te Shtetit…
    Vetem Like Floriri e di se si duhet te “Ruhet Floriri”….???Jo nga Hajdutet..jo o “Popull Budalla”:::???AS NGA HANGESTERET…por nga “Cobanet Kerrabes”…sepse Shkopi i Cobanit Cpone edhe Tunelet e Blinduara…keshtu tha Likja…dhe kete thote e Monika….lol

  3. Populli says:

    Fuck lsi….bastarde muti si likja….

  4. ?????? says:

    Te gjith partite ne shqiperi jane te korruptuar.por LSI eshte katastrofe keto per lek behen edhe me serbin ..se kan problem fare keto se kush i voto nuk edi o Zot vec turp parti hajdutash parti familjare me ne krye meten edhe baxhell moniken

  5. Monika hajdute me cizme says:

    Po si mos ta duash moniken,si shpirt eshte,si shpirt mace me 11 banjo…
    E ndershme eshte ,prindrit i kane lene gjithe ate pasuri qe po e harxhon ne jale me pioneret..
    Apo nuk ka nje burre te ndershem qe i montojne vidio dhe qe mafiozi sali ,kumbari e ka pagezuar ilirfloriri…
    Dhe ky president flori djale i trashegoi partine gruas dhe kjo do ja trashegoj kokemedhenjve ne londer qe po vuajne per buken e gojes

  6. Erla says:

    Analize perfekte! Shpresojme te ece kjo fryme dhe te shporret LSI e ndyre me kete femer super te shemtuar jashte e brenda ne krye. Partia e me maskarenjve kjo eshte. Kur te zhduket do me vije keq per nje gje se keta maskarenjte e LSI do shprtndahen ne dy partite e medha e do krijojne probleme aty, te pakten keshtu jane te grumbulluar ne nje vend. Por gjithmone te rrezikshem! Maskarenj dhe maskaresha dhe te shemtuara. Kur ka arritur te riprodhohet efhe kjo surrat shtaze mos mbet femer pa burre.

  7. TIRONA says:

    Dava kusaresh katundare injorante qe fluturojne me presh!

  8. Kokmodhi says:

    Kanceri ketij vendi dhe jo vetem keta por edhe tjeret. Ropt ju shkerdhefsha gjithe politikes

  9. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Lëvizja socialoste e INTERESIT, i ka marrë aq shumë këtij TË NGRATI POPULL, sa nuk ka më nevojë të shtojë pasurinë, por ta mbrojë atë…kam dëgjuar se mosvotimi i kësaj “rrace HAJDUTËSH” i bën ata qytetarë të “prekshëm nga ligji” që do të thotë TË DORZOJNË PASURINË KOMBËTARE TË VJEDHUR E RIVJEDHUR.
    Nëse bëhet KJO (zhveshja nga pasuria) nuk ka besoj dēnim më të rëndë për to.

  10. sillo says:

    Gabohesh rende Moni,LSI-ne e duan gjithe katunaret qe nen strehen e Bingove e lojrave te fatit shisnin racionin e pluhurit te bardhe e perqindjet shkonin tek LSI si ne kohen e Sales me kioskat qe kishin pushtuar Lanen dhe parkun Rinia!LSI e duan te gjithe ata qe toto Likja i beri drejtoraa me 15% te fitimit,qe merreshin me lloj lloj kontrabande sepse gruaja e Toto Likes kishte ender qe maces ti bente nje vaske prej flori te Krrabes !
    Ndaj prisnin se skeni pare gje akoma toto Likja do te kthehet tek rrakia e ti tek ferneti ne mengjez se helbete do kesh pune te madhe se kane ndryshuar koht e per pasoje po punove mire e fort te ulen vitet e denimit !LSI(Luli, Saliu, Iliri) te tre ne kaush do shkojne sado te perpiqen te derdhin florinjte e vjedhur ketij populli!

  11. Dashuria per floriri Ben gjithcka says:

    Pun e madhe se sna duan ne duam veten dhe floririn dhe 7%shin por per momentum e kemi len 7% se torollaku basha na la jasht parlamentit dhe kemi perfunduar pak por koha do vi kur ne te LSI do hedhim kepuc e brek ne parlament kur te kthehem ne ne parlament do rri gjith parlamenti pa brek e kpuc qe mos ti hedhim me ,me dashur dhe flori behet cdo gje,rroft LSI qe esht pocaqi si parti 7% ido cdo jeri plus dashuri per flori ,

  12. ED TIRONCI says:

    per fat jetoj ne perendim prej 30 vjetesh..politika dihet eshte kurve gjithandej…te gjithe politikanet e botes nje turi kane…por politikane si keta te LSI…nuk i gjen ne asnje vend .jane mostra..kush jeton ne shqiperi dihet i njeh akoma me mire..keta birbot para 90 i njihnim te gjithe se tirona ne ate kohe laj thaj 200000 banore kishte.te mendosh qe disa nga keta persona pothuajse te paperfillshem ne realitetin e atyre viteve…te komandojne politiken shqiptare sot..te kene ne dore te gjitha tenderat..te bejne shpi edhe me banjo per macet…tregon degradimin total te shqiperise.LSI duhet zhdukur edhe nga wikipedia…jo vetem nga jeta politike shqiptare.LSI eshte si frankeshtajni..nqs saliu na solli tropojen ne tirane…keta te LSI..na sollen kopete e skraparit ..SJANE POLITIKANE..JANE THJESHT KANUNORE..KRAHINORE…QE PER LEK SHESIN DHE GRATE E TYRE..mbas eliminimit si parti…kreret ..dmth…CIFTI META…BASHKE ME TIT VASILIN…duhet te dalin para drejtesise.

  13. Xhuliano says:

    Populli pret ti shohe para drejtesise, keta bejne kualicione. Kujt i duhet hajduti ilir meta, po monika kujt i hyn ne pune, keta nuk kane hall e derman po nuk shkuan te japin llogari para drejtesise per pasurine e vene me bythe. Yt qelbesira, brni plane per kualicione me batakçije, pasta ku shkoje tepsia, apo popull dele eshte ky dhe harron. Mut i jati, mut i biri, mut ai qe beri tane. Plera politike.

  14. Monitor says:

    Thjeshte zgjidhja eshte:
    Mos votoni LSI cfardo sistemi te jete! Do te votojne vetem militantet e saj!
    Do kuptojme sa eshte numri i hajduteve te specializuar qe vjedhin shtetin!
    Do i bejme nder vehtes dhe Shqiperise!
    Shqiperia do behet me e mire!
    Rama dubet te ndihmoj me policine.
    LSI- stet gjuajne fshataret fukarenje dhe romet! Shkojne me thase me para dhe ju blejne voten!

  15. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    Dava MOTËRQIRASH dhe DOBIÇASH të LSI PUTANËS , që VJEDHJEN , ZHVATJEN , GRABITJEN dhe PLAÇKITJEN e SHQIPËRISË e kanë PROGRAM të Partisë së tyre BANDË KRRIMINALE , SHPK , dhe KORPORATË MAFIOZE me Liken nga Çepani në krye dhe 200 Petritë HAJDUTË dhe BANDITË Vasilët e tij nga mbrapa !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e ORGANIZATËS MAFIOZE të LSI KORRUPSIONIT

  16. ???? says:

    LESHELISTAT, FARË E KEQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje