Ylli Manjani: Becchetti ka dhe dy gjyqe të tjera me qeverinë “Rama”. Makthi nuk ka mbaruar

13 Korrik 2020, 09:16Politika TEMA

Ylli Manjani shprehet se biznesmeni Francesco Becchetti ka fituar 109 milionë euro nga qeveria “Rama” për mbylljen e televizionit, por këto nuk janë proceset gjyqësore të vetme.

Manjani shprehet se janë dhe dy gjyqe të tjera në arbitrazh mes biznesmenit italian dhe qeverisë “Rama”, fitimi i të cilave mund të rëndojë buxhetin e shtetit.

:Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!

Bechetti kishte tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.

Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.

Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…

Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!

Janë edhe dy vendime dënimi që priten të shtojnë detyrimin për të paguar.

Makth i vërtetë!

E gjitha kjo si rezultat i vendimeve të gabuara të qeverisë dhe të institucioneve të shtetit!

Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.

Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.

Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.

Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument”, shkruan Manjani.

5 komente në “Ylli Manjani: Becchetti ka dhe dy gjyqe të tjera me qeverinë “Rama”. Makthi nuk ka mbaruar”

  1. Genti S says:

    ihuuu do punokemi te gjith si shtet me te medhej e te vegjel per Bechetin cas kohe qr!

    flm zt KM per punen e pa lodhur qe ben ne perpjekje per te rroptuar ket popull hallexhi!

    te na rrosh sa malet o KM

  2. taksapaguesi says:

    Po kush i lidhi kontratat me mafiozin italian o kokra e skuthit qe kerkon llogari sot?

    1. Me taksat e tua ushqen Sonilen says:

      po pse duhet ti zgjidhesh kontratat kur e di se mund ta hash sa krahu ? Apo kemi pare shume ne ? Dhe ja taksat e tua shkojne per llogari te Bechetit, i cili pastaj me nje pjese te tyre ushqen Sonilen. Dhe ti pastaj shikon se me paret e tua Bechetit ja ka morr ne goje Sonila.

  3. Shqiptar says:

    Nuk i kemi punèt mirè sepse e kemi katandisur veten nè duart e hajdutève, tè “doktorreshave” qè nuk dinè shkrim e kèndim, tè atyre qè dinè tè ngrejnè vetèm sisteme piramidash financiare dhe tè çojnè vèndin nè luftè civile apo si ky qè èshtè tani, qè ka shndèrruar emrin e tij nè PPP.
    Papèrgjeshmèri dhe halabakèri, e kupton more Manjani i Likes dhe i Monès?
    Çdo gjyq europian, ju deklaron juve fajtor sepse ju nuk kini punèsuar nè vendimmarrje, meritokracinè.
    Stani i Monika doktorreshave, kètè bulmet ka.

  4. Loni says:

    Fytyra me e uryer publike qe hidhet e pirdhet neper tv te nndryshme esht ky “”mashkulli”” pa vegla ….qe per inat te vjeres qihet me sali kriminelin….e thot tamam ? ky shoku mbi komentin tim…..e mban mend o cop muti kush i lidhi kontratat me ate apo te jan zen syt nga inati qe ke per ramen…..rama nuk para shkel ne dras te kalbur …e di mir ti.. ptuuuu ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje