Punët që mund t’i marrim botës, shansi që po na vjen në derë

12 Korrik 2020, 19:44Politika TEMA

Pandemia e COVID-19 nxiti qarkullimin e idesë së diversifikimit të furnitorit në kushtet kur Kina, “fabrika” më e madhe globale për sektorë sensitivë si farmaceutika, manifaktura e teknologjia mbylli kufijtë. Nën ethet e izolimit, vendet e Europës deklaruan se do të afrojnë zinxhirët e tyre të furnizimit dhe Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria, mund të jetë një vend pritës.

Teorikisht, ky është një shans për vendet në zhvillim, por mungesa e fuqisë punëtore të profilizuar, kostot e larta të energjisë, nevoja për investime në infrastrukturë mund të jenë frenues. Industria tekstile dhe fasonët kanë pritshmëri pozitive nga politika e diversifikimit, kurse pandemia nxori në pak nevojën e konsolidimit të agropërpunimit dhe bujqësisë. Në çdo skenar, Shqipërisë do t’i duhet të promovohet duke u përshtatur me situatën, për të tërhequr investitorët potencialë “të diversifikimit”

Nga Nertila Maho

Pandemia e COVID-19 ndezi debatin e zinxhirit të furnizimit. Industri të tëra në ekonomi të fuqishme të vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kuptuan se kthimi i Kinës në “fabrikën” e tyre të furnizimit për sektorë të rëndësishëm si farmaceutika, manifaktura apo teknologjia e avancuar i la tërësisht të pafuqishëm gjatë mbylljes së kufijve.

Përfitimi nga krahu i madh i punës dhe ekonomia e shkallës që ofron Kina, kishte bërë që zinxhiri i furnizimit vetëm të përqendrohej, ndërsa presioni i pandemisë shtroi para dilemën e diversifikimit. Për vetë mjegullën që mbështjell të ardhmen, vendimmarrja mbi këtë pikë nuk pritet të jetë e beftë. Teoria e diversifikimit pritet të materializohet në afatmesëm, por se në çfarë mase kjo do të mbetet në dorën e vendeve dhe biznesit pas bërjes së një bilanci mbi kostot dhe përfitimet. Por çfarë mund të paraqesë një situatë e tillë në nivelin global, për një vend të vogël si Shqipëria? Së pari leksione, së dyti mundësi.

Fasonët dhe tekstilet, pritet zhvendosje e pjesshme nga Azia drejt Ballkanit

Pas krizave, ndodhin ristrukturimet. Gjigantët e industrisë së veshjeve, ashtu siç pritej, deklaruan të parët lëvizjet në kushtet kur goditja e tyre ishte më e shpejta, pasi një sezon mbeti totalisht i pashitur, ndërsa një tjetër i paprodhuar. Zara njoftoi rishikimin e njësive të tregtimit kudo në botë, duke deklaruar se do të mbyllë 1200 dyqane ndërsa do të ketë një fokus të ri te shitjet online.

Një tjetër markë, grupi kanadez i këpucëve Aldo, njoftoi daljen nga disa tregje për shkak se nuk pati mundësi të mbijetojë në krizën e COVID-19, ndërkohë që aktivizoi mbrojtjen ndaj kreditorëve. Kompania ka njoftuar se do të ristrukturohet duke lënë aktive vetëm njësitë në tregjet më fitimprurëse. Kriza në kompanitë e mëdha të veshjeve pritet të ketë pasoja në zinxhirin e furnizimit.

Për Shqipërinë tendenca e ristrukturimit dhe më pas korrigjimi i pikave të dobëta paraqet mundësi. Vendet në zhvillim parashikohet të jenë edhe pritëset e zinxhirëve të rinj të furnizimit. Aktualisht industria e tekstileve, veshjeve dhe këpucëve është në një pjesë të madhe e përqendruar në vende të Azisë si Bangladeshi, Pakistani, Kamboxhia, Vietnami ndërsa në vazhdim, diversifikimi mund të përfshijë në listë Ballkanin Perëndimor, ku kjo industri nuk është aq masive.

Skënder Pashaj, nga kompania Fital, shprehet se situata është ende e paqartë dhe kompanitë duhet të bëjnë së pari ristrukturimet dhe llogaritë e tyre mbi efektet. Më pas, ato duhet të marrin vendime për zhvendosje të mundshme të prodhimit apo furnizimit.

“Deri në tetor, ne si industri, fasonët, nuk mund të bëjmë parashikime pasi kompanitë kanë nisur ristrukturimet. Shpresojmë për një lloj zhvendosjeje të kësaj natyre, nga Azia drejt vendeve të Ballkanit, por nuk kemi ende ndonjë të dhënë të sigurt për këtë tendencë. Panairi më i madh i veshjeve dhe këpucëve, që mbahet në Milano çdo fund janari ose shkurti, këtë vit është lënë më 11 dhjetor.

Prej vetë situatës, kontekstit të pandemisë dhe nxitimit për ta zhvilluar, mendoj se do të ketë njoftime interesante mbi drejtimin që do të marrë industria në përgjithësi, por edhe mundësitë për tregje si i yni në vazhdim. Mendoj se këto janë shenja për ndryshime. Azia dominon sepse ofron atë që ne nuk e ofrojmë dot, sasinë. Por tani që vihet re rënie e kërkesës, pra në konsumi, për shkak të pasigurisë së konsumatorit, edhe kompanitë do të kenë një prirje drejt uljes së prodhimit.

Kjo do të nxisë prodhimin e sasive të vogla më afër Europës. Pothuajse të gjithë kompanitë janë disi të shpërqendruara nga kjo situatë dhe po mbajnë peng prodhimin, pasi nuk e dinë si do të jetë ecuria e shitjeve. India, për shembull, nuk ka filluar ende prodhimin e këpucëve dimërore pasi sasitë e parashikuara janë shumë të ulëta” tregon Pashaj.

Lidhur me ecurinë e sektorit në vend, administratori i FITAL tregon se nuk ka një bilanc mbi situatën. Sipas tij duhet të ngrihet një grup pune që të bëjë një analizë të hollësishme mbi dëmin në sektor, në ekonomi dhe vetë shtetin, duke theksuar se ndikimi social do të jetë më i madh. Aktualisht kompanitë e mëdha të sektorit fason po ia dalin të rezistojnë edhe pse me rënie të prodhimit dhe humbje të kontratave në jo pak raste, kurse fabrikat më të vogla do ta kenë të vështirë, në mos të pamundur, të mbijetojnë.

“Për momentin, puna në kompani nuk është si më parë. Rënia është me 35%. Ajo që shoh si problem është shtatori dhe tetori, pasi askush nuk po bën kontrata për shkak të paqartësisë. Po presim të hapen kufijtë dhe të ketë një lloj qartësimi të pjesshëm. Partnerët tanë kanë porositur pak njësi pasi vlerësojnë se i gjithë problemi është tek konsumi. Njerëzit nuk po blejnë pasi kanë pasiguri dhe investojnë në gjërat më të nevojshme por jo në veshje. Qëndrimi jashtë dyqaneve për një palë këpucë në radhë kilometrike (flasim për dyqane jashtë Shqipërisë) është një tjetër arsye që i ka stepur konsumatorët.

Prodhimet bujqësore dhe agropërpunimi më shumë konsolidim

Në kohën e izolimit, një ndër zinxhirët që duket se funksionoi më mirë ishte ai i ushqimeve. Luan Leka, administrator i disa kompanive, si EHW, CONAD Albania, vlerëson se zinxhiri i furnizimit në industrinë ushqimore varet nga mënyra sesi e menaxhojnë situatën të gjithë hallkat përbërëse të tij, duke garantuar sasi.

“Në kohën e izolimit, zinxhiri i ushqimit mund të themi se ka funksionuar më mirë se të gjithë të tjerët. Së pari, edhe për konsumatorin, shpenzimet ishin të përqendruara në këtë aspekt, nuk shpenzohej për luks. Ky zinxhir nuk ka nevojë për revolucion që të funksionojë, por për përgjigje korrekte të të gjitha palëve. Këtu hyjnë ndërmarrjet prodhuese në vend, importuesit, njësitë e tregtimit me shumicë e pakicë. Të gjithë i janë përgjigjur në kohë kërkesës” nënvizon Leka.

Një situatë si kjo e pandemisë në zinxhirin e furnizimit të ushqimeve dhe agropërpunimit mund të shërbejë për konsolidimin e sektorëve. Sipas Ilia Kristos, profesor i Marketingut dhe Biznesit Ndërkombëtar në Fakultetin e Ekonomisë, në këta muaj fokusi ka qenë te prodhimet bujqësore dhe agropërpunimi vendas, ndërsa në anën tjetër mund të nxitet zhvillimi i sektorëve mbështetës.

17 komente në “Punët që mund t’i marrim botës, shansi që po na vjen në derë”

  1. Genio 81 says:

    Shansi qe po na vjen ne dere quhet prape shfrytezim punetori . Duhet te shkruani per kushtet
    E verteta ekonomike me te cilat mbijeton cdo dite cdo familje shqipetare dhe te pasqyroni realitetin e vertete se eshte pergjegjesi morale per te gjithe gazetaret .

    1. Sali Rrumpalla says:

      shkolla cilesore te bejme gjera vete, jo te punojme per koreanet e jugut! Jashte tregut te punes mesuesit e Saliut me diploma Kristali, shkolla te verteta. Nuk jane me te zgjuar se ne tetjeret. Jashte karagjozet, kerpushat,budallenjte nga politika

    2. xx says:

      CFARE I BETE KOMBINATET E TEKSTILEVE NE TIRANE,BERAT,KORCE, SHKODER???Ata qe ja shkatruan vdekshin dhe mos i trette dheu,

    3. Revizori says:

      Shoh qe kane komentuar 14 vetë, por vetem nje eshte botuar deri tani, ora 10 e dates 13.
      Nje komb zhvillohet ekonomikisht dhe menderisht prej punës. Por Jo te gjithe shqipetaret jane te pergatitur te punojne ne Shqiperi.
      Nuk ka asgje te keqe te emigrosh. Emigrimi eshte pjese e jetes tone, dhe bota eshte e vogël per t’u mbyllur ne Shqiperi.
      Por te jesh i pergatitur per te bere çdo lloj pune jashte Shqipërisë, edhe pune ilegale me rrezik burgu, por te hedhesh vickla kur te ofrohet pune ne Shqiperi, ketu ka diçka qe nuk shkon.
      E para, duhet afruar investimi dhe hapja e vendeve te punës. Negocijimi i pages minimale dhe kushteve te punës eshte faza e dytë, ku ka rol Jo vetem Qeveria, por edhe opozita, sindikatat, mediat, dhe opinioni publik.
      Opozita dhe sindikatat nuk e kane ngritur ndonjehere zerin per punonjesin, sepse gezojne pronat qe u mbeten trashegim nga Bashkimet Profesionale, dhe e kane kapur veten ekonomikisht. Vetem bejne zhurme sipas nevojave te Partise, njesoj si Bashkimet Profesionale te Enverit.
      Por te ankohesh se nuk eshte pune e mire, kur do Pune, dhe kur kjo pune akoma nuk ka ardhur, keto Jane shenja te mentalitetit prej dembeli kafenesh qe eshte kultivuar ne Shqiperi prej dekadash.
      Prandaj jam respekt per ata qe quhen me perbuzje “fshatare”. Ata nuk jane fshatare, por punetore te medhenj, dhe kontribuesit e te mirave materiale ne Shqiperi.
      Ndersa ata qyretaret e kafeneve, qe rrojne me lemosha, nuk Jane as fshatare, por katunare me banim ne qytet. Ushqehen ose me para emigracioni, ose me korrupsion, qe vjen prej militantizmit partiak ose personal, ose te mamit dhe te babit.
      Po vazhduam keshtu do bejme vend numuro edhe per shume dekada te tjera.

  2. mik says:

    Keta ala jane me teorine qe nxirret dhjame prej pleshtit !!
    Keta kujtojne se me makina qepese ngrihet GPD-ja e shtetit !!
    Vitin qe vjen do shihet kjarte se çka i ka ba edhe kjo qeveri vendit tone.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    He he heeee. ..a e dini se ç’më kujton ky shkrimi? . .
    kur kam qenë në klasën e parë (apo në klasën e dytë )në fillore ka qënë një përrallëz që pasqyronte një dialog midis majmunit dhe breshkës të cilët ngroheshin në diell dhe bënin plane të ndërtonin një shtëpi për të përballuar dimrin e ftohtë. ..pra ata dridheshin nga të ftohtit dhe vazhdonin. .do bëjmë kështu do bëjmë ashtu dhe asgjë nuk bënin sepse ishin dembele. ..kështu edhe puna e këtij shkrimit të mësipërm. ..do do dooo…por asgjë. ..ndofta do kryeministri ynë të hapi fronte pune por ka harruar që i ka përzënë fuqinë punëtore nga shqipëria tani le të marri sirianë e afganë por duhet të ketë kujdes sepse ata nuk nënshtrohen si shqiptarët dhe të tundin dhëmbët kështu që duhet içik kujdes me këto punë. .kryesisht ata që hapin punëra nuk presin që tua sjellë shansi por shkojnë dhe e kërkojnë shansin ku të jetë. .do .. dooo…

  4. degelisi says:

    Cfar eshte “fasonet”?!

    1. Luan says:

      Fasonet jane pidhi i gruave te Rames Berishes Likes dhe Bashes.

  5. Outspoken says:

    Po po po cfare shansi, ky eshte nje shans per ta lene Shqiperine 50 vjet mbrapa,
    Duke hapur fasoneri, dhe duke e mbajtur Popullin ne injorance dhe varferi extreme !!!
    Perse nuk hapin Laboratore, Uzina te precizionit te larta,
    Qendra informatike,dhe Farmaceutike, qe Populli te shikoje te ardhme per femijet!!!

  6. Julia says:

    Po me keta politikan qe kemi ne mendoni se investitoret e huaj te vijne ne shqiperi?

  7. Santa Quaranta says:

    Po!! Po na vjen shansi ne dere te behemi si Bangladeshi dhe nga ana tjeter kromi, bakri e nafta shqiptare shkojne per dhjame qeni!!

  8. Qaniu says:

    Rekrutimi i nje numri me te madh sklleverish te papaguar shqiptare nuk eshte e nuk duhet te jete shansi yne..

  9. Koli says:

    Te shkoje Mona Cizmja te qepi kepuce dhe Linda Rama te qepi xhinse te fasonet.

  10. Eagle says:

    Shanci per tu bere Skllever dhe Kosh plehrash i Evgropes

  11. Genti says:

    Ky qe gazetarja e quan shans esht pothuaj nje skllaverim i metejshem i shqipetarve neper fasone. Me 150 mij lek qe japin per puntoret keta nuk mund te paguhet as nje qera ne tirane e jo me te jetohet. E vetmja rrug per rritjen ekonomike te Shqiperis duhet te jet diversifikimi i burimeve ne te ardhura , qe nje familje te ket mundesi te pasurohet dhe te jetoi me dinjitet jo te jet e varur prej te vetmit burim si fasoneria qe pasuron vetem pronarin. Ps rroga e fasoneris 150 mij lek me gjith te shtuna ka 20 vjet qe nuk peson rritje

  12. H says:

    Si fillim, botës i kemi marrë drogën, prostitucionin, vrasjen, korrupsionin, vjedhjen, mashtrimin ,zaptimin dhe kafenetë. Epo dreqi ta hajë të gjitha ne nuk do i marrim.

  13. Kiçua te hyrja e dyte says:

    hahahaha “industrite” shqiptare, fasoneria dhe bujqesia kurse ne shtetet qe na rrethojne prodhohen pjese kembimi makinash dhe kane industri te rende
    sa qesharake qe jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje