“Sherr” mes Ben Blushit e Aleksandër Frangajt, kujt i kanë hequr vizën amerikane

13 Korrik 2020, 10:56Politika TEMA
“Sherr” mes Ben Blushit e Aleksandër Frangajt, kujt i kanë

Portali CNA.al shkruan sot se SHBA i ka hequr vizën amerikane Ben Blushit.

“Heqja e vizës ka ndodhur disa muaj më parë pas disa akuzave të forta nga biznesmenë të ndryshëm pranë ambasadës, se janë sulmuar padrejtësisht nga Ben Blushi me gjobëvënie”, shkruan ky portal.

Ben Blushi i është përgjigjur me anë të gazetës Shqip, ku ka publikuar edhe vizën amerikane.

Sipas tij, ky sulm atij i bëhet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj, që sipas Blushit, sponsorizojnë portalin në fjalë.

Blushi sfidon ndërkohë Frangajn, të përgjigjet nëse udhëton dot apo jo drejt Amerikës.

“Portali që financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj ka arritur sot nje rekord shpifjesh ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi. Ky portal emrin e te cilit nuk e citojmë për arsye higjenike, ka arritur sot të botojë shpifjen numër 272, në shumë pak muaj kundër Ben Blushit.

Çudia është që si mundet një portal të prodhojë kaq shumë tituj dhe po aq shpifje ndaj një qytetari të lirë, i cili nuk është as zyrtar, as ministër, as kryeministër dhe duke mos pasur asnjë funksion shtetëror nuk administron asnjë qindarkë të taksapaguesve. Ben Blushi nuk ka patur asnjë funksion shtetëror që nga viti 2005 deri në vitin 2017, kur u largua me vullnet nga politika.

Duke pritur që shpifjet e këtij portali të kalojnë 300 në më pak se 300 ditë, për t’i hedhur në gjyq, sot po përqeshim një shpifje të re sipas të cilës drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, i është hequr viza amerikane.

Më poshtë po postojmë vizën tre vjeçare të marrë në 7 qershor 2019 dhe me afat skadence në 30 maj 2022.

Kaq për sot për portalin e paguar nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj. Ndërkohë meqë Ben Blushi bëri publike vizën amerikane, ftojmë pronarin e TV Klan, të publikojë pasaportën e vetë, nëse ka vizë amerikane”, shkruan Shqip.

Por, pas këtij përgënjeshtrimi, CNA.al ka reaguar sërish.

“Që Ben Blushi të flejë i qetë, por dhe të sqarohet opinioni publik, ne nuk kemi thënë që ai s’ka marrë vizë kohë më parë, se pa marrë vizë nuk ka sesi të të hiqet. Ne e kemi thënë shqip dhe po e theksojmë: “Ambasada amerikane i ka hequr vizat një sërë zyrtarësh, persona të drejtësisë dhe pronarë e drejtues mediash. Së fundmi personi që i  është hequr viza disa muaj më parë, është edhe Ben Blushi.”

Beni mund ta ketë marrë vizën një vit më parë, por a udhëton dot sot në SHBA?

Për ta provuar ne jemi të gatshëm t’i paguajmë Benit bileten e një udhëtimi vajtje-ardhje. Ne e dimë se Beni nuk e ka problem se ai është bashkëortak me pronarët e inceneratorëve, por opinioni publik të jetë i qartë. A udhëton dot Ben Blushi në SHBA, këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër”, shkruan portali në fjalë.

Kujtojmë që prej muajsh mes Ben Blushit dhe Aleksandër Frangajt është duke u zhvilluar një luftë e egër ekonomiko-politike, ndërsa në mes është përfshirë edhe Sali Berisha.

(TemA)

26 komente në ““Sherr” mes Ben Blushit e Aleksandër Frangajt, kujt i kanë hequr vizën amerikane”

  1. komunisti says:

    Frangaj nje pis katolik qe vetem regjimi i Enverit i boni terbjet.

    1. Koli says:

      Po qe keshtu atehere ja paskan hequr dhe Ben Bilushi paska ber si pickedhie.Ec Beni ik ne Amerike bileten vajtje-ardhje ta paguajne keta te portalit.Po nuk e pranove sfiden atehere mos bej si pickedhie se ajo duket se bishti rri perpjete.Nuk eshte si ajo e deles qe e mbulon me bisht te mafh e te gjate.

      1. Pandemia nuk i njeh vizat says:

        Po pse pranon ShBA shtetas shqipetar qe nisen nga Shqiperia ne kete kohe pandemie? Mesa di une Jo. Edhe Eoropa nuk i pranon shtetasit Amerikane te hyjne ne vendet e BE-se.

  2. Mario says:

    Si ka mundesi vize 3 vjecare se zakonishte vizat ShBA I jepe 10 vjecare

    1. I dituri says:

      jo po 100 vjecare!!!!I paditur!

    2. tori says:

      Mario o karabush: Shikoje vizen e pastaj sqarohu tek ambasada amerikane.

  3. assaakj says:

    Kur te anullojne vizen, e bejne nga sistemi i tyre. Nuk eshte e nevojshme qe te ta heqi edhe ngjitesin nga pashaporta. ?

  4. Shkodrani says:

    Kujt i intereson a udhëton Blushi, Frangaj, Ahmeti andej e këtej? Janë me viza apo pa viza? Natyrisht që ata merren me njëri – tjetrin për hallet e veta, që nuk janë të miat e besoj as të shumëkujt. Ata në djall vafshin bashkë me viza e pasaporta se herë njëri e herë tjetri e herë bashkë ia kanë shpartallu nanën ktij kombi!

  5. H says:

    Më ngjan me debatet estetike mes S. Bëvit dhe Bolder it.Çfarë intelektualësh për tu admiruar kemi.

  6. 17 nentori says:

    Lufte hijenash per kocka.

  7. Artibr says:

    Nuk mendoj kure se blushit i kan hequr vizen sa per bileten qe tia paguhaj ky haleja apo portal sic ci thon mendoj se do paguaj shume bileta ne gjyq se po ben presion me shpifje mos i le beni coi ne gjyq.

  8. Neveri says:

    Gjobvenes te peshtire jane qe te dy. Pasi marrin info nga disa zagare qe kane lidhje me qeverine se kush po merr guximin te hapi biznes ne shqiperi, keta ordiner fillojne kercenimet me gjobvenie. Prandaj nuk afrohet njeri ne shqiperi, pasi keta muter kane direkt mbeshtetjen e shtetit

  9. ta says:

    pse duhet me doemos viza amerikane,mua edhe te me luten nuk e marr,te vete te shoh gradaçelat/////

    1. Suksese te metejshme says:

      Tamam! Vize Amerikane qe te te shkosh per lesh gnithe jeten… amerika nuk eshte me ajo qe ka qene

  10. Shinjestra says:

    Kokat ngrrenci.Pisa,ndyresira.

  11. Andi Bush says:

    Follow the money.
    Eshte budallallek i Blushit qe nxjerr te dhena personale qe fare lehte mund te keq-perdoren nga te tjere.
    Sa per akuzat ndaj tij eshte qesharake qe Frangaj dhe bicimsezi i tij te flasin per korrupsion e persona te padeshiruar nderkohe qe ai eshte shembulli me i ndyre i grabitjes se prones publike dhe pasurimit korruptive duke u sherbyer padroneve te rradhes dhe perdorimit te mediave si forma presioni dhe vendetash personale dhe korruptive.
    Frangaj eshte pergjegjesi kryesor i shkaterrimit te mediave shqiptare dhe kthimin e tyre ne qenefe te qelbura dizinformimi dhe halabakerie te ububushme.

    Sa per Blushin, pamvaresisht te metave te tij dhe perpjekjes se deshtuar per tu bere politikan, nuk mund te thuash kurre qe eshte nje halabak e bashibozuk e dallkauk si Leksi iLeshit. Nese Blushi eshte i korruptuar kjo eshte ceshtje e prokurorise dhe gjykatave. Per Frangaj pokurorise dhe gjykatave u duhet kerkuar llogari qe ende nuk veprojne dhe ta vene kete qafir prape hekurave – mjafton te ndjekesh pasurimin, bizneset e tij dhe menyrane e manaxhimit te punonjesve te tij per ta cuar kete maskara prapa hekurave per dhjetra vjete – dhe me kete rast edhe clirimin e Klanit nga kthetrat e nje hajduti ordiner. Deri ne ate moment Klan TV nuk mund te quhet (duhet ti hiqet statusi si) TV Kombetare por nje qenef i nje imbecili injorant e te pagdhendur.

  12. violina says:

    Kokat hengshi o derra.

  13. drino says:

    Portali ne fjale eshte PORTHALE,…. sa per Frangaj dihet qe eshte mafia ndersa Arben Ahmetaj eshte jashteqitje, mut me nje fjale, pa karakter, provincial qe dhe kur eshte 4o grade temperatura rri me kollare, ezhte nga ata plera qe i mori Nano hajduti qe ti sherbenin…… TIRONCIT THONE KATUNAR SURRAT PARUR QYTETAR NUK BOHESH KURRE DHE KUR TE KESH NDERRU 7 LEKURE…. ky o Beni…

  14. Gjitologu says:

    Intelektualet qe meritojme.

  15. iksi says:

    Po Aleksander Frangaj prandaj ben para duke vjedh popullin e duke u favorizuar deri dje prej kriminelit Berisha , ndersa sot u financoka ne qeveritar socjalista . Po si shpjegohet qe ky rrot lezhjani nje pis njeri u financoka nga te djathte e te majte kaq te bukur e paska gruan . Prokuroria te hetoje kete pronar medjash mafjoz nga financohet si jane dhane ato favore te paligjeshme .

  16. Atdhetari says:

    Lodra të tilla të ndyra kemi parë e dëgjuar. Nqs e ka bërë USA për Ata Drejtuesa Partie, Pushteti, Gjykatë, TV e me rradhë: Përse NUK E BËN dhe BE-ja!? Por ajo që duan të dinë Shqiptarët për të Gjitha TV-të është FINANCIMET e Këtyre TV Pse Jo dhe Pushtetarëve!? Si ka Mundësi që gjitha gjithë Shekujve Flitet për SPIUNA. Ndërsa Sot për 30 Vite NUK KA TË TILLË!!!!!???? Nuk ishte RASTËSI Deklarata e Drejtuesit të Lajmeve në Top Channel KOROFILLAKUT PA(la)ÇO se: Katcifas është i Pavdekshëm!!?? ASNJË MASË NUK U MORR nga Drejtori i Programeve të Top Channel Ben Blushi!? RASTËSI!? JO dhe KURR RASTËSI. Por Derisa Drejtësia, SHISH apo të tjera Organizma FLENË (Çudia bëhet më e Madhe dhe kur Vet Policia, Forcat Speciale Nuk Reaguan!?). Patjetër që “Trimi” PA(la)ÇO nuk ka frikë. Siç e thashë Gjejnë këtë SHTET DORDOLECËSH (që e ka Katandisur Ky PUSHTET BANDITESH, KRIMINELËSH dhe HAJDUTESH) se të Deklaronte Kështu një Drejtues i Lajmeve në Channel TV Grek për Ndonjë Turk apo Shqiptar dhe do Shihnin këta FEKALE që sundojnë sot në TV-të Shqiptare.

  17. Atdhetari says:

    Po pse or INJORANT i ashtuquajturi moderator, gazetar apo ku t’a di unë ç’je. Më Çensuron Pa të Drejtë Diskutimin Tim (Qoftë dhe nqs ju përmbledh dhe ju Arsyeja e Financimit të Paligjshëm dhe nga Agency Dyshuese!?). Nuk ke të drejtë Morale, ndërsa Zakoni, Injorancë dhe PISLLËQE TË TILLA patjetër ma ndalo!?

  18. Cuku says:

    Mut njeri
    Kak tjetri

  19. Fati says:

    Ben Blushi njeri konfliktual ne Gen .Nuk mund te dali nga natyra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje