Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës

13 Korrik 2020, 12:55Sociale TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan lame ka prezantuar ditën e sotme kryeregjistruesin e ri në kadastrën e Vlorës.

I sapoemëruari është Ani Binaj i cili do të zëvendësojë Jurgen Pilkapin, i cili dha dorëheqjen pas qëndrimit në këtë detyrë vetëm 15 ditë.

Gjatë prezantimit të kreut të ri të kadastrës së Vlorës që është i 8 i zgjedhur në harkun e 10 muajve të fundit., Artan Lame u shpreh:

Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. 

Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim” tha Lame.

5 komente në “Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës”

  1. busho says:

    Si nuk paskan ecur keq punet ne Ipoteken e Vlores mor karagjoz i korruptuar?! 8 drejtore ne 10 muaj flet vete mor bastard e kelysh i kuq…

    1. Erhard says:

      Peshku eshte qelbur nga KOKA e jo nga bishti!
      Shporreni Lamen,se ai eshte shkaktari qe kadastrat kudo jane rrenuar deri aty ku nuk ka kthim!
      Problemet e kadastrave i zgjidh vetem plumbi,sic duket,se drejtesia nuk ka futur ne burg fajtoret kryesore!

  2. Mandravelllua says:

    Legalizimet ne Vlore, alias vjedhja e prones se pronarit dhe dhenia tek graabitesi qe jep rushfet administrates se korruptuar

  3. ..vine era korupsion, ky do legalizoi pronat e kushurinjeve te tije qe i njeh gjithe vlora says:

    ….kujdes se kushurinjte e keti jane te koruptuar ne ndertime dhe fallsifikime pa leje . I bejme thirje te kete kujdes se do digjesh si i njomi me te thatin . Prinderit ja njohim por farefisin e ka te shkerdhyer …..

  4. ju kujtohet ish deputeti i vlores ne kohen e Fatos Nanos , ai fshatari i koruptuar nje qelbesire njeri ...ky eshte nipi i gruas se tije says:

    ….skandal ….keta e hane turpin me buke….PS ne Vlore ka mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje