”Save the Children”: 10 milionë fëmijë rrezikojnë arsimimin nga Covid-19

13 Korrik 2020, 14:12Bota TEMA

Pothuajse 10 milionë fëmijë mund të detyrohen të largohen nga shkolla përgjithmonë për shkak të pasojave ekonomike të Covid-19.

Alarmi është ngritur nga ”Save the Children”, në një raport të publikuar sot.

“Për herë të parë në historinë e njerëzimit një gjeneratë e tërë fëmijësh duhej të ndalojnë  arsimimin, pasi mbyllja e shkollave për të kufizuar shpërndarjen e koronavirusit ndodhet  në fazën më akute të urgjencës”, tha ”Save the Children”.

Deri më tani ka rreth 1,2 miliardë nxënës të prekur nga mbyllja e shkollave, ndërsa më parë kishte shumë më pak se një e katërta, rreth 258 milionë.

”Shkurtimi i thellë i buxheteve arsimore dhe varfëria në rritje e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 mund të detyrojë të paktën 9,7 milionë fëmijë për të të lënë shkollën përgjithmonë deri në fund të këtij viti”, theksoi ”Save the Children”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje