Menaxhimi i pandemisë, mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë

13 Korrik 2020, 09:01Bota TEMA

Mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv kundër qeverisë për shkak të keq-menaxhimit të krizës së pandemisë koronavirus.

Sheshi “Rabin” u tejmbush me të rinj me maska, por që nuk ruanin distancimin fizik teksa shpreheshin kundër vështirësive ekonomike.

Protestuesit shtuan se pagesat ndihmëse të qeverisë janë lëvruar me ritme tepër të ngadalta. Manifestimi u organizua nga biznesi i vogël, të vetë punësuarit dhe artistët.

Ashtu si çdo shtet të botës, edhe Izraeli është goditur rëndë nga pandemia. Niveli i papunësisë në këtë vend arriti në 21% si rezultat i izolimit të vendosur për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Izraeli po rihap ekonominë, por shtimi i rasteve të reja detyroi rikthimin e disa kufizimeve këtë javë. Kjo ka nxitur dhe më tepër zemërimin e qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje