VOA: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë e disponueshme, por a do ta pranojë shoqëria? Një në tre amerikanë nuk do e bëjnë!

12 Korrik 2020, 18:03Bota TEMA

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Por kur të jetë e disponueshme vaksina, anketat tregojnë se 1/4 deri 1/3 e amerikanëve nuk do ta bëjnë.

Miliarda dollarë po shpenzohen për të zgjidhur aspektin mjekësor të sëmundjes thotë VOA, por nuk ka pasur investime për të zgjidhur edhe aspektin social.

“Nuk mjafton thjesht një vaksinë që rezulton e suksesshme në prova klinike. Duhet që vaksina të pranohet nga shoqëria”, thotë bashkautorja e studimit të ri Monica Schoch-Spana, antropologe dhe studiuese në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore pranë Universitetit Johns Hopkins.

Shkencëtarët po punojnë me ritme të paprecendenta drejt zhvillimit të një vaksine të sigurt dhe efektive kundër koronavirusit.

Por “nuk po bëhet punë e mjaftueshme për të kuptuar faktorët njerëzorë,” thotë shkencëtarja. Kundërshtarët e vaksinave “kanë qenë shumë të efektshëm me lëvizjen e tyre për t’u bërë rezistencë vaksinave, duke e përzier me elementë të tjerë politikë,” që lidhen me COVID-19, si protestat kundër urdhrave për mbylljen e aktivitetit ekonomik si dhe mos vënien e maskave.

Komunitetet me ngjyrë, të cilat po vuajnë në ritme shumë më të larta goditjen e koronavirusit, janë gjithashtu ndër ato që po i bëjnë më shumë rezistencë vaksinës.

Anketat tregojnë se 25-44% e afrikano-amerikanëve thonë se nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit.

1 komente në “VOA: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë e disponueshme, por a do ta pranojë shoqëria? Një në tre amerikanë nuk do e bëjnë!”

  1. KuqeZi says:

    Sa shpejt e zbuluan kete vaksine per Covid19..ende s’ka vaksine per SARS, MERS APO HIV..Per Koronen – dje doli virusi, sot e ” zbuluan ” vaksinen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje