Britania e Madhe: Sistemi i ri i emigracionit do të tërheqë më të mirën e botës

12 Korrik 2020, 16:42Bota TEMA

Britania e Madhe do të paraqesë një sistem emigracioni, i bazuar në pikat e post Brexit, që do ta lejojë atë të marrë kontrollin e kufijve të saj dhe të lëshojë potencialin e plotë të vendit tonë, tha sot Sekretarja e Brendshëm, Priti Patel.

“Britania e post Brexit do të jetë një komb sovran me një sistem emigracioni që tërheq më të mirën nga e gjithë bota”, u shpreh ajo për gazetën e mirënjohur “The Sun”.

“Sistemi është krijuar për të tërhequr shkencëtarët, novatorët dhe sipërmarrësit, të cilët mund të fuqizojnë rritjen e ardhshme ekonomike”, tha shefi i kabinetit, Michael Gove për “The Sunday Telegraph”.

Qeveria ka premtuar të pakësojë migracionin aftësipaktë dhe të lehtësojë hyrjen për profesionistët e aftë, duke dhënë pikë për aftësitë në gjuhën angleze dhe ofertat e konfirmuara për punë, si edhe duke kërkuar të ardhura minimale.

1 komente në “Britania e Madhe: Sistemi i ri i emigracionit do të tërheqë më të mirën e botës”

  1. Kavajsi says:

    A arriti Britania te kete ministre kete Africano–Indianen,ne rregull eshte muhabeti,dhe kjo po lufto emigrantet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje