Një 30-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në San Antonio të SHBA-ve, pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “Party Covid-19”. Një mjeke e spitalit Methodist, ku i riu humbi jetën, tha se pacienti mendonte se pandemia e koronavirusit ishte një mashtrim.
“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk qenka kështu.“, kanë qenë fjalët e 30-vjeçarit përpara se të ndërronte jetë.
Mjekja Jane Appleby tha se vendosi ta ndajë këtë histori jo për të trembur njerëzit, por për të përcjellë nje mesazh se virusi mund të prekë këdo.
Ajo tha se virusi nuk përjashton askënd, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që të përdorin maskë dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
“Ai me të vërtetë nuk e besoi,” tha Appleby. “Ai mendoi se sëmundja ishte një mashtrim, se ishte i ri dhe ishte i pathyeshëm dhe nuk do të preket nga sëmundja.
Lutja ime për komunitetin tonë dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë është që ta marrin seriozisht këtë sëmundje.“, tha mjekja.
Ore po gomere qe ka amerika nuk i gjen gjekundi
Ka shume mendjelehte dhe ketu. Ta marrin vesh qe s’luhet me jeten.
Keta mendojne se po te jesh nenshtetas USA nuk te ze saracov-19 se ke aeroplambajtese, nendetese apo raketq atomike. Komplet tramgull.
ky lajm esht mashtrim me vete
kushe e verteton qe ishte nga kovidi?
lazio shet ndeshje dhe askush ne media e bote
nuk thote “u shit”