Shtohen rastet e reja me koronavirus edhe në Itali

12 Korrik 2020, 19:34Bota TEMA

Rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën e shtunë. Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 234 persona me Covid-19, ndërsa të shtunën ishte 188 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.

Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.

Një lajm i mirë mund të quhet fakti që në rajonin e Ligurias nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

1 komente në “Shtohen rastet e reja me koronavirus edhe në Itali”

  1. Laberia ime says:

    Normale qe do rriten rastet se ne dt 14 korrik votohet shtyrja e gjendjes se jashtezakonshme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje