Ligjet miratojnë propozimet e opozitës për ndryshimet Kushtetuese: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore

14 Korrik 2020, 11:31Politika TEMA
Ligjet miratojnë propozimet e opozitës për ndryshimet

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugë nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Deputetë të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare kanë votuar pro hapjes së listave dhe shkuarjes në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore.

Tashmë i mbetet në dorë Kuvendit për ta votuar apo hedhur poshtë.

Ndërkohë nuk do të përfshihet sa do të jetë pragu elektoral, duke ia lënë Kodit Zgjedhor saktësimin e detajeve.

Debatet në Komisionin e Ligjeve: 

Klotilda Ferhati: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.

Myslym Murrizi: Do donim të merrnim nga mazhoranca garancinë që prag kombëtar me këtë sistem do të jetë pragu natyral i çdo qarku, ç’ka do të thotë askush nuk privohet nga mandati i drejtpërdrejtë. Prag kombëtar pa prag, pa shifër është evaziv, nul me këtë sistem. Nuk është nevoja ta sanksionojmë në Kushtetutë, por mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku.

Alket Hyseni: E mbështetëm në parim këtë nismë, pragu përcaktohet në kodin zgjedhor. Listat e hapura me koalicionet bien ndesh. Do të bënin të pamundur një votim me lista të hapura dhe koalicione.

Elena XhinaNuk mund të vendosim në Kushtetutë çdo hollësi që u takon parimeve kryesore. Neni 64 është një garanci që duhet të qëndrojë në Kushtetutë. Të nisim tashmë miratimin nen dhe të përfundojmë punën që kemi nisur.

Adnor Shameti: Pragu të jetë natyral për cdo qark dhe në kodin zgjedhor, shpreh sigurinë time se kjo është mënyra e vetme për ta legjitimuar. Pra pragu të jetë natyral i zgjedhjes.

Rudina Hajdari: Për mua kjo është e rëndësishme që jep garanci që listat të jenë 100% të hapura. E rëndësishme është që për një kohë të gjatë të kemi këtë parim dhe garanci që cdo parti të shkojë drejt rrugës së hapjes së listave deri në limitin që ka dëshirë.

Vasilika Hysi: Pra kemi diskutuar cështjen e pragut kombëtar dhe nëse në Kushtetutë duhet të parashikojmë detajet. Pragu kombëtar nuk duhet te ndikoje te mandati fitues.

Klotilda Bushka: Niveli i pragut do të lihet për t’u përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Në Kushtetutë do të vendosim çështjet parimore. Por edhe Kodi miratohet me shumicë të cilësuar dhe e njëjta praktikë të vendoset bashkërisht. Listat janë të hapura dhe kjo duhet të vendoset në Kushtetutë. Niveli jo më pak se 2/3 është dysheme. Kjo është bërë për të garantuar konkurrueshmërinë, por edhe ruajtjen e barazisë gjinore.

Andi Përmeti: Pragu natyral rajonal është ndryshim pozitiv. Të sanksionohej në kushtetutë hapja 100% e listave.

Edmond Stojku: Jemi në fazën e miratimit përfundimtar. Unë jam dakord

Spartak Braho: E vlerësoj si një ditë të shënuar pas masakrës që ndodhi në 2008 me Kushtetutën, është një parathënie shumë e mirë e ndryshimit të kushtetutës në këtë pikë, që ne biem dakord për ta bërë këtë ndryshim. Unë shpreh dakordësinë time me tërë projektin e paraqitur.

Ralf Gjoni: Ka një zhvillim pozitiv sot me propozimet e riformuluara dhe mendoj që shkojmë drejt heqjes së listave të mbyllura. Nuk specifikohet hapja e listave në nen dhe cfarë garanton lista të hapura në Kod Zgjedhor? Ju kërkoj ndjesë por desha thjesht për të konfirmuar? Nëse votohet do të jetë fitore historike.

 

13 komente në “Ligjet miratojnë propozimet e opozitës për ndryshimet Kushtetuese: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Do dali kamikazja Fatjona Dhimitri (qe ngjan si Ed Paloqja ne versjon tranziti) me letren e shkruar nga Partia kafshe si ato ish sekretaret e Partise meme te Saliut dhe do permbyset bota..

    1. ben says:

      Edhe ne surel ti mari kutite e votimit per ti numuruar ,prape banda e rilindjes eshte e humbur.
      Nuk asnje shans.

  2. Juristi says:

    Hajd me shnet.Tani fillojne te mbarumit e PD-es dhe LSI-se me bo si qen,sepse nuk e kane me te sigurte se behen deputete.

    1. Gjergji says:

      E vertete. Lulzim Basha e humb pushtetin ndaj deputeteve, dhe humb dhe pozicionin politik, ndersa PD mund te kthehet ne parti e vertete e djathte , ndersa e partia e Ilirit dhe Monikes shkrihet?

  3. koli says:

    Tani nuk do jete me e nevojshme te behen zgjedhje ne Shqiperi.S’ka pse t ekemi opozita qe te paguajme edhe per to.Boll me me mbishpenzime, mjafton qe t ekemi nje qeveri dhe s’ka aresye se cfare eshte ajo.

  4. epo kjo pune says:

    nuk jane listat thelbi, po ajo dore do i hartoje, do vene veten dhe servilat dmth do zgjedhesh mes mavrive, puna esthe te rishikohet komplet sistemi zgjedhor, te behet mazhoritari si dikur, i thjesht dhe drejteperdrejte dhe me merite individuale. te tjerat jane llafe koti dhe humbje kohe dhe prape pas kater vjeteve do mblidhen bashke dhe do bejne konsensusin e rradhes. Boll me gjepura, beni referendum dhe nese nuk ka kohe per zgjedhjet e 2021, kur duruam tre dekada, do durojme dhe kater vjet ama, numerimmbrapsht per politiken e qelbur qe u tall kaq gjate me voten e shqiptarit. tek ligji ri zgjedhor dhe miratimi i referendumit te fokusohet opozita parlamentare nese do te beje histori dhe jo listat, e lagu se lagu se sa kohe mbetet ligji spanjoll ne fuqi, prape do zgjedhesh mes krundeve. Dhe nuk behet fare fjala per rotacion por thjesht riciklim te se keqes se djeshme qe mban era me pak ose ia kemi harruar eren….

  5. E rendesishme mbi te rendesishmet eshte perqindja 5% per kedo Parti qe pretendon te futet ne Parlament. Kjo duhet te sanksionohet ne Kodin Zgjedhor dhe Kushtetute perfundimisht, ndryshe do vidhet para nga Buxheti i shtetit edhe me, nga Partiçkat qe rrine pas 2 Partive te medha vetem me Kryetare dhe familjaret e farefisi Votues e asnje Vote nga shumica e Popullit. Shqiperia perfundimisht duhet te shkoje drejte stilit Anglo-Sakson me dy Parti, nje pseudo-Djathtas (aktualisht qe nga Dhjetori 1990) dhe nje pseudo-Majtas qe ne fakt nuk eshte Socialiste (e Majte e Majte), por Social-Demikrate ne cdo element, Parti e qendres se Majt. Se kush iken nga partite e Medha dhe krijon per inate personale e kryesisht BIZNESESH, hajduterie, sic eshte LSI 100%, nuk duhet te qendrojne me ne skenen Politike pa kaluar 5%, se te tjerat ne vathin e PD si Partiçka as 1% nuk kapin dot, e kete e dine fort mire Nderkombetaret prej 30-vitesh. Faktet flasin qe Pluralizmi ne Shqiperi eshte shkaterruar totalisht me/nga “turli” Partiçkash nen sjetullen e kryetareve super-hajdute qe futen ne listen e Partive te Medha (PD i ka nen rrjeten e vet dhe i perdor per te thene ja; kemi Koalicion te madh Partishe ne anen tone… HaHaHa) per te dale vete deputet se, per Partiçken as qe i RRUHET fare.

  6. xhoxhi says:

    Bo bo çna bëtë?Tani do marë flakë Tirana sipas Monës Salës dhe Bashës.Kjo është një goditje për ata jashtë parlamentitnë radhë të parë por edhe për ata të majtët ,sepse nuk besoj se do votohen nga populli.Të djathtët kanë vite që sillen vërdallë kanë bërë protesta,kanë shkatëruar,kanë zënë rrugët,kanë kërcënuar se do ju heqim zvarë etj etj dhe tani opulli i fshin fare si djathtas por edhe majtas ka të tillë që marin paret dhe nuk bëjnë asgjë.

  7. Ton says:

    Lymi tregoi qe eshte perlyer keq….I beri sherbimin e fundit Rames….fatkeqesisht Shqiperia do jete larg BE per shumee shume vite…Rama ne pushtet sa te doje

  8. Ton says:

    Po pse mos kete koalicione?Lulu ta futen prape…

  9. optimisti says:

    Bravo respekte zonja Hysi. Tani fillon numerimi mbrapsht per te korruptuarit dhe kriminelet. Respekte SH.B.A. Faleminderti zonja Juri KIM.

  10. Gjergji says:

    Shpresoj te votohen listat e hapura, te dine njerezit se per ke votojne, tu hiqet pushteti apsolut i kryetareve te partive?. Ketu ku jetoj, ne dime se per ke votojme.

  11. selim shpuza says:

    kjo ruajtja e 1/3 nga ana e partise ne hartimin e listave nuk eshte e keqe se ruan raportin gjinor si dhe te ndonje personaliteti qe mund te mos futet si kandidature,por kjo heqja e koalicioneve bie ere shume te keqe. PS me duke se po e ndjen humbjen dhe mundohet te gjej ndonje shteg shpetimi. veshtire teper veshtire…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje