DETAJET: Sherr për pronën në Tropojë, fqinji qëllon me armë zjarri policin

15 Korrik 2020, 15:38Kronika TEMA

Një efektiv policie në Tropojë është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij, pas një konflikti për pronën mes tyre.

Sherri ndodhi kur polici ishte jashtë detyre dhe se nuk kishte lidhje me detyrën e tij, por për çështje pronësie.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (TemA)

2 komente në “DETAJET: Sherr për pronën në Tropojë, fqinji qëllon me armë zjarri policin”

  1. ABC KORCA says:

    I lumte dora

  2. RRUGA BARDHYL says:

    toke e xanun dhe ne tropoje….yyyyy lek dukagjinsa…e sali berishsa…rrnofte kanuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje