“Të dënuar për vrasje dhe trafik droge”, OFL vë në shënjestër 4 të “fortë” në Korçë dhe Kavajë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

15 Korrik 2020, 11:43Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve” në Korçë dhe Kavajë.

Ata janë:

J. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Gj. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

B. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Gj. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

B. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- njofton policia. (TemA)

1 komente në ““Të dënuar për vrasje dhe trafik droge”, OFL vë në shënjestër 4 të “fortë” në Korçë dhe Kavajë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”

  1. Endri says:

    PO ÇFAR NDODH PAS 48 ORESH? SE KENI ÇUAR FORMULAR NE TE GJITH SHQIPERINE, KA RASTE QEBDIKUSH NUK I KA PLOTESUAR APO VARJA SA PER LAJM BEHET FJALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje