Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë shtypi mbi draftin e sapomiratuar në Komisionin e Ligjeve me votat e shumicës socialiste, në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit.
Në konferencë Rama tha se reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar
“Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.
Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar.
Pse? Sepse unë e di, ju dhe populli, as opozita parlamentare apo presidenciale nuk e vlerësojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që parlamenti i vendit është sovran.
Qoftë presidenti, sepse etika profesionale është baza e shkruar në kapitullin e parë të edukatës, apo opozita parlamentare që vendosi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lira.”
Nuk i kam sjellë unë, Balla e PS, i ka sjellë opozita jashtëparlamentare, me firmën dhe vulën e drejtuesve të saj, janë zgjedhja e tyre e ne sna mbetet vetëm ta respektojmë cdo deputet të opozitës në Kuvend.
Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës kushtetuese dhe integrimin në kodin zgjedhor pa cënuar asnjë pikë e asnjë presje të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare”- tha Rama. (TemA)
Bandit Marksist Liberal demokrat, je o kodosh i PPSH.
te hapura dhe te shohin sa te besueshem jane ne popull.