Ndryshimet kushtetuese, Gjoni: Këtë version do ta votoja në parim, listat mund të jenë të hapura 100%

15 Korrik 2020, 11:07Politika TEMA

Deputeti Ralf Gjoni ishte i ftuar në Dita Jonë ku foli për të folur për Reformën Zgjedhore, marrëveshjen e 5 qershorit, listat e hapura dhe pragun elektoral.

Gjoni u shpreh se sipas versionit që kaloi në komisionin e ligjeve do të thotë se listat mund të jenë të hapura edhe 100%.

“E konsideroj një hap pozitiv ditën e djeshme. Unë kam qenë skeptik për mënyrën se si u propozuan ndryshimet kushtetuese, duke qenë se nuk kam pasur shumë besim te sinqeriteti i mazhorancës për të arritur një dakordësi me ne parlament.

Por mesa shoh, ndoshta kam qenë i gabuar, por koha do ta tregojë. Me atë që ka ndodhur dhe në komisionin e ligjeve janë miratuar riformulimet e kërkesave të opozitës parlamentare. Në thelb, ajo që ndodh, të paktën 2/3 e listës së një partie politike, sipas këtij versioni. Të paktën 2/3 do të thotë që mund të jetë edhe 100%”, u shpreh deputeti.

Në parim, Ralf Gjoni thekson se do ta votonte një version të tillë të ndryshimeve në kodin zgjedhor. “Në fund të fundit, hapen listat. Përmbushet një nga kërkesat kryesore të opozitës në parlament. Është një hap në drejtimin e duhur dhe është pozitive për shqiptarët. Unë do ta votoja në parim nëse do të përkthehet siç duhet në kod, pasi djalli fle në detaje. Çdo gjë mund të ndodhë sot, apo në ditët në vazhdim”, u shpreh Ralf Gjoni.

1 komente në “Ndryshimet kushtetuese, Gjoni: Këtë version do ta votoja në parim, listat mund të jenë të hapura 100%”

  1. Kazani says:

    Nese Jane vetem 2/3 e listave te hapura, atehere nuk ndryshon asgje thelbesore. Eshte I njejti sistem sic me lista te mbyllura. Pasi 33% te deputeteve do ti zgjedh kryetari I Partise. Ketu partia me e madhe, ajo socialiste, nuk merr me shume se 47 %. I bie qe votuesit te zgjedhin vetem 12% qe mbete, ndersa per sa i perket partive te tjera nuk kane per te zgjedhur pothuajse asnje se partie e tjera veshtire te marrin me shume se 33% te votave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje