Nga Mustafa Nano
Le të flasim pak për teoritë e konspiracionit. Më saktë, për ata që i besojnë ato, për ata që besojnë se botën nuk e komandojnë ata që bëjnë sikur e komandojnë apo për ata që besojnë se gjërat nuk janë asnjëherë ashtu si duken.
Po e filloj me një alibi të tyren. Sepse e kanë një alibi. Ka raste kur e vërteta në një ngjarje nuk puqet me narrativën zyrtare. Por ky është përjashtim. Nuk është rregull dhe gabimi që ata bëjnë është pikërisht ky: marrin përjashtimin si rregull. Ose shpesh herë marrin pasojën për qëllim.
Në këtë rast, një aksident të thjeshtë e marrin për një gjë të organizuar. Shikoni, të marrësh përjashtimin për rregull apo pasojën për qëllim, është një gabim që e bëjnë budallenjtë. Ata janë budallenj, s’ka gjë se ata e mbajnë veten për të zgjuar.
Le të marrim kullat binjake. Rrëzimi i tyre ishte vepër e një duzine terroristësh islamikë, të cilët rrëmbyen avionët me pasagjerë dhe me to iu sulën kullave binjake.
Mirëpo, konspiracionistët tanë nuk janë kaq budallenj, janë shumë të zgjuar dhe ata besojnë se rrëmbimi avionëve ishte kopertura, teatri, shfaqja që do të shërbente për të fshehur të vërtetën e vërtetë, për të fshehur që e gjitha ishte organizuar nga amerikanët e hebrenjtë dhe me këtë shpjegohet që asnjë prej viktima e nuk ishte hebre, për të fshehur që dy kullat ishin minuar në themele para se të bëhej loja me avionët dhe prandaj ranë ashtu si ranë, u shkerrmoqën etj.
Le të marrim virusin Covid-19. Disa konspiracionistë besojnë se nuk ka virus fare, por të shumtë besojnë se virusi ekziston, veçse qeveritë gënjejnë kur flasin mbi fuqinë e këtij virusi, gënjejnë kur flasin për numrin e të infektuarëve e kur flasin për numrin e të vdekurve. Ose besojnë që Covidi 19 ekziston, por ai është shpikur në një laborator nga shkencëtarët me synimin për të dëmtuar vende të caktuara, apo raca e etni të caktuara, si myslimanët, hebrenjtë apo të zinjtë apo pleqtë.
Ka të tjerë që besojnë se virusi është një përbetim sekret i disa kompanive farmaceutike që duan të shtojnë pasurinë e tyre nëpërmjet shitjes së vaksinës kundër virusit. Ose që virusi është shkaktuar nga rrjetet wireless super të shpejta 5G. Ose besojnë që është Bill Gates ka synimin të kallë brenda vaksinës një microchip, nëpërmjet të cilit do të merren nën kontroll jetët e njerëzve.
Në SHBA janë të shumtë ata që i besojnë gjepura të tilla dhe të shumtët e atyre që i besojnë janë votues të Trumpit e shikues të televizionit Fox Neës. 23% e amerikanëve nuk kanë ndërmend të bëjnë vaksinën, kur ajo të jetë gati. Ndërsa 27% thanë se janë me dy mendje. Bashkë me ta është edhe kandidati presidencial Kanye Ëest.
Prania e këtij të fundit, Kanye West-it, është provë se konspiracionistët nuk mbushin mirë. Për mua, përsëris, ata janë të marrë. Por ata kanë “sex appeal”.
Duhet t’ua njohim këtë cilësi. Thonë gjëra që njerëzit kanë qejf t’i dëgjojnë. Thonë fjala vjen se çdo gjë në këtë botë, për ta thënë në zhargonin tonë urban, është me të futme. Dhe bëjnë shpjegime alternative.
Dhe shpjegimi alternativ të bën interesant. Në rrethana krizash, njerëzit janë të prirur për të besuar shpjegime alternative. Sepse janë të zemëruar e të pakënaqur me establishmentin. Sepse kanë dyshime ndaj këtij të fundit.
Prej zemërimit me forcat establishment, ata hedhin dyshime mbi qindra agjenci, institucione, qeveri, universitete, gazeta, etj, që thonë një gjë dhe besojnë karafilë e bandillë që thonë një gjë tjetër.
Ka shqiptarë që më shumë besojnë Fred Cakon sesa qeverinë suedeze apo gazetën “New York Times”.
Nuk ka virus më të keq sesa teoritë konspirative. Këto të fundit janë më keq sesa Covid-19. Covidit mund t’ia gjejmë vaksinën, por teorive konspirative nuk ua gjejmë dot.
Kur sistemi Politik Kapitalist fillon e zbehet,fillojn edhe Problematikat edhe teorit konspirative Bile deri sa te besojm te zezen e ta bejme te bardhe,tu ngjallim friken e panikun,ti Bejme terroriste e te kqinj te tjeret,se nuk na shiten Produktet e kapitalizmit!
Kapitalizmi ka kohe qe perpelitet,por sot ka perfunduar e falimentuar teresisht,quheni teori konspirative Po te doni cfar mendoj une?
Sistemet politike duhen ruajtur Kur qytetare U japim nje te ardhme dhe gjithnje duhen reformuar!
pirdh o muci pirdh…
nuk ka nerva te shpjegoj ty o muc
Ti mer katunar komunist-demokrat, Fred Cakos nuk i vjen as tek sholli i kepuces. Ti nuk e ke idene se cfar behet. Meqe permenede Suedine dhe ata nuk caj e koken dhe nuk e njohin kovidin. Ti nuk e ke idene cfar eshte konspiracioni dhe nga vjen. Merr nje rroge aty dhe shfrytezon ekranin per te bere monolog. Fredi duhet te kerkoje nje perballje ne ty ne ndonje tv dhe te shofesh kur ti rrotullosh ato syte e rrumbullaket nga padia per ato pune.
Ti, more Muc mutti, ne se e ke kusheri Fred Caken, mbaje me shendet, se eshte i zoti dhe gjen shesh dhe ben pershesh. E lejuan te botoje librat e Hitlerit dhe nazisteve te tjere edhe pse Bavaria dhe ne Gjermani e ndalon. Tani del dhe na jep dhe “leksione” ky birbo!
Ti dhe koleget e tu e keni fajin qe u ofroni hapsire mediatike ketyre idiotve. Ne vend qe te sqaroni dhe informoni njerezit, i corodisni ata. U dhjefshi me gjithe televizione.
Cfazre surrati i peshtire qe eshte ky Nano,ik ore pirdhu ti dhe Fred Cako.
Me duket se me shumë I pëlqejnë mediat këto konspiracione! Jo më kot mashtrues të tillë, jo të pakët na dali çdo ditë nëpër ekrane. Njëri nga ta, “zbuloi” edhe “vendlindjen” e Zeusit dhe Guxoi t’ia rekomandonte Akademisë.
Shkurt : Lexoni Marksin dhe do të kuptoni botën e vërtetë.
Muc ke te drejte o mik.Ky eshte populli yn.Fatkeqesisht eshte nje popull regresiv.hajdut,rrencak,manipulues e injorant ne kulm,megjithese eshte mjaft inteligjen.I afte per sajesa e konspiracione te habiteshme,i gateshem per ti besuar ato.Shembull i shkelqyer per te vertetuar shenimet e mia jane vete politikanet te partive kryesore,ne vecanti ato parti opozicionare jashte parlamentare e patjeter shumica e mediave,gazetareve,”akademikeve” te cmendur(prof. Fuga) e intelektualeve pa mend ne koke e pa shtylle kurrizore(M,.Marku,S.Budalla Guri)
Bota me teper se 10 miliard dollar ka investuar per zbulim te vaksines anti covid-C-19 e idiotet shqiptar me prodhuesit e teorime konspirative prodhojne e deklarojne gjera jo vetem te habiteshme,por nje mendje normale ne asnje mendyre si pranon.Prandaj nuk eshte per tu habitur se sa randesi ka rrena e mashtrimi ne Shqiperi,bile bile eshte shkalle e matjes se inteligjences.Kush rren e mashtron me shume ai eshte njeri shume inteligjent e duhet vleresuar e duhet te perfshihet ne rradhet e kryesive te partive apo nenpunes i administrates shkencore.Kte e kemi dhurate nga PD e ne vecanti rrencaku e mashtruesi B.Berisha si teoricieni e ideologu i PD.Qoft i mallkuar me far e fise.
Çar kari eshte ky bolja derisa bie si shembull besueshmerie e virgjerie gazeten kurve New York Times!
Idiot!
Po ti qe merresh me kete cakon e topit ( president ) ç’far ndryshimi ke?.
“Injoranca eshte rrenja e te gjitha te keqijave” thoshte Platoni 2400 vjet me pare!
o Muci, CAKO eshte per ne psiqatri , tipik idjot te tille vene ne dyshim dhe veten e tyre. Ai eshte nje rote kari exzemplar , prandaj hapi ruge budallait.
Besoj se e verteta eshte diku ne mes. Mire e ka Muci por po kujtoj nje thenie te Karamalis qe per mua eshte e sakte. #Ne politik ka gjera qe thuhen por nuk behen, por ka dhe gjera qe behen dhe nuk thuhen#