“Mysafiri” i largët nga Amerika, që vizitonte Shqipërinë komuniste

14 Korrik 2020, 17:44Politika TEMA

Dr. Andon Dede*

Një moment tjetër që unë rashë në kontakt me Amerikën, pak më direkt, qe kur filluan të lejohen të vijnë për vizitë në Shqipëri, të mërguarit. Kurreshtja qe tepër e madhe; nuk e tepëroj po të them se ata ne na ngjanin jo sikur vinin nga një kontinent i largët i përtej oqeanit, por nga një planet tjetër. Propaganda kishte bërë efekt të madh, deri aty sa t’i parafytyronim ata edhe me pamje të ndryshme nga e jona. Hë, pra, si do të jenë ata?

Ne sikur harronim se ardhja e tyre nuk qe tabu: unë e kam edhe më parë se ne kishim takuar e kishim biseduar edhe më parë me pleq që patën qënë në Amerikë e që na kishin foluar për atë vend e atë popull; por, mbase tani, kur në vendin tonë po ndërtohej socializmi, “sistemi më i përparuar në botë” e që njerëzit do të “hanin me lugë floriri”, siç u kishin premtuar partizanët gjatë Luftës, në këto kushte të reja, pra ku kishte hyrë tashmë Shqipëria, kishte ndryshuar dhe Amerika për së mbrapshti: qe bërë shumë e keqe, agresive dhe donte që të na pushtonte e të na shkatërronte të gjithëve. Atje punëtorët vuanin e të tjera si këto. Ja pra, pse qemë aq kurreshtarë t’ i shihnim direkt njerëzit e ardhur prej andej.

Dhe ky rast nuk vonoi të vijë. Kur isha në konvikt e vazhdoja Shkollën Unike, siç quhej atëhere tetëvjeçarja e sotme, morëm vesh se kishte ardhur një shqiptar nga të Amerikës, në fshatin Qilarisht. Nga ai fshat ne kishim disa konviktorë dhe filluam t’i pyesim ata tërë kuriozitet. E ç’ mund të na thoshin ata të gjorë?

Ku ta dinim ne se si kishin punuar organet e Partisë e të Sigurimit për t’i mbyllur gojën popullit e sidomos të afërmve: asnjë llaf me të tjerët për çfarë do të rrëfenin ata që vinin. Neise, kjo nuk na e largonte sadopak kurreshtjen për të parë atë “njeriun e çuditshëm” që kishte ardhur nga Amerika e largët.

U mobilizuam e morëm masa që sapo të merrnim vesh se ai kishte zbritur nga fshati në qytet, të lajmëronim njeri- tjetrin për ta parë. Koha kalonte me rrjedhën e saj të zakonshme dhe kjo mundësi nuk po na jepej. Pak nga pak gati po e harronim fare atë.

Kur, një ditë, tek po bëheshim gati për të vajtur në shkollë, më thotë një nga qilarishtjotët e konviktit: “Sot ai do të iki; po deshe që ta shohësh, përpiqu të jesh kur të niset autobuzi i Tiranës…”.  Kaq desha unë. E vendosa: o do ta shoh atë o s’ ka! Po si t’ ia bëja shkollës?

Duhej sajuar diçka për t’i bërë bisht orës së parë të mësimit dhe për t’ia arritur kësaj, nuk e pata të vështirë: u them shokëve që t’ i thonë mësuesit kujdestar si dhe atij që kishim orën e parë se mua më duhej të shkoja tek autobuzi për të nisur një letër me rëndësi për në Tiranë, me ndonjë të njohur apo dhe me shoferin, Fotin, që ishte nga fshati ynë. U tha e u bë.

Në atë kohë linjën Tiranë-Përmet e bënin disa autobusë të vegjel italianë që ne iu thoshim “Sata”. Unë e dija se ku kishte qëndruar ai; nga do të vinte për të zënë vend atje, pranë konviktit, prej nga do të nisej për në rrugën e gjatë; unë po vrisja mendjen se nga mund të vinin ata nga Qilarishti, në mes të cilëve do të qe edhe ai “njeriu i çuditshëm” i ardhur nga Amerika e largët.

Por ora e nisjes po afronte e autobuzi nuk po dukej. Si prita dhe ca, pyes një burrë, “se si qe puna”, duke e gënjyer se po prisja  për të takuar një të njohur që do të nisej për Tiranë. “A mor bir, do të presësh se autobusi ka një difekt e vonohet”, – më tha ai me shumë dashamirësi. Sa inat që më erdhi!

Po më ikte dhe e vetmja mundësi për të parë një shqiptaro-amerikan(!). Më duhet të shkoja në shkollë se vetëm për një orë kisha marrë lejë. U nisa drejt saj por mëndjen e kisha përherë tek autobuzi e burri i çuditshëm. Hyj pa qejf në klasë. Por, krejt ndryshe nga ç’ kisha menduar të bëja, i dal përpara mësuesit tjetër e i them  jo vetëm se pse isha vonuar deri atëhere por edhe se akoma nuk kisha mbaruar punë se autobuzi do të vonohej, duke e gënjyer si dhe më parë.

Mësuesi më pa si me dyshim, por edhe me një buzëqeshje dashamirëse dhe më lejoi. Aq doja unë për t’u lëshuar me  vrap drejt vendnisjes së autobusave. Rrugën pë atje e bëra me vrap. Por “Sata” kish vajtur në vend e, me sa dukej qe gati për nisje. Kjo më shqetësoi shumë dhe e rrita edhe më tej vrapin.

Nuk e pata vështirë të merrja vesh se cilët qenë njerëzit që po përcillnin mysafirin e largët: disa burra e gra po qanin si të vegjël jashtë autobusit; të tjerë, me sytë e skuqur nga lotët, bisedonin me njeri- tjetrin pak më tej. Me sa dukej, udhëtari i largët qe futur brenda.

Rëndësi kishte që autobusi jo vetëm nuk qe nisur por as nuk qe ndezur akoma. Si u qetësova pak, me marifet që të mos bija në sy, hipa në autobus. Për çudi nuk më tha njeri gjë, ndofta duke më pandehur si të afërm të atij që po kërkoja të shihja unë.

Dhe ja ku e pashë. Ai qe ulur në një nga karriget e para. Një burrë mesatar, i shëndoshë, buçko, me një lëkurë krejt të ndryshme nga ajo e gjithë njerëzve të tjerë që kisha parë e po shihja unë: tepër e lëmuar, pa rrudha, si ajo e grave apo e fëmijve të vegjël, por aspak si e një burri të moshuar.

Pranë tij qe ulur një plakë, e fishkur dhe e rrudhur, si tërë gjyshet tona. “Me siguri, e ëma”, – thashë unë me vete, por qeshë gabuar rëndë. Ajo rrinte e gjora aty, pa folur e pa lëvizur, madje edhe si e tronditur pak, si të kishte frikë se mos ndodhte ndonjë gjë.

Më vonë mora vesh se ajo qe e shoqja e tij që ai e pat lënë të re e po e gjente si gjyshe. Pranë tyre qe ulur një burrë tjetër, me fytyrën tërë rudha e të rreshkur nga dielli që ngjante në mos më i vjetër të paktën në një moshë me të.

Për mua qe një fytyrë e njohur se e kisha parë dhe herë tjetër nëpër rrugët e Përmetit. Qe i biri. I jati i kishte sjellë një pardesy të re që ai kishte disa javë që e vishte dhe që e dallonte nga gjithë të tjerët si kalin e kuq, që prej së largu, paçka se veshjen tjetër e kishte si gjithë të tjerët.

Ky qe për mua një tjetër zhgënjim i madh për Amerikën e amerikanët. Ai nuk m’u duk as i lig e as i varfër e për të ardhur keq, siç na thoshin ne; përkundrazi, mua më erdhi shumë keq për njerëzit e afërm të tij e sidomos për të shoqen që unë e mora për të jëmën.

*Nju Jork

13 komente në ““Mysafiri” i largët nga Amerika, që vizitonte Shqipërinë komuniste”

  1. Mesuesi I Drites says:

    Bravo des,
    Ne konvikt paske qene ne unike ti Öse mir nur Pse sdoli Baba jot ne qytet Po ISH fshatar.

    Po shyqyr qe ishte ai regjim se do kishe ngel morracak Por analfabet o ded.

    1. WuFlu says:

      Mesuesi i trapllikut dmth. Tre fjali ke shkrujtur gjithsej dhe ke bere 10 gabime dhe 3 traplliqe. Hiqe o gomar o gjermane se nuk ka kuptim ne shqip .

      Ajo qe shkruan autori eshte shume realiste dhe e pergezoj per shkrimin.

    2. Miti says:

      Ore ju të Redaksisë ( apo nuk ekziston një e tillë ne keto portalet albanistanase??) kur do ta mesoni që në shqip thuhet: « i ati dhe e ëma » dhe jo « i jati, e jëma ». Na e neveritët shqipen me këto përçudnime që i bëni.

  2. Foti says:

    Ti ne institutin e studimeve te marksizmit ne komitetin qendror te PPSH ishe o zotni Ti me shoke na flisje per socializmin dhe begatine tij. Tani e ke kthy ndryshe. Mire ban, por shfaqe pendesen me falje ndaj njerzve.

  3. serveti says:

    ne rradhe te pare shofer ate dite ka qene Sofo Konomi jo Foti , ne rradhe te dyte , autobuzat quheshin VENTI SEI , sate ne u thoshim autobuzeve.o fshatari i Bualit…………

  4. qazim says:

    Me kete shkrim i ke thene te gjitha,bukur .

  5. KQ i PPSH says:

    Ky deda Kur U Bo Dr dhe ku?
    Bythlepires, katunar gdhe province
    Fshatar ishe fshatar ke mbet, te vesh ne Amerike APO ne kozmos
    Nju Jork.

    Tamam nga fshatrat e Permetit. Po ata ishin n zoterinj, Po duket dikur vjen nga shpellat e Kukesit apo Mirdites apo Burrelit.

    New York , New York
    Dedë

  6. Mesuesi I Drites says:

    Please public my comments

  7. Denisi says:

    O Qazimo nese te tregoj un per ameriken kam hall se nuk do me lesh gje pa shar , panvarsisht se çfar mund te tregoj jan te tera reale , qe ti them kti debilit qe ka ber kte shkrim dhe akoma nuk ka par te huaj tjeter me sy me sa duket qe : ne te hyr te nyjokut sa kalon urun XHorxh Uashington ne njerin kra esht manhaten ne kraun e kundert bronxi , ne broxh o pallavesh nese kalon naten te vrasin nje her pastaj te kontrollojn xhepat , ka raste mund te jesh dhe pa lek ne xhep , nese je me makin mos i kthe kurrizin makines per shum koh , se e gjen ne tako pa goma fare , ti kan mar per ti shitur , nese kalon posht urave do shikosh njerez por njerez me te varfer se ata fshataret qe tregon ti o qyqar , dhe nese je jasht pa para nje vend qe te shtriesh atje posht ures prap do ta paguash , po te kalosh me matan do gjesh dhe njerez ne rrug duke shitur atlete te shqyera basket me tabelen for sell , dhe nese kalon ne lagjet e bostonit ku jetojn njerzit normal te garantoj un se dhe nese te ka ndodh noj vaki dhe je i merzitur , kur te dalesh nga krahu tjeter i kartierit del duke u zgerdhir pa vedije vetem nga era dhe tymi ashishit , po te shkosh ne spital dhe qellon pa pun nuk te japin as buk , ne spital te hedhin ne rrug si qen po nuk pate siguracion , sa per dieni vetem me koronen 7 milion amerikan ngelen pa siguracion shendeti , kur i thash nje dentisti dikur bisedonim qe ne vendin tim dentistet kan qen pa para , nuk me besoi , kur i thash dhe spitalet ishin pa para bile te jepnin dhe 75 perqind te pages po te ishe ne spital , e la punen dhe tha mos u tall me zanatin tim , kur i thash se jam serioz per çfar them dhe bile punen e kishim te garantuar dhe shkollen falas , po çfar mutin ka kerkuar ai popull tha qe e ka rrexuar ate sistem nuk arri ta kuptoj tha , i thash deshem me qen si ju ju, qeket te gjith per spital tha pa qef , mos e zgjas me shum se po te tregoj fukarallikun dhe vuajtiet e nje pjese njerzish ne amerik do ma merrni per prapagand komuniste rrini me mendjen e kti qyqarit kti fshatarit te lumtur me mir , kur ti shikoni gjerat vet do me kujtoni .

  8. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    I rashe mbare e mbrapshte,e ktheva me koke poshte, e lexova disa here,pooooor me mungon morali i kesaj historicke.
    Cfare do te shprehe autori me kete tregim?
    Ka prezantuar edhe veten me titullin Dr.dhe padashur e ka ngritur steken aq larte,sa nuk e justifikon dote titullin.
    Amerikani i paska bere shume pershtypje atehere,ok,po tani qe je vete ne Ha-mer -ike,akoma te duken amerikanet me brire?
    Nuk e di ti qe edhe ne Amerike ka fshatare dhe ata nuk kane ndonje ndryshim nga pamja e jashtme nga fshataret e gjithe botes.
    Nuk e kuptoj pse kjo ndjenje e theksuar infrioriteti,kur behet fjale per te huajt.
    Dy aspekte ,ne dukje te vogla(permendja e titullit dhe fakti qe shkruan nga New York) nuk e bejne shkrimin tend me interesant.
    Une personalisht nuk e shoh te aresyeshme,te shkruaj qytetin ku une prej 14 korrikut 1990 jetoj.
    Ne duhet ti japim fund ketij inferioriteti qe na shoqeron prej shekujsh.

  9. Moisi Golemi says:

    Shkrim gomerësh.

  10. Qyterar i zakonshem says:

    Regjimi e shante me shume seç duhej ne e idealizonim gjithaq shume Ameriken.

  11. kritiku says:

    tyryry moj dape na humbi nje cape..,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje