"Përgatitjet dhe hapat e ardhshëm për hapjen e negociatave”, Mazi takim me Varhelyin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

14 Korrik 2020, 12:26Politika TEMA

Kryenegociatori Zef Mazi ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Mazi thekson se në takim u shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh, sikurse edhe për ecurinë e reformave në vend.

”Ishte takim mjaft profesional pune, ndërmjet kolegësh, diskutuam e shkëmbyem mendime për një numër çështjesh, me fokus punën përgatitore dhe hapat e mëtejshëm drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, deklaron Kryenegociatori Mazi.

Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi u shpreh se në takim diskutuam për përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave

“Takim me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave”, shkruan Varhelyi në Twitter.

”Ne theksuam gjithashtu rëndësinë e përparimit të reformave”, përfundon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje